Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi

Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes respektit të ligjit, përmes shpirtit publik dhe përmes një kulture rrëfimi e pendimi”, shprehet filozofi dhe esteti politik Roger Scruton, teksa gjykon lidhur me qeverisjet e fillimshekullit 21, sidomos në vendet postkomuniste.

Por çfarë po ndodh realisht me Shqipërinë? A duhet të besojnë qytetarët se zbatohet ligji në Shqipëri dhe se qeveria është inkurajuese që qytetarët të fitojnë të drejtën e tyre? A funksionon në Shqipëri shpirti publik dhe rrëfimi e pendimi?

Trashëgimia e kulturës komuniste la pas në Shqipëri një kulturë të qartë bindjeje dhe sjelljeje asociale, dehumane, ku tjetri shihej si kundërshtar.

Kjo kulturë duket se u shfrytëzua nga politika, edhe pas rënies së komunizmit për të shmangur shpirtin publik në debatin mbi të përbashkëtën, për të shmangur atë shpirt publik që e shikon shoqërinë si një sferë të rëndësishme ku duhet kërkuar dialogu dhe ngritja e urave të marrëveshjes me fqinjin, kolegun, e pa dyshim edhe kundërshtarin.

Shumica e udhëheqësve të derisotëm, të edukuar në komunizëm apo të ardhur nga ai oborr, bënë gjithçka brenda të njëjtit model dehuman e asocial, duke shmangur kështu jo vetëm zbatimin e ligjit, por sidomos rrëfimin dhe pendimin për atë që u bë keq, që nuk u arrit të zbatohej, edhe ajo që nuk kanë mundur të bëjnë mund të ketë qenë premtimi, mbi të cilin kanë marrë votat për të udhëhequr.

Ndoshta, pakkush e ka besuar se ajo kulturë do të kishte aq shumë adhurues edhe pas shumë vitesh nga rënia e diktaturës. Janë adhurues, të cilët, për shkak të frikës nga liria, nga përgjegjësia individuale në liri, i mbetën përgjithësisht besnik modelit të vjetër nën diktaturë, ku preferohet që dikush tjetër të na drejtojë jetën tonë, edhe kur nuk ka asnjë sens llogaridhënie nga ata që kanë marrë votën.

P.sh., Kryeministri Rama, në vend që të lejojë hetimin për vartësit e tij apo për vendimet që merr me votat e kabinetit të tij apo të Kuvendit, zgjedh të sulmojë këdo që mendon ndryshe, duke zbehur kështu edhe mrekullinë e demokracisë, që qëndron pikërisht tek ekzistenca e mendimit ndryshe, që e ka fuqinë te ruajtja e njeriut që guxon të mos përshtatet për mbijetesë me turmën, por që arrin të thotë me zë të lartë atë që beson se është e drejtë për lirinë dhe dinjitetin e tij.

Po ashtu, z. Rama ka preferuar prej shumë kohësh që në publik të komunikojë vetëm me “të vërtetat e ERTV-së” dhe ku askush nuk ka akses të nxjerrë ndonjë version tjetër, veç atij që i pëlqen shefit të qeverisë.

Edhe nëse ka investigime me argumente nga media, si në rastin e investigimit nga BIRN për mosjustifikimin e pasurive të ministrave apo për tenderët në kohë pandemie, ku përfshihet edhe blerja e vaksinave, sërish Kryeministri jo vetëm që nuk rrëfeu, por edhe sulmoi ata, të cilët guxuan të ngrenë pyetje lidhur këto hetime.

Një lloj i tillë politikani nuk premton asnjë shans për pendim ndaj asaj që bën keq pasi, zakonisht, një politikan që nuk zbaton ligjin dhe që nuk pendohet për veprimet e tij, funksionon me konceptin e “pronarit kombëtar” dhe ndihet padron i jetës së atyre që e kanë votuar dhe jo shërbëtor i tyre.

Pra, a mund t’i besojmë ne zgjedhjet pa një proces të paraprirë nga besimi dhe llogaridhënie nga qeveria? Kjo është tejet e vështirë, pasi mungesa e llogaridhënies është së pari një mohim i asaj që duhet të besojmë për nesër, është mohim i ndjenjës së përgjegjësisë për atë që duhet t’u lëmë brezave.

Politikani dhe filozofi irlandez Edomnd Burk, e shihte shoqërinë si asosacion mes të vdekurit, të gjallit dhe të palindurit – pra, një vijim i domosdoshëm i asaj që kemi trashëguar me atë që na duhet të trashëgojmë.

Por politika e pasvitit ’90, e sidomos modeli i qeverisjes nga z. Rama, duket se funksionon vetëm për tanishmërinë, sikur Shqipëria të jetë vetëm e sotmja dhe vetëm e qeverisë aktuale. Marrëdhëniet mes së shkuarës dhe të palindurit mbahen në përgjithësi nga besimi dhe dashuria- dy ndjesi, të cilat kanë ardhur duke u zhdukur, sidomos në një komunikim ku Kryeministri e sheh sferën publike si një sferë dëfrimi, duke vepruar me bindjen se qytetarët e thjeshtë shqiptarë janë disa qenie që meritojnë të tallen e neveriten prej tij, pasi janë qenie pa dinjitet dhe se i shërbejnë atij thjesht për të krijuar autokracinë e shumicës, që në fund nuk ka asnjë qëllim që të japë ndonjë llogari, por vetëm të tallet.

Kushdo mund ta konstatojë lehtësisht se si z. Rama nuk jep asnjë llogari mbi përgjegjësitë e qeverisë së tij lidhur me bllokimin e negociatave dhe festat e tij në Tiranë, duke mos marrë parasysh se kushtet vetëm na janë shtuar, pasi nuk kemi arritur të hetojmë vjedhjen e hapur të zgjedhjeve.

Rama nuk jep llogari as për arkat e qeverisë që boshatisen nga humbjet e gjyqeve në arbitrazh për shkak të tekave të tij. Kjo humbje e llogaridhënies dhe e rrëfimit, dhe kalimi i ligjeve nga tutkun-deputetët që votojnë edhe symbyllazi për marrëveshje që nuk i kanë parë, si në rastin e marrëveshjes për vaksinën, tregojnë se zgjedhjet janë nën një kërcënim serioz për manipulim.

Këtë e ka treguar z. Rama kur nuk ka asnjë hezitim t’u drejtohet shqiptarëve me të njëjtat premtime të tetë viteve më parë, edhe kur i publikohet mosmbajtja e premtimeve, pasi ai beson se propaganda dhe të emëruarit e tij si biznesmenë do të kërkojnë t‘i trajtojnë shqiptarët si “klientët e ditës së votimeve”.

Për z. Rama, ditëvotimet shihen si shprehje e dashurisë ndaj tij dhe jo si dita kur qeveria duhet të gjykohet për atë që ka premtuar. Me shumë siguri, z. Rama ka nisur të besojë se paratë e taksapaguesve janë të tijat, janë për plotësimin e dëshirave të tij dhe se tashmë për të nuk duhet të ketë kërkesë llogarie. Aq më pak që ai të rrëfejë dhe pendohet për atë që gaboi.

 

Tags: Agim Baçiopinionzgjedhjet 25 prill 2021

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
Next Post
Kosovë, Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Në pritje të Gjykatës sonë Kushtetuese

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Të mos e ngatërrojmë “hallin” e PD me hallin e demokracisë

Mos e bëni kaq joserioze 'Ndranghetën'







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Qarkun Lezhë/ Rritet niveli i lumit Drin dhe Mat, përmbytje në disa zona

by mirseda
09:18 | 06/01/2026
0

Qarku Lezhë vazhdon të jetë i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku gjatë 24 orëve...

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

21:14 | 05/01/2026
Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com