Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A ekzistojnë alienët? Ja çfarë mendojnë 5 ekspertë

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
A ekzistojnë alienët? Ja çfarë mendojnë 5 ekspertë

“The Conversation”

Ditët e fundit ka pasur shumë spekulimet në lidhje me përmbajtjen e një raporti të de-klasifikuar që do të publikohet nga fundi i këtij muaji nga task-forca e Pentagonit mbi Dukuritë Ajrore të Paidentifikuara (UAP). Sipas burimeve të “The New York Times”, raporti nuk ofron ndonjë lidhje të qartë midis më shumë se 120 vëzhgimeve të UFO-ve në 2 dekadat e fundit, dhe as konfirmon mundësinë që Toka të jetë vizituar nga qeniet jashtëtokësore. Por, a do të thotë kjo se të alienët nuk janë atje, diku tjetër në univers? Dhe nëse janë, a mund t’i gjejmë ndonjëherë? Ja çfarë mendojnë 5 ekspertë:

Xhonti Horner, astrobiolog: Po. Por mendoj se pyetja e vërtetë është:A janë alienët mjaft afër që ne t’i zbulojmë? Hapësira është shumë e madhe. Në dekadat e fundit, ne kemi mësuar se gati çdo yll në kozmos ka planetë. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, vlerësohet të ketë deri në 400 miliardë yje. Nëse secili prej tyre ka 5 planetë, ne do të kishim 2 trilionë planetë vetëm në galaktikën tonë. Dhe ne e dimë që ka më shumë galaktika në kozmos sesa ka planetë në Rrugën e Qumështit. Me fjalë të tjera, një numër i paimagjinueshëm. Dhe me kaq shumë larmi, e kam të pamundur të besoj se Toka është planeti i vetëm ku ka jetë, përfshirë jetën inteligjente dhe të përparuar teknologjikisht.

Por a do të gjejmë ndonjëherë jetë të tillë jashtëtokësore? Kjo është një pyetje e vështirë. Imagjinoni sikur1 në 1 miliardë yje të ketë një planet që mund të zhvillojë jetë të përparuar teknologjikisht. Pra do të kishim 400 yje në galaktikën tonë me jetë të përparuar teknologjikisht. Por galaktika jonë është e madhe, 100.000 vjet dritë nga njëri cep në tjetrin. Prandaj ato yje do të ishin mesatarisht rreth 10.000 vjet dritë larg. Pra një distancë shumë e largët, ndaj ne mund të mos dëgjojmë dot sinjale aliene (të paktën për momentin), përveçse nëse ato janë shumë më të fuqishme se gjithçka që mund të dërgojmë vetë ne! Pra, ndërsa unë besoj se jeta aliene ekziston, zbulimi i provave për këtë do të jetë jashtëzakonisht i vështirë.

Stiven Tingej, astrofizikant:Po,por ky është një pohim i guximshëm. Atëherë le të jemi të qartë se për çfarë po flasim. Unë kuptoj me termin “alien”, banues në vende të tjera përveç Tokës. Duke thënë këtë, aktualisht nuk ka një konsensus mbi përkufizimin e “jetës”.
Është një koncept shumë kompleks. Por nëse do të gjenim diçka si bakteret diku tjetër përveç Tokës, unë do ta klasifikoja këtë si jetë aliene. Universi përmban qindra miliarda galaktika, dhe secila prej tyre mund të përbëhet nga deri miliarda e miliarda yje.
Shumica e këtyre yjeve kanë të paktën nga një planet secili. Këto sisteme planetare formohen nga një përzierje e pasur elementesh, duke përfshirë të gjithë elementët që konsiderohen si thelbësorë për “jetën”. Pra, është e vështirë të besohet se përzierja e veçantë e kushteve që sollën “jetën” ndodhi vetëm në Tokë, dhe jo në triliona planetë të tjerë në univers. Por mbetet të shihet nëse kjo jetë është si bakteret, apo është një “civilizim i përparuar teknologjikisht” me të cilin mund të komunikojmë.

Helen Mejnard-Kejzli, shkencëtare planetare:Unë mendoj se është vetëm çështje kohe para se të gjejmë diçka që i ngjan biologjisë diku tjetër përveç Tokës. Kjo për shkak se jemi duke gjetur gjithnjë e më shumë zona të ndryshme në sistemin tonë diellor, që mund të jenë mikpritësetë të jetës siç i njohim ne. Për shembull, kini parasysh oqeanet nën akujt e Evropës dhe Ganimedit (dy nga hënat e mëdha të Jupiterit). Këto janë vende ku temperatura është shumë e përshtatshme. Atje ka ujë dhe minerale. Pastaj jeta aliene mund të jetë shumë e ndryshme nga e jona.

Kjo është arsyeja pse unë jam vërtet i ngazëllyer për eksplorimin e mëtejshëm të hënës së Saturnit, Titanit. Titan ka një gamë të tërë molekulash interesante në sipërfaqen e tij, si dhe sisteme aktive të motit për t’i transportuar ato edhe brenda sistemit tonë diellor.
Dhe ne e dimë se brenda galaktikës sonë ka sisteme të tjerë diellorë. Duke marrë parasysh të gjitha këto, me duket gjithnjë e më e pashmangshme që diku do të gjejmë një vend me aktivitet biologjik aktiv. Nëse mund të na përshëndesin ata? Epo, kjo është një pyetje tjetër.

Rebeka Alen, eksperte e teknologjisë së hapësirës:Po, por ata ndoshta nuk duken si ne. Vetëm në galaktikën tonë ekzistojnë më shumë se 100 miliardë planetë, me rreth 6 miliardë prej tyre që janë potencialisht të ngjashëm me Tokën. Prandaj, probabiliteti që jeta ekziston diku tjetër, është i vërtetuar. Gjithsesi kur dëgjojmë fjalën “alien”, mendja në shkon zakonisht tek imazhi i një forme jetësore njerëzore. Por edhe në Tokë, forma më mbizotëruese e jetës është shumë më e vjetër, më e vogël, dhe më elastike. Po flas për mikroorganizmat. Ato e sfidojnë shkencën duke ekzistuar në vende të pabesueshme, si për shembull rreth vatrës së një vullkani.

Unë do të vija bast që jeta aliene ekziston në formën e këtyre “ekstremofileve”. Në kushtet kur përbërësit kryesorë për jetën janë zbuluar në sistemin tonë diellor, duket se forma më e vështirë e jetës së Tokës është përhapur në të gjithë galaktikën. Po në jetën aliene më të përparuar? Realiteti është se hapësira është e madhe. Dhe nga misioni “Kepler”, ne mësuam se është e vështirë të gjesh botë të tjera, dhe lëre më pastaj të identifikosh një planet që i ngjan Tokës. Shto këtu faktin që u deshën miliarda vjet që të përparonte jeta këtu në Tokë, dhe them se ka pak shanse që ne të gjejmë një specie të ngjashme aliene. Por shpresa mbetet, dhe shkencëtarët vazhdojnë të përdorin radio teleskopët e fuqishëm për të kërkuar në qiell për forma të reja të komunikimit radiofonik.

Martin Van-Kranendonk, astrobiolog:Jo. Nëse përdorim të dhëna thjesht empirike dhe supozojmë se pyetja i referohet çdo lloj jete jashtë Tokës, e cila nuk ka të bëjë me aktivitetin njerëzor, atëherë përgjigjja me sa dimë duhet të jetë jo.
Por, sigurisht, njohuritë tona në lidhje me këtë pyetje nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk kemi hetuar çdo cep të Universit për shenja jete, dhe as që e dimë se çfarë mund të përbëjë jetë në një sistem tjetër kimik, pasi nuk ekziston as këtu në Tokë një përkufizim i dakordësuar i jetës me bazë karbonin. Ndoshta, përgjigja më e zgjeruar është që ne nuk e dimë. Në fakt, ne mund të mos jemi kurrë në gjendje t’i përgjigjemi përfundimisht kësaj pyetjeje. Por sigurisht, është bërë shumë punë në përpjekje për ta kuptuar këtë. Ndoshta një ditë mund ta mësojmë nëse kemi apo jo fqinjë ndër-planetarë aty pranë, apo nëse jemi vërtet vetëm. Apo ndoshta nuk do ta mësojmë kurrë këtë gjë.

Burimi i lajmit: https://theconversation.com/do-aliens-exist-we-asked-five-experts-161811

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: alienEksperteekzistence

TË LIDHURA

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës
Bota

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025
Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë
Bota

Zelensky zbardh detaje nga biseda me Trump: Ishte më e mira që kam patur ndonjëherë

22:16 | 05/07/2025
Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit
Bota

Fluturimi që përfundoi në tragjedi, 4 viktima nga rrëzimi i avionit

21:54 | 05/07/2025
Next Post
Takimi Kurti-Vuçiç “buzë incidentit”

Takimi Kurti-Vuçiç “buzë incidentit"

”Veliaj” i detyrohet 2,5 mln lekë/ Qytetari: Më morën karrocën me plehra

''Veliaj'' i detyrohet 2,5 mln lekë/ Qytetari: Më morën karrocën me plehra

Pandemia/ Manastirliu tregon qarkun e parë në vend pa asnjë rast aktiv me Co*id

Pandemia/ Manastirliu tregon qarkun e parë në vend pa asnjë rast aktiv me Co*id

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com