Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A është ribashkuar vërtet Gjermania 30 vite pas rënies së Murit?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
A është ribashkuar vërtet Gjermania 30 vite pas rënies së Murit?

Nga Rachel Loxton “The Local.de”

Një studim i ri, ka nxjerrë në pah shqetësimet kryesore të gjermano-lindorëve, plot 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit. Më shumë se 40% e tyre, besojnë se liria e fjalës është përkeqësuar, ose nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e RDGJ-së komuniste (Republika Demokratike Gjermane).

Ky është rezultat i një studimi përfaqësues, të porositur nga e përditshmja “Zeit”, dhe i kryer nga Instituti i Çështjeve Politike në Berlin. Ky hulumtim, synonte të nxirrte në pah se si ndihen gjermano-lindorët mbi ribashkimin e vendit, 3 dekada pasi rënies së Murit.

“Gjendja shpirtërore është e keqe”- shkruan “Zeit” në artikullin e saj të dytë në lidhje me gjetjet e studimit. “Diçka po shkon keq. 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, në pjesën lindore të vendit dominon zhgënjimi”.  Studimi, që përfshiu intervistimin e 1.029 njerëzve në 5 lande të Gjermanisë Lindore dhe në Berlin, zbuloi një ndjenjë të përhapur të skepticizmit, mbi mënyrën se si Gjermania është zhvilluar që nga viti 1989.

Muri i Berlinit u hap më 9 nëntor 1989, pas disa muaj trazirash dhe protestash paqësore. Me të përfunduan 28 vitet e ndarjes, midis Republikës Demokratike Gjermane dhe Gjermanisë Perëndimore. Ajo ngjarje historike, i hapi rrugën ribashkimit të vendit, që ndodhi zyrtarisht më 3 tetor 1990.

Gjermanët e kremtojnë atë si një festë kombëtare, të quajtur Dita e Bashkimit. Por studimet ndër vite, kanë treguar se ka ende shumë probleme që vlojnë nën sipërfaqe. Kjo gjithashtu mund të shihet tek distancimi i shumë gjermano-lindorëve nga partitë kryesore, drejt lëvizjeve anti-establishment, sikurse është Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë.

“Zeit”, zbuloi se një shumicë e qartë të anketuarish  58% mendojnë se sot nuk janë më të mbrojtur nga arbitrariteti shtetëror, sesa në kohën e Gjermanisë Lindore. Studimi zbuloi ndërkohë se më pak se gjysma e gjermano-lindorëve (48 për qind), besojnë se demokracia në Gjermani funksionon mirë.

Ekziston gjithashtu një ndjenjë e fortë, sipas së cilës gjermano-lindorët janë të nënvlerësuar nga perëndimorët. Një përqindje e madhe (80 për qind e të anketuarve) thonë se Gjermania perëndimore, nuk i ka vlerësuar sa duhet arritjet e lindjes që nga koha e ribashkimit.

Këtë mendim ndajnë edhe të rinjtë gjermano-lindorë, të cilët nuk i kanë përjetuar ngjarjet e viteve 1990. Mbi 61 për qind e gjermano- lindorëve, mendojnë se postet drejtuese në biznes, zihen rrallë nga njerëzit me origjinë nga lindja. Dhe 56 për qind e tyre, janë të pakënaqur me atë që ata e perceptojnë si një numër të ulët të autoriteteve federale, që e kanë selinë në lindje.

Gjithsesi, 54 për qind e gjermano-lindorëve, thanë se standardi i tyre i jetesës, ishte përmirësuar që nga koha e RDGJ, duke treguar se shumë aspekte të jetës kanë ndryshuar për mirë.

Por kur krahasohen të dhënat me një sondazh të ngjashëm të realizuar më vitin 2000, gjendja e tyre shpirtërore është përkeqësuar. Në vitin 2000, 67% e gjermano-lindorëve, shpreheshin se shpresat e tyre për ribashkim kryesisht ishin përmbushur. Në vitin 2019, kjo shifër ka rënë në 52%.

Ndërsa në vitin 2000, 74 për qind e tyre thoshin se liria e shprehjes ishte përmirësuar, në krahasim me epokën e RDGJ, në vitin 2019 kështu mendonin vetëm 59% e tyre. Rënie kanë pësuar edhe kënaqësia në lidhje me arsimimin dhe drejtësinë sociale, por edhe numri i atyre që “ndjehen të qetë në shoqëri”.

Vetëm 26 për qind, shprehen ndjehen më të qetë, sesa në kohën e RDGJ. “Zeit” shkruan se këto të dhëna janë të vështira që të kuptohen në pamje të parë. “Dhuna, STASI, Muri:a janë harruar vallë të gjitha? A është zbehur vërtet kujtesa mbi padrejtësitë e diktaturës?”- pyet gazeta në artikullin e saj.

Megjithatë, ekspertët mendojnë se mbyllja e kompanive me qendër në Gjermaninë Lindore pas rënies së Murit, humbja e vendeve të punës, dhe siguria financiare që pasoi, u përjetua nga shumë njerëz në lindje si një tradhti. Dhe kjo kontribuoi në shtimin e ndjenjës së pasigurisë.

Dhe në fakt, Gjermania ka kaluar kohët e fundit një periudhë shumë të turbullt politike. Vendimi i kancelares Angela Merkel, për t’i mbajtur hapur kufijtë e vendit gjatë kulmit të krizës së refugjatëve në vitin 2015 “pa asnjë kufizim, pa asnjë debat dhe votim në Bundestag, është perceptuar nga shumë njerëz si veprim arbitrar i shtetit”. “Ndërkohë fluksi prej qindra mijëra refugjatësh, u pa gjithnjë e më shumë si një kërcënim”- shprehet për “Zeit” Richard Hilmer, kreu i Institutit të Studimit të Çështjeve Politike.

“Dhe jo vetëm në lindje”- shtoi ai. Ndërkohë, për shumë qytetarë jeta në RDGJ, ishte përmbushësh. “Zeit” thekson se për shumë prej gjermano-lindorëve, STASI nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje, kur mendojnë për vendin e tyre të dikurshëm. Sidoqoftë, duhet të theksohet se këtu luan një rol edhe mosha e gjermano-lindorëve të intervistuar.

Sa më të rinj të jenë të intervistuarit, aq më kritikë priren të jenë qëndrimet e tyre ndaj ish-RDGJ. Studimi ilustron se gjermano-lindorët janë të irrituar, pasi besojnë se zëri i tyre nuk po dëgjohet. Dhe ata mendojnë se nuk po lejohen të luajnë një rol në zhvillimin e Gjermanisë moderne.

Gati 70% e të intervistuarve, thanë se janë të pakënaqur që po i kushtohet shumë pak vëmendje mendimit të njerëzve në Gjermaninë Lindore. Dhe ka disa çështje ku pakënaqësia është veçanërisht e madhe. 67% e gjermano-lindorëve, nuk janë të kënaqur me pabarazinë e të ardhurave mes lindjes dhe perëndimit. Ndërsa 68 për qind e tyre, janë të pakënaqur me pensionet.

Ndërkohë, 83 për qind e të pyeturve, janë pro caktimit të një “kuote lindore” për pozicionet menaxheriale në sektorin e biznesit. 82% e tyre, dëshirojnë që kjo kuotë të zbatohet edhe në përfaqësimin politik. Sipas një studimi të Universitetit të Lajpcigut, më pak se 5% e menaxherëve në politikë, biznes, jurisprudencë dhe shkencë në Gjermani, vijnë nga landet lindore.

Sociologu Raj Kollmorgen, beson se kjo situatë mund të shndërrohet me anë të politikave. Por vetë gjermano- lindorët, mund të bëjnë diçka për situatën e tyre, dhe të mos e shohin veten si viktima. “Ne gjermano-lindorët, nuk duhet ta shohim demokracinë vetëm si një ndërmarrje shërbimi, që u zgjidh problemet, dhe u plotëson dëshirat”- thotë ai. Në vend të kësaj, thotë Kollmorgen, ata duhet të hyjnë në parti politike, të themelojnë shoqata, të shfrytëzojnë për veten e tyre mundësitë e lirisë dhe pjesëmarrjes demokratike./ TIRANA TODAY

Tags: 30 viteGjermaniamuri i berlinitpas rëniesribashkuar

TË LIDHURA

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme
Rajoni

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

16:45 | 09/10/2025
Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur
Rajoni

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

18:08 | 08/10/2025
Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë
Rajoni

Qëllohet me armë zjarri zyrtari i BDI-së në Kumanovë

17:28 | 07/10/2025
Next Post
Pas protestave të përgjakshme, shpallet gjendja e shtetrrethimit në…

Pas protestave të përgjakshme, shpallet gjendja e shtetrrethimit në...

Deputetët ‘braktisin’ Kuvendin, Rudina Hajdari bën thirrjen e fortë: Të mos rrinë në kafe! (Video)

Deputetët ‘braktisin’ Kuvendin, Rudina Hajdari bën thirrjen e fortë: Të mos rrinë në kafe! (Video)

Ana e errët e Mahatma Gandit/ Racist, i dhunshëm dhe i fiksuar pas minoreneve

Ana e errët e Mahatma Gandit/ Racist, i dhunshëm dhe i fiksuar pas minoreneve







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë
Kosovo

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

by mirseda
20:13 | 09/10/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lokale që do...

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

“Detaje të reja nga rasti tragjik i nënës 25-vjeçare që humbi dy foshnjat e saj

20:08 | 09/10/2025
Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor

19:30 | 09/10/2025
Kupa e Botës 2026 / Shqipëria gati për Serbinë, nesër udhëton drejt Nishit

Kupa e Botës 2026 / Shqipëria gati për Serbinë, nesër udhëton drejt Nishit

19:28 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com