Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A është mjaftueshëm e zhvilluar Shqipëria sa të mos kërcënohet më demokracia?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
5 dështimet e shtetit shqiptar në Astir

ADRI NURELLARI /panorama.al

Vitet e fundit po shënojnë një erozion të demokracisë liberale dhe një rritje të autoritarizmit në të gjithë globin dhe këtë gjë e dëshmoi më së miri raporti i fundit i “Freedom House”.

Në atë raport demonstrohej se gjatë 15 viteve të fundit, të drejtat politike dhe liritë civile janë gërryer sistematikisht dhe sot 75 për qind e popullsisë së botës jeton në një nga 73 vendet, që gjatë vitit të kaluar u përball me përkeqësim të nivelit të demokracisë.

Të njëjtën prirje alarmante ndërkombëtare e nxjerr në pah edhe edicionit i fundit i Indeksit të Demokracisë, që publikohet nga “The Economist Intelligence Unit”. Bëhet fjalë për raportin vjetor që vlerëson gjendjen e demokracisë në 167 vende bazuar në pesë masa – procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura demokratike politike dhe liritë civile.

Për vitin e kaluar, ky raport theksonte se vetëm 8.4% e popullsisë së botës jeton në demokraci të plotë, ndërsa më shumë se një e treta e qytetarëve të botës jetojnë nën sundimin autoritar. Rezultati global prej 5.37 nga dhjetë që është maksimumi, është rezultati më i ulët që nga fillimi i këtij indeksi në vitin 2006.

Ky tërmet global kundër demokracisë, fatkeqësisht, e përfshin edhe Shqipërinë, ku është përqendruar pushteti në një dorë të vetme, si asnjëherë më parë që kur Ramiz Alia u rrëzua prej pushtetit. Gjendjen e mjerueshme të demokracisë në Shqipëri e tregojnë raporte të shumta prestigjioze ndërkombëtare, duke nisur nga dy të sipërpërmendurit, por edhe nga institucionet të tjera si IDEA, BTI apo raportet e posaçme të Bashkimit Europian.

Megjithatë, rreziku për sistemin tonë liberal-demokratik nuk zë vend në debatin publik shqiptar të dominuar tërësisht nga diskutimet partiake. Për këtë degradim ndërkombëtar të sistemit të demokracisë liberale ku rast konkret ilustrativ është edhe ai i Shqipërisë, janë shkruar shumë studime që shqyrtojnë me hollësi shkaqet dhe format e degradimit të demokracisë. Një ndër emëruesit e përbashkët të konkluzioneve të tyre është fakti që demokracitë po kalben nga përbrenda.

Një nga librat më të shquar në këtë debat, është ai i profesorëve të Harvardit, Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt, me titullin “Si vdesin demokracitë”, që gjendet i përkthyer edhe në shqip. Në këtë libër ata ngrenë alarmin për degradimin e demokracisë në shumë vende të botës dhe vënë në dukje se demokracitë në epokën e sotme nuk po përmbysen me dhunë, por “me mjete demokratike”. Ata theksojnë se format e zhurmshme të diktaturave të fashizmit, komunizmit apo juntave ushtarake janë zhdukur nga pjesa më e madhe e botës, duke u lënë vendin diktaturave që vendosen duke nisur nga kutitë e votimit dhe brejtja graduale e brendshme e demokracisë.

Për ta ilustruar përmendin raste konkrete si Alberto Fujimori në Peru, Hugo Çavez në Venezuelë apo autokratë të tjerë në Rusi, Ukrainë, Gjeorgji apo Filipine, të cilët nuk erdhën në pushtet nëpërmjet grushteve të shtetit, por proceseve zgjedhore. Bëhet fjalë për një realitet të ri të vendeve autoritare që po shtohen në botë, ku kushtetutat dhe institucionet e tjera nominale demokratike mbeten në vend, njerëzit ende votojnë dhe autokratët e zgjedhur mbajnë një fasadë të demokracisë, ndërkohë që e gërryejnë në thelb përbrenda thelbin e demokracisë.

Shumë përpjekje të qeverisë për të përmbysur demokracinë e çimentuar kontrollin politik shiten si “ligjore”, në kuptimin që ato miratohen nga Parlamenti ose pranohen nga gjykatat. Me këto nisma, madje-madje, autokratët modernë mund të portretizohen si përpjekje për të përmirësuar demokracinë, kinse janë duke e bërë gjyqësorin më efikas për të luftuar korrupsionin apo kinse janë duke pastruar procesin zgjedhor.

Kur përshkruajnë këto forma të reja të demokracive që vdesin e zëvendësohen nga forma moderne të sofistikuara të autoritarizmit, autorët përmendin rrezikun dhe zhvillime të tjera, si për shembull që mediat vazhdojnë të jenë të shumta, mirëpo ato blihen nga qeveria ose shantazhohen në mënyrë që të vetëcensurohen. Zërat që vazhdojnë të kritikojnë qeverinë, nuk burgosen si në rastet klasike si Kuba e Fidel Kastros, por shpesh e gjejnë veten duke u përballur me inspektorë tatimore, telashe ligjore apo të përjashtuar nga gara e procese.

Duket qartë sikur kanë bërë një radiografi të situatës aktuale në Shqipëri. Kjo është situatë veçanërisht e rrezikshme sepse është mbështjellë me një vello mashtrimi që e bën të vështirë vetëdijesimin qytetar për rrezikun. Prandaj, në libër thuhet se “Kjo mbjell konfuzion publik. Njerëzit nuk e kuptojnë menjëherë se çfarë po ndodh. Shumë vazhdojnë të besojnë se po jetojnë nën një demokraci”. Ata që denoncojnë abuzimin e qeverisë shpërfillen si ekzagjerues ose jorealistë, sepse në kushte të tilla, për shumë njerëz, erozioni i demokracisë është pothuajse i padukshëm.

Ky është tipikisht edhe rasti i Shqipërisë sot dhe prandaj nuk është aspak rastësi pozicioni i keq i vendit tonë në renditjet ndërkombëtare për demokracinë. Në Shqipëri, shumë zëra publikë që janë tejet të përfshirë në zjarrin e debatit partiakdhe kanë zënë vend në transhetë konkurruese, e nënvlerësojnë apo relativizojnë këtë rrezik. Për ta demokracia është një fakt i mirëqenë dhe i pakthyeshëm, dhe ky debat për kërcënimin e demokracisë i duket anakronik e pa vend.

Një ndër argumentet kryesore që përdorin për të minimizuar kërcënimin që i bëhet demokracisë, është se Shqipëria është tashmë mjaftueshëm e zhvilluar sa mos ta vërë më në pikëpyetje demokracinë. Prandaj shtrohet pyetja: a është mjaftueshëm e zhvilluar Shqipëria sa të mos kërcënohet më demokracia? Faktikisht, studimet tregojnë se ka një lidhje të ngushtë mes demokracisë dhe zhvillimit.

Një prej studiuesve të njohur të shkencave politike qe merret me këtë lidhje është Adam Przeworski, i cili ka ngritur tezën se zhvillimi ekonomik në vetvete nuk gjeneron detyrimisht demokraci, por, ama, demokracitë kanë shumë më shumë gjasa të mbijetojnë në vendet e pasura. Në analizën e tij dilte në pah se varfëria ishte përbashkëta e më shumë se 70 rasteve të vendeve ku demokracitë janë shembur anembanë botës.

Këtu mbështetet edhe konkluzioni i tij se niveli i zhvillimit ekonomik ndikon në mbijetesën e demokracisë. Konkretisht, ai përdor si kut matës Argjentinën e vitit 1976 që ishte një demokraci funksionale dhe vend goxha i zhvilluar, por ku demokracia u shemb si pasojë e grushtit të shtetit që u bë nga junta ushtarake e drejtuar nga Videla. Në morinë e vendeve me demokraci të dështuar, Argjentina konsiderohet si rasti me nivelin më të lartë të zhvillimit ekonomik, ku demokracia pati regres apo përmbysje.

Të ardhurat për frymë të Argjentinës në vitin 1975 ishin 6055 dollarë dhe kjo shumë mbahet si tregues referencë për të treguar konsolidimin e një demokracie. Thënë ndryshe, probabiliteti që demokracia të mbijetojë rritet paralelisht me rritjen e të ardhurave për frymë dhe deri sot nuk kemi asnjë rast të ndonjë shteti ku të ardhurat të kenë qenë mbi 6055 dollarë për frymë dhe demokracia të ketë dështuar.

Fatkeqësisht, Shqipëria është ende një ndër vendet më të varfra në Europë, me 5373 USD për frymë, që do të thotë goxha poshtë shumës referencë të Argjentinës. Kjo do të thotë që jemi ende poshtë pragut, që konsiderohet se dëshmon konsolidimin e demokracisë. Me pak fjalë, me këtë gjendje ekonomike që kemi, ndodhemi ende në zonën e rrezikut për mbijetesën e demokracisë.

Pra, jemi aq pak të zhvilluar sa jo vetëm që demokracia mund të degradojë, por edhe të shembet tërësisht e të zëvendësohet me autoritarizëm.

Tags: Adri NurellaridemokraciaFreedom House

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Next Post
Basha takim virtual me përfaqësues të rrjetit të 4 mijë kompanive gjermane

Basha takim virtual me përfaqësues të rrjetit të 4 mijë kompanive gjermane

Në kërkim, flet Ndriçim Jonuzi: Ishin dy horra që kanë buzët me qumësht

Në kërkim, flet Ndriçim Jonuzi: Ishin dy horra që kanë buzët me qumësht

Studimi: Pensioni, burimi kryesor i të ardhurave për familjet shqiptare më 2019

Pensioni mesatar në qytet pësoi ulje 3,2% në 2020, hera e parë në dy dekada







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë
Bota

Von der Leyen: Lufta ndaj Iranit po u kushton evropianëve miliarda euro në faturat e energjisë

by mirseda
12:37 | 11/03/2026
0

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar për pasojat ekonomike që konflikti në Lindjen...

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Financave dhe Energjetikës

12:12 | 11/03/2026
Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

Dita e Verës, devijohet trafiku për 2 ditë në Tiranë. Si do të jetë kufizimi i qarkullimit

12:02 | 11/03/2026
Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

Pas Kryesisë, Rama mbledh sot qeverinë, çfarë pritet të ndodhë

11:31 | 11/03/2026
“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

“Ka shenja dhune në trup!”Vajza e tyre u vetëhelmua me fostoksinë , familja kallëzon partnerin

11:17 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com