Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A është fitore vendimi për Teatrin pa ndëshkimin e fajtorëve?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Flutura Açka

A duhet të gëzohemi për Teatrin, apo ende lepuri fle diku?  Dje, rastësisht në një studio televizive, pak minuta para se të flisnim për temën për të cilën ishim mbledhur, çështja e teatrit dukej sikur ishte e vetmja stikadente për të shpëtuar nga dhembja e gingivave që na kanë krijuar padrejtësitë e bëra pirg para nesh.

Disa nga miqtë ishin dyshues, disa krejt pesimistë se në “këtë vend kurrë nuk do të ketë drejtësi”, të tjerëve iu duk e tepruar ajo çfarë u thashë:

“Çështja e Teatrit do të vendosë çdo të bëhet me 20 vitet e ardhshme të demokracisë, a do ta marrë në dorë buldozeri i egos, parasë dhe kriminelëve me pushtet historinë dhe kulturën shqiptare, apo do të shpëtohet demokracia jonë, pra që protesta bën sens, që shumica vendos, që ligji është mbi të gjithë. Shfaqja si ajo e orëve në të gdhirë 17 majit 2020 ishte një nga shfaqjet më të shëmtuara në historinë e shtetit shqiptar. Ata që nuk u tronditën nga shfaqja e armëve, policëve, dhunës së shtetit mbi një grusht artistësh dhe një godine (shembjes së të cilës do t’i mjaftonte një referendum i ndershëm), ose janë naivë dhe nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh, ose pranojnë përuljen nga partia-shtet pa kurfarë dyshimi, ose janë antishqiptarë.”

Teatri e preu me thikë demokracinë tonë. Nuk është çështja të fitojë një e drejtë e dhunuar, as t’u jepet e drejta qëndrestarëve të Teatrit – një prej rezistencave më e të bukura të demokracisë – por t’i thuhet ndal kujtdo që e kujton demokracinë shqiptare dhe shtetin si çifligun e vet.

E përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, por sa kohë shembësit e tij nuk do të ndëshkohen, por do të vazhdojnë me arrivizmin e tyre kozmik të shkatërrojnë Tiranën dhe të ëndërrojnë që një ditë t’i vënë gjithë Shqipërisë pamjen e portretit të tyre të pavizatueshëm, frymën e tyre arrogante, bullizmin e tyre ndaj fjalës së qytetarit shqipar, unë do të vazhdoj të jem dyshimtare. A e ruajnë ata lëkurën nga një vendim i tillë?

Nuk kam tagër të gjykoj vendime të tilla, por nëse dikush më bind të mos dyshoj e t’i bashkohem festës, do ta bëj.

Por sërish mbetet një çështje e hapur dhe mjaft delikate: A do të pranojmë këtë teatër freskoro-xhamllor (i përshtatshëm për në Norvegji ku s’ka dritë) si ikonë të Teatrit tonë Kombëtar? Njëqind milje le të kapërcejnë arkitektët dhe të zgjedhin për ne një teatër klasik italian. Ata nuk dalin kurrë nga moda. Por kurrë ne qytetatët shqiptarë nuk duhet të lejojmë të ndërtohet kjo shëmti.

Në mos: Teatri aty ku qe, siç qe!

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post

Vendimi për Teatrin/ Budina: Mbi 250 persona të përfshirë do të japin llogari

Tre njerëzit që tentuan të jetojnë përgjithmonë, ku dështuan ata

Tre njerëzit që tentuan të jetojnë përgjithmonë, ku dështuan ata

Koronavirusi i ri pushton Britaninë: Numër rekord viktimash dhe të infektuarish

Covid në Britani/ Numri i të shtruarve në spitale, sa në valën e dytë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com