Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po e përdor Basha ‘të tmerrshmin’ Berisha?!

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Pse shqiptari është kaq i dhunshëm?!

Nga Ben Andoni

Ka kohë që Berisha është fashitur në aktivitetin e tij politik. Për këtë nuk nevojitet një analizë e detajuar por mjafton ajo që ai përfaqëson dhe kumton herë pas here. Në javët e fundit, një pjesë ia drejtoi gishtin e përgjegjësisë ekipit izraelit që kuroi imazhin e demokratëve për mungesën e ish-kryeministrit, teksa një pjesë tjetër e kupton mirë se koha dhe bjerrja e aktivitetit vjen dhe kur motivi nuk ekziston më te vetë individi. Berisha e ka prekur në të tridhjetë vitet e demokracisë të gjithë piramidën e pushtetit në vend. E megjithatë, edhe pas dorëheqjes së tij, fill pas humbjes së zgjedhjeve, ai arriti që të kishte prezencë. Fillimisht me personalitetin, qenësinë e tij në parlament dhe akuzat e njëpasnjëshme drejt Ramës, kurse me kalimin e viteve duke iu dedikuar impenjimin më shumë rrjeteve sociale. Por Sali Berisha nuk është më i ri. Dhe, ky është argumenti kryesor. Ndryshe nga shumë të tjerë qw gwzojnw pensionin, duket se koha i ka treguar tashmw cinizmin e moshës dhe përballjen me pjesën e mbetur të jetës. Shumë herë kjo kohë vlen për të kuruar dhe për të reflektuar për një segment të jetës, që ai si pakkush, bëri në krye të vendit dhe diktoi për orientimet e Shqipërisë gati si dorë e parë.

Me këtë përvojë, pavarësisht angazhimit të tij të vakët tashmë, ai është fare pak i motivuar në këtë kohë pa ide tek e Djathta. Delfini i tij po mban pas një retorike boshe te zhvillimet e PD-së, teksa vetë partia që identifikohet me Berishën nuk mund të kapërdijë ende humbjen. Prania e Bashës në parlament është një eufemizëm i plotë nënshtrimi por që në fakt është mirë për demokracinë shqiptare sepse e fut PD-në në sistem dhe nga ana tjetër e zvogëlon disi topitjen e demokratëve të thjeshtë, të cilwve tashmë u kërkohet edhe të protestojnë. Por Berisha e ka kaluar këtë fazë dhe nuk i duhen arsyetimet e boshta të Bashës. Parlamenti do t’i shërbejë ti kumtojë më direkt mendimet por edhe kritikat, kuptohet shumë herë nën buzëqeshjet e deputetëve të tij, që më shumë e shikojnë si figurë historike sesa realitet dhe koleg i tyre. Veçse Berisha nuk mund të jetë koleg direkt i tyre për shkak të ngarkesës së peshës që ka emri i vet, por do jetë argument i mirë i Ramës për ligjërimin e tij se kinse kundërshtari i tij Basha nuk ndahet dot nga Berisha. Basha ka kohë që është ndarë me të, për sa i përket shumë prej vendimeve, njerëzve që zgjedh dhe më shumë presionit që i bëhet nga Familja. Njerëzit e PD-së po e kuptojnë qartë dhe e tregojnë me zhgënjimin që përcjellin nga baza. Kurse Rama dhe Basha, mbase jo shumë larg do mund të jenë edhe aleatë, do i duhet ta luajnë kartën e një personi, që ta heqin fare dhe nga historia. E në fakt, e filluan me Metën dhe LSI-në dhe ia dolën.

E vetmja forcë e Berishës ka mbetur te media dhe kumti i vet te rrjetet sociale, sidomos ajo e lidhur me të afërmit e tij, sesa nga ajo që përfaqëson nw terrenin e politikws sw sotme. Berishës do t’i vinte turp të përmendte kaq shumë vjedhjen si PD-ja sot sepse do e rregullonte me mënyrat e tij “demokratike” (për të cilat dha prova) ashtu si nuk do priste kaq shumë të zvarritej për t’i gjetur vetes një identitet të përvuajtur si Basha. Më shumë akoma, Berishës, sot edhe publiku ia tregoi mbështetjen me votën, një tregues që edhe de facto duhet të tërhiqet dhe ta kurojë me kujdes staturën e vet.

“Gogoli” Berisha sot nuk tremb më dhe paçka forcës që i atribuohet, Basha e ka neutralizuar tinëzisht me metodat e tij të rafinuara me të njëjtat me të cilat po e zbeh PD-në për t’ia përshtatur rrugëve të tij të përfitimit, që duket se janë larg frymëzimit të vërtetë të idealistëve të PD-së. Provat? Emrat që eliminoi, la jashtë parlamentit dhe më shumë se çdo gjë përbënin bërthamën e kësaj partie.

Justifikimi? Nuk i donte Berisha…Kështu flitet ngado…

Berisha tashmë i takon historisë, ndërsa PD-ja do ta shfrytëzojë dhe pak dhe nuk është habi që Basha t’i tregojë dhëmbët tinëzisht, kur të marrë ndonjë mesazh me pak të kriptuar. Ose edhe po ia përsëriti sërish mik-kundërshtari i tij Rama. Por Berisha nuk është më i tmerrshëm, siç e paraqesin e aq më pak me mundësi, sepse nuk ka asgjë më në dorë, veç eterit që e ndih një media dhe delfini i tij Çiçikov, që po i mban me shitjet në ajër demokratët. /shqiptarja.com/

Tags: bashaben andoniBerisha

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Elbasan / Pas seancës së divorcit, Buzo vr*t gruan dhe plagos tre persona

Elbasan / Pas seancës së divorcit, Buzo vr*t gruan dhe plagos tre persona

Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën qëndrore

Credins Bank vazhdon të mirëpresë artistë dhe artin e tyre në degën qëndrore

Futboll/ Zyrtar largimi i Alabës nga Bajerni, austriaku jep intervistë prekëse

Futboll/ Zyrtar largimi i Alabës nga Bajerni, austriaku jep intervistë prekëse







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Shpërndanin lëndë narkotike, në pranga 3 të rinj në Shkodër
Aktualitet

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

by mirseda
15:16 | 17/02/2026
0

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë...

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes,  Tajani:Do të jemi si vëzhgues

Konfirmohet pjesëmarrja e Italisë në Bordin e Paqes, Tajani:Do të jemi si vëzhgues

15:15 | 17/02/2026
Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

Sherr masiv mes të miturve në Kukës, lëndohet një prej tyre

14:46 | 17/02/2026
Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

Dyshohet se blenë vota në zgjedhje, SPAK jep pretencën për dy të akuzuarit

14:36 | 17/02/2026
Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin, arrestohet drejtuesi i automjetit

13:29 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com