Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A ia ka “dorëzuar” Evropa Kinës jugun e saj?

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
A ia ka “dorëzuar” Evropa Kinës jugun e saj?

Nga Agata Palickova “Euractiv”

Presidenti francez Emanuel Makron, thotë se Evropa ka bërë shumë gabim që i ka dorëzuar sistematikisht kinezëve, pjesë të rëndësishme të infrastrukturës evropiane në Evropën Jugore. Duke folur para ambasadorëve francezë më 27 gusht, Makron tha se Kina ka një “dhunti diplomatike” në përçarjen e BE-së.

“Gjatë trajtimit të krizës ekonomike dhe financiare, Evropa i ka nxitur disa shtete të bëjnë privatizime të detyruara. Ato kanë vendosur në mënyrë sistematike të zvogëlojnë sovranitetin e tyre. Dhe ua dhënë kinezëve një pjesë të madhe infrastrukturës së tyre kryesore. Ne nuk do t’i bëjmë me faj kinezët pse janë aq të zgjuar . Ne mundet vetëm ta fajësojmë veten tone, se jemi të marrë”- u shpreh Makron.

Në fakt gjatë krizës financiare greke, BE dhe FMN e nxitën Athinën të shesë asetet e saj më të rëndësishme. Kështu porti i Pireut, u ble nga kinezët. Gjithsesi, ka edhe nga ata që pretendojnë se roli i Kinës është i ekzagjeruar. Sipas tyre, kur krahasohen me të shteteve të tjera, investimet kineze përfaqësojnë një pjesë të vogël.

Njëri prej tyre është ish-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, që e kritikon Evropën për demonizimin e Kinës. “Investimet kineze në BE, sigurisht që janë rritur në kohët e fundit. Por ato janë ende të vogla në krahasim me investimet nga SHBA-ja, Kanada, Japonia dhe investitorë të tjerë tradicionalë”- thotë Varufakis. Ai kujton se kur bëhet fjalë për porte si Pireu, nuk kishte asnjë alternativë të vlefshme evropiane.

“Për më tepër, investimet kineze në atë port konsiderohen nga shumica e vëzhguesve si të dobishme, për sa i përket përfitimeve të vetë Greqisë”- theksoi ai për “Euractiv”.  Sipas statistikave, investimet kineze në Evropë përbëjnë vetëm 2.2 për qind totalit. Lidere në këtë aspekt është SHBA-ja, me 38%.

Megjithëse investimet kineze janë të ulta, ato po evoluojnë me shpejtësi. Investimet totale kineze në Evropë, arrijnë aktualisht në 348 miliardë dollarë. Porti më i madh grek i Pireut, nuk është i vetmi që zotëron Kina në Evropë. Kompanitë kineze, kanë shumicën e aksioneve në portin e Konstancës në Rumani, dhe 2 porteve të tjera në Spanjë.

Edhe aeroportet në Frankfurt, Tiranë apo Helinikon në Greqi, kontrollohen sërish nga kinezët. Natyra dhe vëllimi i investimeve kineze, është i ndryshëm në çdo rajon të Evropës. Kina është e përfshirë në investime në infrastrukturë dhe miniera, kryesisht në Evropën Jugore dhe Lindore, në sektorin e teknologjisë së lartë, në atë të naftës, si dhe në shumë klube futbolli në Perëndim.

Sven Bishop nga grupi i ekspertëve në EGMONT, një think-tank me seli në Bruksel, është i bindur se shuma e investimeve kineze në Evropë, nuk duhet të mbivlerësohet. Sidoqoftë, ai thotë për ‘Euractiv’, se “Kina ka zgjedhur me shumë zgjuarësi projekte të profileve të larta. Ajo i nxjerr ato në pah, përmes vizitave të shquara nga udhëheqësit e vjetër. “Prandaj investimet kineze, kanë më shumë shikueshmëri, teksa ato evropiane shihen si normale”- thekson ai.

Bishop sugjeron se BE-ja dhe vendet e saj anëtare, duhet të mendojnë për rritjen e dukshmërisë dhe përparësisë së investimeve të tyre. Në fjalën e tij para diplomatëve, Makron e vuri theksin tek roli që duhet të luajë BE.

“Në rast se duam që të respektohemi nga Kina, ne duhet të kemi më së pari një qasje evropiane. Ne duhet të ri-shohim qasjen tonë ndaj këtij rajoni, duke vepruar si një fuqi, dhe duke zhvilluar një aleancë me të. Partnerët tanë janë India, Australia, Japonia, Indonezia, Singapori, secila në akse të ndryshme. Por këto sipas logjikës që janë plotësuese”- deklaroi ai.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Komisionit Evropian, i bënë thirrje Kinës në samitin e 26 marsit të këtij viti, për më shumë reciprocitet në marrëdhëniet tregtare. Ato dhanë kësisoj sinjalin se BE-ja nuk e konsideron më Kinën një vend në zhvillim. Dhe se Brukseli po shqetësohet gjithnjë e më shumë, mbi ndikimin kinez në rritje në Evropë.

Bishop, e ka përshkruar tashmë politikat praktike, që po ndërmerr BE-ja kundër strategjisë kineze. “Së pari, BE-ja po forcon bazën e saj në shtëpi, duke mbrojtur vendimmarrjen e vet kundër ndikimit të padrejtë nga fuqitë e jashtme. Një mekanizëm i ri shqyrtimi, i detyron shtetet anëtare të raportojnë mbi investimet e huaja në sektorë jetikë pranë Komisionit Evropian, për të marrë këshilla prej tij”- shkruan Bishop.

Për më tepër, ai shton se Brukseli ka adoptuar një strategji për promovimin e ndërlidhjes së saj me vendet e tjera të Azisë. Synimi është t’i bindë këto të fundit, se interesi i tyre është tregtia dhe investimet në BE. “Në fund, mesazhi i BE-së mbetet se ajo preferon të punojë me dhe jo kundër Kinës. Qasja e BE-së mund të përmblidhet në këtë fjali:Bashkëpuno kur të kesh mundësi, refuzo atëherë kur duhet!”- përfundoi Bishop./ TIRANA TODAY

Tags: dorëzuarevropajugunKinës

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
Katastrofa në Bahamas, momenti kur familjarët notojnë për t’i shpëtuar Uraganit Dorian

Katastrofa në Bahamas, momenti kur familjarët notojnë për t’i shpëtuar Uraganit Dorian

Publikuan foton e Santiago Malkos, mbi 100 efektivë policie në hetim

Publikuan foton e Santiago Malkos, mbi 100 efektivë policie në hetim

“Baba Xhike shtyje atë tërmet”, Spiropali ironi me Metën

Spiropali ‘godet’ Metën: Ai është pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë!







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com