Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

4 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
A janë “ngjitëse” sëmundjet e zemrës? Studimi i fundit mendon se po

Nuk ka ushqim më të mirë për shpirtin e njeriut sesa një martesë e lumtur dhe një zemër e mbushur me dashuri. Por rezulton se kur bëhet fjalë për lumturinë në martesë, ka edhe disa dobësi të natyrës kardiovaskulare. Një studim i ri paralajmëron se pasja e një bashkëshorti/e me sëmundje të zemrës, e dyfishon rrezikun që edhe partneri tjetër të pësojë të njëjtin fat.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes së njerëzve në SHBA. Gjenetika,por edhe një numër zgjedhjesh të stilit të jetesës, si një dietë ushqimore jo e shëndetshme, pirja e duhanit dhe e alkoolit, ndikojnë në rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës.

Por tani, studiuesit në Qendrën e Kërkimit të Shëndetit të Zemrës në Pekin të Kinës, thonë se zgjedhjet e një personi mund të ndikojnë edhe në shëndetin e partnerit të tyre. Sidomos burrat përballen me një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjes së zemrës, nëse gruaja e tyre pi duhan dhe ka një histori të goditjes në tru apo zemër, thonë studiuesit.

“Ne zbuluam se rreziku i sëmundjes kardiovaskulare të një individi,lidhet shumë me statusin shëndetësor dhe me mënyrën e jetesës të gruas apo burrit të tij/saj”- thotë autori kryesor i studimit dr.Shi Uang.

“Përveç ndarjes së faktorëve të jetesës dhe mjedisit socio-ekonomik, studimi ynë sugjeron se stresi i kujdesit për një bashkëshort/e me sëmundje kardiovaskulare, mund të kontribuojë në rritjen e rrezikut kardiovaskular për partnerin tjetër”-thekson ai.

Studiuesit anketuan në shumë se 5.000 çifte heteroseksuale mbi moshën 45 vjeç, që jetonin në 7 rajone të Kinës midis viteve 2014-2016. Pjesëmarrësve iu kërkua që të jepnin detaje rreth shëndetit të tyre personal dhe të bashkëshortit të tyre, përfshirë indeksin e masës trupore (BMI) dhe tensionin e gjakut, dy parametra këto që dihet se e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me stilet tyre të jetesës, si për shembull sa aktivitet fizik kishin në ditë dhe nëse kishin pirë ose konsumuar alkool. Studiuesit zbuluan se shanset e njerëzve për të vuajtur nga sëmundje të zemrës, ishin të lidhura me shëndetin dhe zgjedhjet e stilit të jetës së bashkëshortit të tyre, veçanërisht midis burrave.

Në përgjithësi, 28 për qind e burrave, gratë e të cilëve ishin prekur nga sëmundje të zemrës,vuanin gjithashtu nga kjo gjendje. Kjo është krahasuar me vetëm 12.8 për qind të atyre që nuk kishin bashkëshortë. Në mënyrë të ngjashme, ata, partnerët e të cilëve kishte pësuar më parë një goditje në tru, ishin obezë apo pinin duhan, kishin më shumë të ngjarë të përfundonin me një sëmundje të zemrës.

“Kujdesi shëndetësor në familje,luan një rol të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor kronik në të gjithë botën. Gjetjet e studimit tonë, tregojnë se shëndeti i kujdestarëve duhet të monitorohet vazhdimisht, ashtu si i bashkëshortëve të tyre së sëmurë”- thekson ai.

Dallimi midis gjinive, mund të shpjegohet me faktin se gratë luajnë një rol më të rëndësishëm në përcaktimin e dietës së një familjeje, thonë studiuesit. Ndër gratë, burrat e të cilave ishin prekur nga sëmundje të zemrës, 21 për qind vuanin nga një gjendje e ngjashme, krahasuar me vetëm 9 për qind të atyre që kishin partnerë të shëndetshëm.

Gjasat e një gruaje për sëmundje kardiovaskulare ishin gjithashtu më të larta nëse burri i saj kishte një histori goditjeje në tru.“Statusi shëndetësor dhe faktorët e rrezikut tek gratë, të cilat janë diktueses e mënyrës së jetesës tek shumica e familjeve me prejardhje të ndryshme kulturore, duket se ndikon tek burrat e tyre në një masë më të madhe sesa faktorët e rrezikut të burrave tek gratë”-thekson Uang.

Ndërkohë studiuesit vërejtën se mos kishte tendencë të ngjashme tek njerëzit, partnerët e të cilëve ishin me diabet, por nuk gjetën ndonjë lidhje konkrete. “Ky zbulim mund të tregojë se faktorët gjenetikë dhe historia familjare e diabetit, janë faktori mbizotërues për rrezikun e diabetit”- përfundon Uang.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/having-spouse-heart-disease-doubles-risk/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ngjitesesëmundjet e zemrësstudim

TË LIDHURA

Çfarë duhet pasur kujdes kur foshnja juaj qan?
Kuriozitete

Çfarë duhet pasur kujdes kur foshnja juaj qan?

10:09 | 19/08/2025
Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme
Kryesore

Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme

13:06 | 18/08/2025
Gjashtë shenjat që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Kuriozitete

Gjashtë shenjat që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm

17:44 | 16/08/2025
Next Post
Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Një mbrojtës të dhënash nga Hamburgu kërkon të ndalojë Facebook-un

Plagos fqinjën dhe kanos me armë burrin e saj, në pranga 36-vjeçari

Pogradec/ 4 në pranga për prostitucion, dhe pronari e administratorja e hotelit

E ardhmja e BE-së përballë një SHBA-je të përçarë

SHBA, përplasje në Senat rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet
Kosovo

Fluturuan mbi Burgun e Sigurisë së Lartë, dyshime për dronë serbë në Kosovë. KFOR dhe policia intensifikojnë kontrollet

by mirseda
22:43 | 20/08/2025
0

Mjete ajrore që nuk i përkasin institucioneve të Kosovës e as KFOR-it para më shumë se një...

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

Ngërçi politik në Kosovë, BE mesazh partive politike: Kuvendi të konstituohet sa më shpejt

22:21 | 20/08/2025
Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

Situata e zjarreve në vend, ja sa vatra mbeten ende aktive dhe cilat janë shuar

21:58 | 20/08/2025
Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

Të plagosur në det/ Jet Ski e policisë aksidentohet duke shpëtuar një turist

20:58 | 20/08/2025
Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

20:52 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com