Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A është e shkruar jetëgjatësia në ADN-në tonë?

4 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha
A është e shkruar jetëgjatësia në ADN-në tonë?

Shumë kafshë njihen për jetëgjatësinë e tyre. Breshkat e detit mund të jetojnë deri në 50 vjet ose më shumë. Ndërsa peshkaqeni i Grenlandës mund të jetojë më shumë se 400 vjet. Dhe ndërsa disa kafshë kanë privilegjin të jetojnë për shumë kohë në planet, të tjerët nuk janë aq me fat.

Kështu,një lloj peshku australian jeton vetëm për 8 javë. Por në përgjithësi, llogaritja e jetës mesatare të specieve të ndryshme,mund të jetë një detyrë shumë sfiduese. Dhe jetëgjatësia e shumë njerëzve mbetet ende e panjohur, shkencëtarët po kërkojnë metoda të reja për të vlerësuar jetëgjatësinë e njeriut.

Dhe leximi i ADN-së është një qasje shumë në modë vitet e fundit. Për shembull, në një studim të vitit 2019 të botuar në “Scientific Reports”, studiuesit parashikuan jetëgjatësinë e kurrizorëve, përfshirë zvarranikët dhe gjitarët, duke analizuar pjesë specifike të ADN-së së tyre.

Ata mblodhën informacionin gjenetik të 252 organizmave, dhe analizuan sekuencat e ADN-së që mund të shpjegojnë ndryshimet e mëdha në jetëgjatësinë që vërehet në gjithë mbretërinë e kafshëve. Me këto të dhëna ata ndërtuan një algoritëm për të parashikuar jetëgjatësinë maksimale të specieve të gjalla dhe atyre tashmë të zhdukura.

Me zbatime në botën reale, dhe mundësinë e zbulimit të detajeve të reja në lidhje me të kaluarën, leximi i ADN-së është një teknikë premtuese për gjenetistët që duan të kuptojnë se si plaken kafshët,dhe se si t’i ndihmojmë ato që të jetojnë sa më gjatë, përfshirë këtu edhe njerëzit.

ADN-ja është projekt biologjik që e bën unike çdo krijesë të gjallë. Gjithçka, nga gjatësia e një personi deri tek luspat portokalli të një peshku kloun, lidhen me informacion që përmban ADN-ja. Metilimi, një proces biologjik brenda qelizave, mund të përmbajë të dhëna mbi jetëgjatësinë dhe procesin e plakje, si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët.

Gjatë gjithë ciklit tonë të jetës, gjenet fiken dhe ndizen. Kjo është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm, dhe metilimi është një proces i rëndësishëm që rregullon shprehjen e këtyre gjeneve. Gjatë metilimit, enzimat i shtojnë një grup metil një gjeni, që e bllokon atë të mos transkriptohet .

Ështënjëlloj si t`i vendosësh përkohësisht pranga një gjeni. Pra gjeni është ende atje, por makineria e qelizës nuk mund ta lexojë atë apo ta shndërrojë në një proteinë. Pra, metilimi i fik gjenet, ndërsa de-metilimi (heqja e të njëjtit grup metil nga një gjen) i ndez ato.

Edhe pse modelet e metilimit dhe mënyra se si rregullohen kuptohen ende shumë pak, studimet kanë treguar se metilimi zvogëlohet me moshën, me njerëzit mbi 100-vjeç që kanë më pak se të tjerët.

Pra, a do të thotë kjo se të kesh më shumë metilim është një gjë e mirë? Epo, kjo varet. Një numër procesesh normale qelizore mbështeten tek metilimi. Por mund të jetë rasti që fikja e gjeneve të caktuara i parandalon ato të shprehen, dhe kjo mund ta zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve të caktuara.

Përtej kësaj, metilimi i ADN-së në vende të caktuara në gjenom, mund të përdoret gjithashtu si një shënues për të përcaktuar moshën tek kafshët. Duke përdorur teknikën e metilimit, studiuesit që ishin autorëtë studimit të lartpërmendur, mësuan se balenat me hark kanë një jetëgjatësi maksimale natyrore prej 268 vjetësh.

Ky është informacion i ri, pasi matjet e mëparshme flisnin për një gjatësi maksimale prej 211 vjetësh. Studiuesit aplikuan gjithashtu teknikën e tyre për të parashikuar jetëgjatësinë e disa krijesave që jetojnë sot vetëm në imagjinatën tonë.

Ata përdorën algoritmin e vlerësuesit të jetës për ADN-në e lashtë, për të zbuluar se mamuthët leshtorë mund të jetonin deri në 60 vjet, pra sa elefantët afrikanë sot.

I njëjti studim shqyrtoi gjithashtu gjenomet e kushërinjve tanë antikë hominidë – Neandertalët dhe Denisovanët. Dhe u zbulua se që të dy kishin një jetëgjatësi natyrore prej 37.8 vitesh. Interesant është fakti që edhe jetëgjatësia e Homo sapiens-it të hershëm, pra species tonë, ishte 38 vjet.

Mund të tingëllojë e çuditshme që njerëzit kanë një jetëgjatësi kaq të shkurtër të shkruar në ADN-në tonë. Por a do të thotë kjo se duhet të vdesim 38 vjeç? Jo tamam. Siç shkruan autori kryesor i këtij studimi, Benxhamin Mejn “njerëzit mund të konsiderohen një përjashtim nga ky studim, pasi përparimet në mjekësi dhe stilin e jetës, e kanë zgjatur jetëgjatësinë mesatare”.

Ju mund të pyesni veten pse ka ndryshime kaq të mëdha midis specieve, për sa i përket jetëgjatësisë natyrore dhe metilimit. Dhe a mund ta kontrollojmë ne procesin metilimit, duke përmirësuar edhe jetëgjatësinë midis individëve të së njëjtës specie?

Kafshë të ndryshme kanë mekanizma të ndryshëm brenda qelizave të tyre, të cilat rregullojnë ritmet e metilimit. Këto ndryshime ndodhin edhe ndërmjet kafshëve brenda të njëjtës specie, pasi metilimi varet nga faktorë të shumtë, duke përfshirë mjedise të ndryshme dhe sëmundjet themelore .

Një person i sëmurë me kancer, do të ketë modele të ndryshme metilimi të ADN-së sesa një person i shëndetshëm, thjesht edhe vetëm sepse sëmundja shoqërohet me ndryshime gjenetike. Kështu do të ndodhë edhe me një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Studimet kanë raportuar se njerëzit që stërviten fizikisht dhe hanë më shumë fruta dhe perime,kanë shpesh nivele më të larta të metilimit, diçka që është në kundërshtim me rëniet e lidhura me moshën që vërehen normalisht. Ndaj gjenet tona nuk përcaktojnë jetëgjatësinë tonë, stili i jetës po.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/health/is-life-expectancy-written-in-our-dna

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: ADNjetegjatesilexim

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Skandal në Beograd, ja çfarë i bën Ibrahimoviç tifozi i Crvena Zvezdës (Video)

Skandal në Beograd, ja çfarë i bën Ibrahimoviç tifozi i Crvena Zvezdës (Video)

”Vlorën e kam dhe do ta kem në zemër”/ Meta thumbon Ramën

''Vlorën e kam dhe do ta kem në zemër''/ Meta thumbon Ramën

Studiuesi gjerman: Kam prova, Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan

Studiuesi gjerman: Kam prova, Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?
Ekonomi

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?

by mirseda
08:37 | 07/07/2025
0

Sot, më 7 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro,...

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

08:11 | 07/07/2025
Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

22:56 | 05/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com