Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

A po e humb Evropa Ballkanin Perëndimor?

4 vjet ago
in Të Gjitha
A po e humb Evropa Ballkanin Perëndimor?

Nga Clare Nuttall “Intellinews”

Më 3 maj Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheli mbërriti në Beograd në stacionin e parë të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor, duke pasur me vete edhe vaksinat kundër koronavirusit. Gjatë vizitës në kryeqytetin serb, Varheli shpërndau vaksinat e dhuruara nga BE, si dhe diskutoi mbi perspektivat e zgjerimit, dy çështje me rëndësi kritike në rajonin që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Por vizita e zyrtarit të lartë të BE-së po ndodh në një kohë kur një numër vendesh nga rajoni tashmë e kanë kthyer kokën nga lindja, sidomos nga Kina, pasi me gjithë mbështetjen prej

3.3 miliardë eurosh për rajonin gjatë pandemisë, Brukseli e ka humbur betejën e PR (komunikimin me publikun) përballë pjesës tjetër të botës.

Ndërsa anëtarët e BE u përpoqën të siguronin vaksina për popullsinë e tyre, politikanët nga shtetet kandidate, veçanërisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë ankuar se rajoni u braktis nga Brukseli. Në këto kushte edhe sasia e vaksinave që po sjell Varhel, ndodh në një kohë kur Serbia po shërben si ofruese e vaksinave për vendet e rajonit, dhe kur shumë prej tyre kanë nënshkruar vetë marrëveshje për blerjen e vaksinën Sinopharm të Kinës dhe Sputnik V të Rusisë.

Terreni i humbur nga Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, dhe lufta gjeopolitike për ndikim në rajon në epokën e pandemisë, ishin temat e diskutimeve online të organizuara me disa think-tanke evropiane ditët e fundit. Panelistët vunë në dukje se zbehja e perspektivës së pranimit në BE, ka krijuar hapësirë ​​për aktorët e tjerë.

“Fatkeqësisht, vizioni i BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor është bërë më i paqartë, më i largët, dhe për këtë arsye më pak motivues. Dhe kur ne krijojmë një boshllëk në rajon, të tjerët hynë me ide të tjera”- deklaroi Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajcak gjatë konferencës në internet “Bastet gjeopolitike në Ballkan”, i organizuar nga Instituti Italian për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI)

BE-ja ka qenë duke u përballur edhe më herët me konkurrencën fillimisht të Rusisë, dhe së fundmi të Kinës në rajon. Duke komentuar situatën gjeopolitike, Tena Prelec, studiuese në Departamentin e Politikës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, tha:Pandemia ka nxjerrë në pah jo pak probleme dhe i ka përforcuar ato që diheshin si të tilla”.

Prelec vuri në dukje dobësitë e rajonit, si sistemet e dobëta shëndetësore, dhe popullsinë e moshuar, që e bënë thelbësore ndihmën e Bashkimit Evropian. “Nëse BE-ja do të donte të ishte një lojtare e vërtetë gjeopolitike, ajo duhej të ndërhynte dhe të ndihmonte realisht Ballkanin.

Në fund ndihma e BE-së erdhi – Brukseli ishte donatori i vetëm më i rëndësishëm, me një ndihmë prej 3.3 miliardë eurosh – por siç ndodh shpesh ajo ishte e ngadaltë, dhe dërgoi mesazhe të përziera, theksoi më tej Prelec.

“Është pozitiv fakti që Oliver Varheli po viziton rajonin dhe po solidarizohet me vendet, por pandemia ka 14 muaj që ka nisur. Të gjithë bien dakord se Brukseli u soll në një mënyrë të papranueshme muajt e parë të emergjencës. Ndërkohë që paralelisht, aktorë të tillë si Kina dhe Rusia kanë aftësinë të dërgojnë mesazhe shumë më të shpejta dhe më unitare sesa Bashkimi Evropian”- nënvizoi ekspertja.

Ky mesazh u përforcua si nga mediat ashtu edhe politikanët në rajon, dhe sidomos nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që zgjodhi të blinte vaksinën kineze Sinopharm, dhe u fotografua duke puthur flamurin kinez, kur Kina i solli Serbisëmaska ​​dhe pajisje të tjera mjekësore pranverën e vitit kaluar.

Ndërkohë në fjalën e saj Ketrin Uend, udhëheqësja e njësisë së “DG NEAR” e Komisionit Evropian, e pranoi se procesi i anëtarësimit është“bllokuar” për momentin, por nga ana tjetër theksoi se politika aktuale e zgjerimit është “e besueshme dhe me parametra të përcaktuar qartë për të ecur përpara”.

Nga ana tjetër, Aleksandra Tomaniç, drejtore ekzekutive e Fondit Evropian për Ballkanin, u shpreh se BE gëzon ende besim në mesin e popullatave të Ballkanit Perëndimor. Por ajo kritikoi dështimin e Brukselit për të çuar përpara procesin e anëtarësimit.

“Kur sheh se çfarë ka bërë Maqedonia e Veriut për këtë proces, dhe vëren se ajo është ende e bllokuar, mendoj se BE-ja ka bërë një gabim të madh me Shkupin”- deklaroi Tomaniç. Ndërkaq, duke analizuar motivimin e Kinës për të rritur rolin e saj në Ballkanin Perëndimor, Riçard Turshani, drejtori i programit në Institutin e Evropës Qendrore të Studimeve Aziatike, tha se Kina “nuk është Babagjyshi i Vitit të Ri, që shëtit nëpër botë duke ofruar dhurata falas, dhe duke ndërtuar fabrika dhe ura falas”. Sipas tij Kina është në Ballkanin Perëndimor për interesat e saj, të cilat janë ekonomike dhe politike, dhe ndjekja e këtyre interesave ka pasur efekte anësore negative në rajon.

Turshani tha se Kina nuk po e bllokon qëllimisht evropianizimin apo po e shkatërron demokracinë në Ballkanin Perëndimor – aleati i saj kryesor Serbia, do të ishte më i dobishëm për Pekinin më shumë brenda sesa jashtë BE-së – por se Pekini “ka një peshëtë caktuar, dhe si rezultat i saj Kina po i lejon elitat e korruptuara rajonale qëtë vazhdojnë me biznesin e tyre, pa e ndjerë nevojën për t’u reformuar”.

Kjo mbështet edhe nga Tomaniç, qendër të tjera tha se “Bashkimi Evropian ka qenë tolerant ndaj tendencave të kapjes së shtetit në rajon”. Justina Sudlik, nënkryetare dhe koordinatore për programin Azi-Paqësor në Institutin Polak të Punëve Ndërkombëtare (PISM), tha se rritja e ndikimit të Kinës në rajon (dhe në të gjithë botën) fillon që në vitin 2012, kur Pekini shpalli se kërkonte partnerë dhe tregje të reja të eksportit, në përgjigje të kapacitetit të tepërt dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike në vend.

Me afërsinë e tyre me tregun e rëndësishëm të Evropës Perëndimore dhe infrastrukturën relativisht të pazhvilluar, Ballkani Perëndimor dhe rajoni i Evropës Qendrore dhe Lindore si një e tërë, ishin interesante për Kinën. Gjithsesi, Sudlik argumentoi se Kina ka qenë relativisht joefektive, sidomos midis anëtarëve të BE-së në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku “historia e vetme e suksesit është tregtia”.

Karl Bild, ish i dërguari i posaçëm i OKB për Ballkanin, theksoi: “Rusia, Turqia dhe të tjerët nuk janë aktorë aq të fortë në Ballkan. Por nëse BE bëhet më e dobët, të tjerët mund të bëhen më të fortë pa qenë veçanërisht të tillë”.

burimi: https://www.intellinews.com/conference-call-losing-the-western-balkans-209779

Përshtatur për Tirana Today

Tags: Ballkani PerëndimorevropaOliver Varheli

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Varhelyi: Do të ketë një shpërndarje të vaksinave nga AstraZeneca në Shqipëri

Varhelyi: Nëse nuk bindim Bullgarinë për RMV, negociata vetëm me Shqipërinë

Emrat/ 53 kandidatët që kualifikohen për organet drejtuese të KQZ

E mira e listave gjysmë të hapura

176 mijë të punësuar në biznesin e vogël, sot lista e aktiviteteve që përfitojnë nga paga e luftës

Tatimet: Prej datës 10 maj, asistencë në çdo vendbiznesi për Fiskalizimin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com