Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Abraham: Ballkani i Hapur është në dobi të Kosovës

Pritshmëritë e deputetit gjerman të CDU-së, Knut Abraham nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon.

Cilat janë pritshmëritë tuaja nga vizita e Kancelarit Scholz në rajon?

Ne duhet të sjellim besueshmëri në procesin e anëtarësimit. Në thelb, që nga fillimi i viteve 1990, vendet janë në pritje të një afrimi me Evropën. Nëse nuk ndodh asgjë, zhgënjimi është i madh, prandaj edhe është me rëndësi që të rifitojmë motivimin.

Çfarë duhet bërë për të rikthyer këtë besueshmëri?

Për shembull, duke filluar negociatat e anëtarësimit dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Pra, të ushtrojmë ndikim masiv tek miqtë në Sofje, në mënyrë që çështjet dypalëshe, siç janë problemet maqedono-bullgare, të mos pengojnë të gjithë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Çfarë ka në dorë Gjermania apo BE-ja?

Ne kemi pritshmëri nga qeveria bullgare, si në BE ashtu edhe në planin dypalësh. Dhe duhet t’ua bëjmë të qartë miqve tanë në Sofje se ky problem është një problem që duhet zgjidhur në planin dypalësh, e jo në nivel evropian.

Çfarë mesazhi duhet të sjellë z. Scholz në Prishtinë?

Edhe këtu është e rëndësishme të rifitojmë besimin e humbur. Për shembull, sa i përket liberalizimit të vizave: kushtet janë plotësuar. Dhe kur ke punuar me vite me kushtet dhe kur i ke arritur ato dhe ende nuk e ke arritur qëllimin, rezultati është zhgënjimi. Dhe kjo është arsyeja pse unë shpresoj shumë që vendimi për liberalizimin e vizave të merret deri në fund të qershorit nën Presidencën Franceze. Një vend i rëndësishëm si Gjermania dhe një personalitet i rëndësishëm si Kancelari Federal mund të japin këtu një kontribut të rëndësishëm.

Në prag të udhëtimit të tij, Scholz tha se do të ringjallte Procesin e Berlinit të iniciuar nga ish-kancelarja Angela Merkel. Ai takohet në Selanik me përfaqësues të të gjitha vendeve të rajonit. Megjithatë, shumë pak vendime të Procesit të Berlinit janë zbatuar.

A do të ishte nisma e Ballkanit të Hapur një alternativë më efektive?

Besoj se Procesi i Berlinit që lidhet me emrin e zonjës Merkel sigurisht që ka sjellë përparim në rajon. Bashkëpunimi me Komisionin Evropian është gjithashtu një trashëgimi e rëndësishme nga koha e zonjës Merkel në detyrë. Çdo gjë që forcon tregtinë ndërrajonale dhe ekonominë ndërrajonale për të mirën e të gjithë partnerëve është e mirë. Pra, edhe nisma e Ballkanit të Hapur është një element pozitiv .

Megjithatë, Kosova nuk dëshiron të marrë pjesë në këtë nismë. Cila është këshilla juaj?

Ky është një kompromis. Përvoja e Kosovës me fqinjin e saj është mbrujtur nga mosbesimi. Kjo nuk mund të anashkalohet. Por unë besoj se çdo gjë që ndihmon në zgjerimin e ekonomisë kosovare është e mirë. Dhe në këtë kuptim, unë besoj se Ballkani i Hapur mund të jetë një perspektivë.

Serbia është kritikuar për marrëdhëniet e saj me Rusinë. Si duhet të sillet kancelari Scholz në Beograd?

Serbia është një partner jashtëzakonisht i vështirë për të gjithë ne, por sigurisht veçanërisht për Kosovën, thjesht për shkak të fqinjësisë dhe historisë së saj. Por mesazhi ynë për Beogradin është shumë i qartë: Edhe pse mund të ketë interesa të kuptueshme energjetike, ka ardhur koha që Serbia të pozicionohet. A dëshiron të shkojë në Evropë apo dëshiron të jetë një lloj zone neutrale me marrëdhënie të shkëlqyera me Moskën? Tani, në këtë kohë, në këtë situatë lufte, është koha për të marrë një vendim.

Pa zgjidhjen e problemeve dypalëshe, procesi i zgjerimit nuk duket shumë real. Kohët e fundit ka pasur propozime të reja: zoti Macron ka hedhur idenë e një federate shtetesh përtej BE-së dhe kolegu juaj i partisë Krichbaum flet për anëtarësim të asociiuar. A do të ishte kjo një zgjidhje për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Kjo është një pikë shumë e rëndësishme dhe jam mirënjohës që mund ta sqaroj këtu. Një ide e tillë, e paraqitur nga Presidenti francez dhe gjithashtu nga të tjerë, mund të jetë vetëm një hap i ndërmjetëm. Ne duhet të konsiderojmë modele, në të cilat këto shtete të mund  të miratojnë pjesë të legjislacionit evropian, sidomos atë të tregut të brendshëm, dhe kështu mund të përfitojnë edhe nga avantazhet ekonomike të BE-së, pa u bërë anëtar me të drejta të plota. Pra, jo në asnjë mënyrë një klub i veçantë i fqinjëve të vështirë. Anëtarësimi në tregun e përbashkët është një hap drejt anëtarësimit të plotë dhe jo një zëvendësim i anëtarësimit të plotë. /DW

 

Tags: ballkani i hapurKnut Abrahamkosova

TË LIDHURA

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali
Rajoni

Ndërruan jetë në banesë nga monoksidi i karbonit, kjo është familja shqiptare që u shua në Itali

10:31 | 05/02/2026
U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali
Rajoni

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium
Rajoni

Rekordi në ndeshjen e Champions për të rinjtë, 50 mijë tifozë në stadium

21:55 | 04/02/2026
Next Post
Kancelari gjerman Olaf Scholz në Prishtinë, mbështet Procesin e Berlinit

Kancelari gjerman Olaf Scholz në Prishtinë, mbështet Procesin e Berlinit

Versioni i ri rus i McDonald’s zbulon logon

Versioni i ri rus i McDonald's zbulon logon

Lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit

Lirohen nga qelia dy ish-vartësit e Thoma Gëllçit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com