Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

A e pengon vërtet kafeja rritjen e fëmijëve? Ja çfarë thotë shkenca

4 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Studimi: Si ndikon pirja e kafesë në strukturën e trurit tonë

Një nga arsyet pse fëmijëve nuk u lejohet që të pinë kafe, mund të jetë besimi i përhapur gjerësisht se pijet me kafeinë mund të pengojë rritjen e tyre. Por a ka ndonjë të vërtetë në këtë ide? Përgjigja është një “jo” e madhe. Nuk ka asnjë provë që kafeja ose kafeina pengojnë rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

Përkundrazi, gjatësia e një personi diktohet kryesisht nga faktorë të tjerë. Për shembull,  qindra gjene të identifikuara deri më tani, mendohet se janë përgjegjëse për afro 16 për qind të gjatësisë tek personat e rritur.

Ndërkohë një rol luan edhe shëndeti i përgjithshëm i fëmijës. Për shembull, një infeksion i përsëritur gjatë foshnjërisë mund të ngadalësojë marrjen e lëndëve ushqyese dhe rritjen e kockave, sikurse tregohet nga  një numër  studimesh të ndryshme.

Për më tepër sipas hulumtimit në revistën “Nutrition Research Review”, nëse një fëmijë ka qasje në nevoja të rëndësishme dietike, si qumështi gjatë viteve të para të jetës, kjo ndikon gjithashtu tek gjatësia e tij, ashtu si dieta ushqimore e nënës gjatë shtatzënisë.

Atëherë, pse disa njerëz besojnë ende se kafeja mund të pengojë rritjen e fëmijës? Askush nuk e di me saktësi, por për këtë ekzistojnë disa teori. Në vitet 1980, disa studime sugjeruan se pirësit e rregullt të kafesë kishin një rrezik në rritje për tu prekur nga sëmundja e osteoporozës, pasi kafeina mund të çojë në rritjen e sekretimit të kalciumit (megjithëse efekti ishte i vogël).

Nëse kafeina ishte e aftë të dobësonte kockat, atëherë mund të mendohej që konsumi më i lartë i saj në fëmijëri do të çonte në pasjen e një shtati më të shkurtër. Por rezultoi se në këtë rast ekzistonte një variabël tjetër:Pirësit e kafesë, priren ndërkohë të konsumojnë më pak qumësht, që është një burim kryesor i kalciumit.

Pra ka të ngjarë që shkaku të mos ishte kafeja, por më tepër kalciumi i pamjaftueshëm. Për më tepër, një studimi i mëvonshëm i botuar në “Harvard Health Publishing”,nuk ka gjetur asnjë lidhje midis osteoporozës dhe konsumit të kafesë.

Një ide tjetër është se shumë studime e kanë lidhur konsumimin e kafeinës me efektet pozitive dhe negative në shëndetin e njeriut, duke e shtuar më shumë konfuzionin mbi këtë çështje. “Ka kaq shumë studime epidemiologjike mbi kafen, që tregojnë efektet pozitive dhe negative të saj sa është krijuar një konfuzion i madh”-thotë shkrimtari i shkencës Mark Pendergast, autor i librit “Historia e kafesë dhe si e transformoi ajo botën tonë”.

Një teori tjetër, e mbështetur nga dietologia e Universitetin Aston në Mbretërinë e Bashkuar, Duan Melor, është se ky mit ka lindur nga rekomandimi që gratë shtatzëna ta kufizojnë konsumin e tyre të kafeinës, dhe kjo pasi disa hulumtime e kanë lidhur ekspozimin e fetusit ndaj kafeinës me një rrezik më të lartë të abortit spontan.

Gjithsesi, këto studime janë të kufizuara për shkak të numrit të vogël të pjesëmarrëse në to. Për momentin provat nuk janë shteruese, ndaj autoritete si Organizata Botërore e Shëndetësisë i këshillojnë gratë shtatzëna që të kufizojnë (por jo domosdoshmërisht të shmangin plotësisht) konsumin e kafeinës për të zvogëluar rrezikun e mundshëm të humbjes së shtatzënisë apo edhe peshës së ulët së foshnjave kur lindin.

Pra, shkenca është e qartë:Kafeja nuk pengon rritjen e fëmijëve. Në fakt, është ndoshta më e shëndetshme për fëmijën tuaj që t’i përgatisni një filxhan më pak kafe sesa një pije me sheqer, që mund ti prishë dhëmbët thotë Melor.

“Një kafe me pak kafeinë nuk është ndoshta shumë problem. Disa nga elementët që gjenden tek kafja gjenden edhe tek perimet e ndryshme. Padyshim, që ju nuk do të donit t’u jepnit atyre një kafe të fortë, por më shumë shqetësohuni për e ëmbla”-thekson ajo.

Por Melor nuk ju këshillon t’i jepni vogëlushit tuaj një ekspres të dyfishtë çdo mëngjes. Dhe për një arsye të fortë:Moderimi është thelbësor. Sipas “Johns Hopkins Medicine”, kafeina mund të shkaktojë ankth të shtuar, presion të lartë të gjakut dhe një sasi të madhe acidi në stomak, dhe gjithashtu mund të shkaktojë probleme me gjumin.

Kafeina mund t’i shkaktojë këto probleme edhe tek të rriturit. Por fëmijët kanë trupa më të vegjël, ndaj e njëjta sasi kafeine mund të ketë ata efekte më të theksuara. Për këtë arsye, Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandon që fëmijët e vegjël të mos konsumojnë fare kafe ndërsa adoleshentët ta kufizojnë pirjen e saj.

Pavarësisht nga provat, ky mit i kafesë ka të ngjarë të mos zhduket së shpejti.“Miti i përhapur se kafeja pengon rritjen fëmijëve nuk do të zhduket plotësisht. Kur një mit shëndetësor hyn në kulturën tonë, është shumë e vështirë që ta zhdukësh atë”-thotë Pendergast.

burimi : https://www.sciencealert.com/does-coffee-really-stunt-children-s-growth-here-s-the-science

Përshtati Tirana Today

 

 

 

Tags: femijetkafejaStudimi

TË LIDHURA

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte
Kuriozitete

Shkoi për peshkim në një lumë me krokodilë: Luftoi me bishën para se ajo ta përpinte

17:57 | 05/07/2025
Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
Kuriozitete

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

18:46 | 03/07/2025
Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken
Aktualitet

Kryeqyteti përballet me mungesë uji, ja zonat që preken

22:40 | 02/07/2025
Next Post
Meta: Kush prek votën e lirë do të ketë një ndëshkim spektakolar

Presidenti Meta kthen ligjin për pezullimin e vetingut në polici, ja arsyet

Mos e humbni golin ‘akrep’ në stërvitjen e Danimarkës nga Thomas Delaney

Mos e humbni golin 'akrep' në stërvitjen e Danimarkës nga Thomas Delaney

Amnistia fiskale si taksë ndaj ndershmërisë

Faji i “Canes” dhe mëkati i qeverisë për gjendjen e demokracisë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?
Ekonomi

Këmbimi valutor: Sa kushtojnë euro dhe dollari?

by mirseda
08:37 | 07/07/2025
0

Sot, më 7 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro,...

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

08:11 | 07/07/2025
Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

22:56 | 05/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com