E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Studiuesi gjerman: Kam prova, Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan

Ekipi i OBSH-së që shkoi për të hetuar në Vuhan deklaroi se origjina e koronavirusit nuk është ende e qartë dhe nuk mund të thuhet se ka dalë nga qyteti kinez i Wuhanit.

Por, një studim i Universitetit të Hamburgut që u publikua sot shpehet se ka prova se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Vuhan.

Sipas kreut të hulumtimit, Roland Wiesentanger, ka prova që virusi ka dalë nga një laborator, madje për këtë ai është shprehur 99.9% i sigurt.

“Unë jam 99.9 përqind i sigurt që koronavirusi erdhi nga laboratori”, tha ai për gazetën gjermane ZDF .

Ndër provat që Dr. Wiesendanger paraqet është fakti që përkundër këmbënguljes së Kinës që janë kryer kërkime të hollësishme, ende nuk është gjetur ndonjë strehim natyror për virusin.

Shumë studiues kanë kritikuar kërkimin e tij, duke thënë se ai nuk ëshstë një espert i viruseve.

Deklarata e studiuesit gjerman vjen pak kohë pasi ekipi i hulumtuesve të OBSH në Vuhan thanë se nuk ka të dhëna që Covid-19 të ketë dalë nga laboratorët.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara...

Zbardhet lista e kandidatëve të sigurtë të PD në Tiranë, kryeson Basha (Emrat)

Zbardhen emrat e 11 kandidatëve të parë të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ku lista do të kryesohet nga kryetari i kësaj force...

Ndrangheta i frikësohet më shumë shkollës sesa drejtësisë

Nga: Andrea Pasini “Il Giornale” “Mafia i frikësohet shkollës më shumë sesa drejtësisë, pasi arsimi heq barin nën këmbët e kulturës mafioze”.Nuk është për t’u...