Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A mund ta padisë Kosova Serbinë për gjenocid gjatë luftës së Kosovës?

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni
Skandaloze/ Belgjika nuk ndryshon qëndrim, në dokumente shkruan “Kosovo-Serbia”

Qeveria e Kosovës thotë se do të ngrejë padi në GJND ndaj Serbisë për gjenocid gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/99. Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova mund ta bëjë një gjë të tillë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i vendosur që gjatë mandatit të tij qeverisës ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë gjatë periudhës së luftës. Këtë pikë kryeministri i Kosovës e ka përfshirë në programin e vet qeveritar duke thënë, se “çështja e padisë për gjenocid para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) do të jetë një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

“Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha kryeministri Kurti pas miratimit të programit të vet qeveritar. Kryeministri Kurti tha se përgatitjet për padi “janë gjigante sepse një rast i tillë as nuk guxon, as nuk duhet e as nuk mund të humbet”.

Vuçiç: Padia kërcënim dhe as nuk duhet provuar

Paralajmërimi i qeverisë së Kosovës për padi për gjenocid ndaj Serbisë nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Madje ai i rekomandon Kosovës që mos të provojë ta bëjë një gjë të tillë”, duke e cilësuar edhe si kërcënim. “Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, tha Vuҫiq citojnë mediet në Serbi presidentin serb.

Ekspertët: Pa pajtim me SHBA e BE padia do kishte kundërefekt

Njohësit e çështjeve juridike nga ana e tyre shprehen skeptik për nismën e qeverisë së Kosovës për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë, pikërisht duke përmedur faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe formalisht nuk mund ta bëjë këtë. Kështu i tha DW-së Ehat Miftaraj drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).  “Në aspektin formal, Kosova nuk ka kapacitet për të ushtruar padi për gjenocid ndaj Serbisë, padi e cila do të konsiderohej e pranueshme nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Shtetndërtimi i Kosovës është ngushtë i lidhur dhe i varur nga mbështetja dhe ndihma  e partnerëve ndërkombëtarë, andaj edhe çdo veprim në këtë drejtim duhet të ketë vëmendjen e tyre, koordinimin dhe bashkëpunimin. Çdo veprim i njëanshëm i Kosovës pa pajtim me SHBA-në dhe BE-në, kam frikë se do të kishte kundërefekt dhe do të vinte Kosovën në një situatë të pafavorshme”, thotë Ehat Miftaraj.

Sipas tij edhe nëse Kosova nëpërmjet Shqipërisë do ta padisë Serbinë për gjenocid, kjo mund të sjellë telashe të tjera. “Në aspektin formal Shqipëria ka të drejtë të ushtroj padi njësoj si çdo shtet anëtar i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Por se shtetet e tjera serioze në këtë rast do të hezitonin të ndërmerrnin një hap të tillë duke marrë për bazë lidhjen shumë të afërt dhe vëllazërore që ka Shqipëria me Kosovën”.

Mundësia pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Një njohës tjetër i çështjeve juridike, Afrim Hoti, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë se ekziston një mundësi që pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë entitetet e caktuara mund të ngrenë padi, por të cilat paraprakisht obligohen t’iu nënshtrohen rregullave dhe procedurave të caktuara të kësaj gjykate, por gjithnjë ekziston skepticizmi për rezultat pozitiv. “Është një deklaratë që deponohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë përmes së cilës Republika e Kosovës, si shtet që nuk është anëtar i OKB-së, deklaron që e pranon autoritetin e gjykatës dhe i pranon vendimet që jepen nga GJND-ja. Këto janë raste shumë të rralla, që njihen si të tilla që statuti i gjykatës e lejon një mundësi të tillë, sikundër që edhe entitetet që kanë pozicion pak a shumë të ngjashëm si Kosova janë të rralla. Juridikisht, palë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë vetëm shtetet e pavarura dhe të cilat njëkohësisht janë pjesë e OKB-së”, thotë Afrim Hoti.

Kosova mund ta  shfrytëzojë këtë mundësi për të ngritur padi për gjenocid ndaj Serbisë, por sipas Hotit, “duhet bërë një dallim elementar ndërmjet deklarimeve politike dhe deponimit formal”, që nuk do të thotë që është përmbyllur procesi. “Ai do të mund të konsiderohet si një veprim juridik, mirëpo, për vërtetimin e ekzistimit të krimit, duhet të deponohen edhe shumë fakte të tjera për t’i pranuar gjykata”, shprehet profesori Afrim Hoti.

Shqiptarët në Kosovë e cilësojnë gjenocid fushatën e forcave serbe të sigurisë gjatë luftës së viteve 1998-1999, ku u vranë mbi 10 mijë veta, mijëra të tjerë llogariteshin të zhdukur, ndërsa mbi 800 mijë shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Në vitin 1999, Kroacia kishte ngritur padi ndaj Serbisë në GJND për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995. Në vitin 2010, Serbia kishte paraqitur një kundër-padi ndaj Kroacisë, duke thënë se rreth 200 mijë serbë etnikë janë zhvendosur, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të pretenduara prej saj. E në vitin 2015 GJND-ja vendosi që as Serbia e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid ndaj njëra tjetrës. Ndërkaq, sa i përket rastit të Bosnjes e Hercegovinës, përkatësisht rasti Srebrenica, në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë  konstatoi se vrasjet e rreth 8 mijë muslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë, kanë përbërë gjenocid, por kjo Gjykatë u shpreh, se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin, por gjithashtu tha, se edhe se nuk kishte prova të mjaftueshme që Serbia kishte përgjegjësi të drejtpërdrejt për këtë. Në vitin 2017, Bosnja e Hercegovina kërkoi rishikimin e këtij vedimi por, GJND-ja e hodhi poshtë këtë kërkesë. /DW/

Tags: gjenocidkosoveserbi

TË LIDHURA

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Aksident në aksin Krumë-Zarhisht, dy të plagosur dërgohen në spital
Aktualitet

Aksident në aksin Krumë-Zarhisht, dy të plagosur dërgohen në spital

21:44 | 17/05/2025
Next Post
Juventus / Ronaldo nuk e pranon mediokritetin, ikën në verë

Juventus / Ronaldo nuk e pranon mediokritetin, ikën në verë

Zbulohen të dhënat e 533 milion përdoruesve të Facebook

SHBA/ McCarthy: 'Facebook-u dhe Twitter-i nuk janë më të mëdhenj se kushtetuta'

Krujë / I dogjën makinën mbrëmë, të vëllanë e gjetën të groposur në 2018-ën

Krujë / I dogjën makinën mbrëmë, të vëllanë e gjetën të groposur në 2018-ën

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com