Ministrja e Arsimit Besa Shahini njoftoi se gjatë këtij viti shkollor, duke filluar që nga 9 shtatori, në 240 shkolla do të realizohen kontrolle të befasishme.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe mësuese Mimoza Rexhvelaj, zyrtare e Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe, e cila përmes një postimi në “Facebook” shkruan se pushteti lokal nuk ka ndërmarrë asnjë masë për mirëmbajtjen e ambienteve të shkollës ku vetë ajo jep mësim.
“Jam në vitin e pestë në shollën “Linaj” zonja ministre dhe nuk është lyer ambienti asnjëherë nga pushteti lokal. Nuk është kujdesur askush për mirëmbajtjen, edhe uji vjen me pikatore. E di, tek kjo shkollë nuk vjen se është në mal nuk ka rrugë dhe për të hyrë në shkollë duhet të kalosh gardhin me ferra, të ecësh në një arë me dhé të kuqe të mbjellur me sherebel. Askujt nuk i pëlqen të bëjë këpucët pis… sidomos në ditën e parë të punës”, shkruan mes të tjerash Rexhvelaj.
Reagimi i plotë:
Ju kërkohet mësuesve të pastrojnë, lyejnë dhe sistemojnë klasat me xhepin e tyre. A thua jemi pastrues? A thua jemi bojaxhinj? Apo jemi skllevër të heshtur… le të vijnë edhe të na hypin mbi shpinë…ne nuk do “bzajmë”
Jam në vitin e pestë në shollën “Linaj” zonja ministre dhe nuk është lyer ambienti asnjëherë nga pushteti lokal. Nuk është kujdesur askush për mirëmbajtjen, edhe uji vjen me pikatore. E di, tek kjo shkollë nuk vjen se është në mal nuk ka rrugë dhe për të hyrë në shkollë duhet të kalosh gardhin me ferra, të ecësh në një arë me dhé të kuqe të mbjellur me sherebel. Askujt nuk i pëlqen të bëjë këpucët pis… sidomos në ditën e parë të punës.
Këtë kërkesë ju duhet të ia drejtoni 61 bashkive që fituat me 30 Qershor dhe jo mësuesve. T’ia drejtoni kryetarëve dhe drejtorëve , të parët të mos i bëjnë lyrjet, sistenimet,investimet veç me letra dhe të dytët të mos firmosin gjithçka në emrin e “Partisë”
Sigurohuni që shkollat të kenë drita që të mund të ndezim një pc dhe të primtojmë dy letra. Sepse çdo mësues paguan nga xhepi gjithë planet, këndet, lyerje, e gjithcka tjetër që duhet për të nisur punën, e pakta nga ana juaj do ishte ai shpërblimi për “Vitin e ri” na u premtua dikur, se di a e di… ?!
Suksese në jetë zonja ministre!
Të presim (puthje)