Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Absurdi në asfalt vret edhe vetë vdekjen

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Gur në zemrën e kardiologut Edvin Prifti

Nga Lorenc Vangjeli

Në një foto të pak kohëve më parë, ati shfaqet duke i dhuruar një trëndafil të bardhë bijës. Ndoshta në atë moment projektonte veten për në çastin kur ajo do të vishte fustanin e bardhë dhe ai do ta çonte në altar. Askush nuk mund të dijë se çfarë mendonin përpara kamerës babë e bijë sepse ata nuk mund t’i kthejnë më përgjigje askujt dhe askush nuk mund t’i pyesë më ata të dy. Nga mëngjezi i sotëm nuk është as bija dhe as ati. Nuk janë më as vajza tjetër dhe as nëna e saj. Një familje u shua fare papritur dhe pa asnjë paralajmërim.

Ka raste që absurdi e vret edhe vetë vdekjen; e vret mbasi e provokon atëherë kur Ajo nuk e ka mendjen, mbasi e zgjon kur Ajo nuk e kishte planifikuar zgjimin, e thërret të vijë, mbasi Ajo as nuk e kishte mendjen. Vdekja ishte shumë larg familjes Gushi nga Patosi. Nëna, babai dhe dy vajza e tyre të mitura që sapo ishin kthyer nga Greqia ishin nisur për pushime në jug të vendit. Ishin ngritur herët dhe po i afroheshin destinacionit të tyre, pa ditur se po shkonin drejt ikjes pa kthim. Në makinën e tyre të vogël me shumë gjasa dëgjohej muzikë, kurse motrat luanin me njëra-tjetrën, flisnin për pushimet, për detin, kurse prindërit me gjithë të drejtën e Zotit, shpresonin për pushime të mbara, një ndërprerje e shkurtër për të harruar sa të mundnin betejën e gjatë të një familjeje të zakontë shqiptare për mbijetesë në përditshmëri, me atë mozaikun e zakontë të halleve shpesh të mëdha dhe lumturive të po aq shpeh të vogla, mes problemeve si rregull dhe zgjidhjeve si përjashtim.

Ishte kështu deri në momentin kur mbi ta u derdh nga pas si zemëratë pushtuesi të lig një makinë që nuk kishte fare të bënte me ta. Takimi me Audi-n e zi ishte fatal. Tre të rinj bashkë që me shumë gjasa po shkonin në të njëjtin destinacion, por me mënyrën e gabuar. Të zhurmshëm, të shpejtë, të papërgjegjshëm ata provokuan vdekjen, e zgjuan dhe e thirrën në takimin krejtësisht të paplanifikuar me familjen Gushi duke ndryshuar përfundimisht edhe jetën e tyre.

Katër viktimat e aksidentit të së premtes janë dëshmi rrënqethëse dhe tronditëse, është apeli tragjik dhe i tmerrshëm për absurdin që shpesh merr timonin dhe frenat e jetës së shumëkujt. Kush e ka provuar sesi një sekondë e vetme në autostradë është kufiri i fundit ndarës mes jetës dhe vdekjes, mes ikjes plot dhembje të atij që nuk ndjen më dhe dramave të frikshme familjare të atyre që mbeten pas, e kupton se kur provokohet kot, pesha e dhembjes është shumëfish më e madhe. Si ajo e aksidentit në kilometrat e fundit pa hyrë në Vlorë, në një mëngjez të zakonshëm e plot vapë të së premtes së fundit të këtij qershori. Rrjetet sociale janë mbushur me ngushëllime dhe tronditje keqardhjeje për familjen e shuar dhe mallkime për djemtë e aksidentit. Ata kanë portretin që shumëkush e njeh mirë. Ata kthehen në shtëpi mbrëmjen e të dielave të verës me makinat që bëjnë shenja me drita për parakalim.

Ngasin makina që kushtojnë sa një apartament, dhe mos të dehur nga alkooli, janë dru nga bari. Kanë padurimin për të ecur në korisnë e shpejtësisë dhe parakalojnë nga ana e kundërt. Herë janë në makina që nxjerrin vetëm tym, me xhama të hapur dhe me ngutin për t’ja mbajtur të freskët masturbimit të rradhës, imazhin e gocave me tanga të plazhit. Herë ashtu dhe herë kështu, ata janë vrasësit e autostradave qoftë kur marrin jetë, qoftë kur japin jetën e tyre në asfalt në mënyrën më absurd të mundshme. Zgjidhja? Pak ka të bëjë me Kodin Rrugor, me gjendjen e rrugëve, me sinjalistikën apo edhe policinë rrugore. Pak ka të bëjë edhe cilësia e mjeteve, edhe tani që dora e hekurt e Gonxhes premton të largojë nga rruga vdekjet ambulante që kërcënojnë gjithkënd.

Sikur secila nga hallkat që kryejnë lëvizjen në rrugë të ishte perfekte, përsëri përbindshat e rrugëve do ta gjenin rrugën drejt të ligës. Ndryshimi i mentalitetit është çfarë do pritur të bëhet jo për të shmangur të pashmangshmen, por për ta zbutur atë sa të jetë e mundur më shumë. Për të shmangur altaret e munguar, për të mos lënë absurdin të vrasë edhe vetë vdekjen dhe për të mos e hedhur edhe më shumë zi të kotë në jetën e tronditur dhe fytyrat gjithmonë të ngrysura të shqiptarëve, që fati i ka zgjedhur të jetojnë nën qiellin e mrekullueshëm të Mesdheut.

Tags: lorenc vangjeliopinionvdekja

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Kush është viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Kush është viti më i keq në historinë e njerëzimit?

Çfarë fsheh Babis? 32-vjeçari udhëtoi fshehurazi gjatë kohës së pandemisë

Çfarë fsheh Babis? 32-vjeçari udhëtoi fshehurazi gjatë kohës së pandemisë

Vuçiç përballet me Jeremiç në Presidencë/ Ish-ministri: Ai po dridhej nga frika

Vuçiç përballet me Jeremiç në Presidencë/ Ish-ministri: Ai po dridhej nga frika







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar
Bota

Aleatët e Ukrainës i kërkojnë Rusisë armëpushim të pakushtëzuar

by mirseda
22:43 | 24/02/2026
0

Rreth 30 udhëheqës të vendeve aleate me Ukrainën i kanë bërë thirrje Rusisë të pranojë një armëpushim...

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

E rëndë në Kamëz: Aksidenton për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

21:57 | 24/02/2026
Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

Shpërthim në një ndërtesë 3-katëshe në Verona, 1 viktimë – dyshohet rrjedhje gazi

21:25 | 24/02/2026
“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

“Diss” për Xhensilën? Bes Kallaku nxjerr këngën e re me varg thumbues

21:01 | 24/02/2026
Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

Çako: AKMC në gatishmëri për çdo situatë, prioritet jeta dhe shëndeti i qytetarëve

20:40 | 24/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com