Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A e ka humbur kuptimin liria?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A e ka humbur kuptimin liria?

Nga: Florim Zeqa

Secili që e shprehë mendimin e lirë, i vë emrin dhe mbiemrin e vet në fund të shkrimit si shprehje e identifikimit dhe marrjes së përgjegjësisë, por askush nuk dëshiron të marrë përgjegjësinë për dështimet në qeverisjen e vendit!

Liria e Kosovës sikurse fitorja e Pirros

Secila luftë për çlirim nga pushtuesit i lë pas dëshmorët dhe heronjët, trimat dhe frikacakët, martirët dhe viktimat. Por liria e jonë ka diçka më shumë se kaq, i ka abuzuesit dhe përfituesit-politikanët milionerë dhe të varfërit ekstrem.

Disa qëllimshëm po tentojnë t’i marrin meritat e çlirimtarëve faktik të vendit tonë, të cilët janë shndërruar në sundimtarë të një populli të varfër dhe të getoizuar.

Nuk e di për cilën liri po flasim, kur kjo liri ende është kushtëzuar dhe e monitoruar nga ata që na çliruan!?

Liria në të cilën po thirremi, nuk e kemi fitue vetë, por na sollën të tjerët, po na del si “fitorja” e Pirros kundër romakëve!

Duke ia hjekë nga një copë tokë dhe duke e enklavizuar Kosovën me serbë nga brenda, gjithnjë e më pak po mbetet shtet, e shumë më pak territor etnik.

Pa u zgjatur në elaborimin e dështimeve të qeverisjeve të pas luftës, e vetmja gjë pozitive është se, që 21 vjet nuk e kemi çizmën dhe kamgjikun serb mbi kokën tonë, për çka nuk e kemi frikën e lëvizjes së lirë brenda kufijve të Kosovës.

Liri për pushtetarët, getoizim për qytetarët

Por në këtë Kosovën e lirë, qytetarëve të vendit përveq mungesës së lëizjes së lirë jashtë vendit, po u mungon mirëqenja dhe barazia qytetare si pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë.

Mirëpo, kjo nuk është pengesë edhe për politikanët e korruptuar dhe inkriminuar kosovarë, të cilët me familjet e tyre i gëzojnë të gjitha të mirat e kësaj bote.

Pushtetarët aktualë nuk mërziten fare pse qytetarët kanë mbetur të izoluar, të varfër dhe të pashpresë. Përderisa familjet e komandantëve të djeshëm-politikanëve milionerë hanë me lugë të arit, familjet e dëshmorëve përballen me kafshatën e gojës, duke i numëruar centët e fundit në xhepat e tyre.

Përderisa bartësit e fondeve të luftës vodhën djersën e mërgimtarëve, këta të fundit u harruan dhe anashkaluan nga të gjitha qeveritë e Kosovës. Si ngushëllim u kanë mbetur faturat dhe bonat fiskal të ‘Qeverisë në Ekzil’.

Si pasojë e kësaj situate, mërgimtarët në vend që të riatdhesohen në Kosovë, po blejnë shtëpi e banesa në perëndim, ndërsa qytetarët i madh e i vogël po përpiqet të ikë nga ky vend i pashpresë, i sunduar nga mafio-politika dhe nëntoka kriminale, e zhytur në krim të organizuar dhe korrupsion të paparë deri më tani në trojet shqiptare.

Kjo nuk është liria për të cilën është luftuar, nuk është Kosova për të cilën është sakrifikuar!

Deputetët mashtrues në shërbim të agjendave partiake

Se vërtetë deputetët e Kuvendit të Kosovës janë vënë në shërbim të agjendave partiake, e dëshmon mosvotimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe jo vetëm.

Mos votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike po e tregon fytyrën e vërtetë të deputetëve mashtrues dhe hipokrit karrshi qytetarëve të vendit. Është hera e 10 më radhë që po dështon votimi i këtij ligji me interes jetik për qytetarët e vendit.

Gjuha fyese dhe denigruese deputetëve kundër njëri-tjetrit e ka kthyer Kuvendin në arenë gladiatorësh që dirigjohen me telekomandë nga liderët partiakë.

Politikanët hajna, në vend që t’i thonë njëri-tjetrit kolegë, i thonë hajn!. Ne e dimë që janë kolegë, por nuk e dimë cili është më hajn se tjetri!?

Mos pjesëmarrja e deputetëve në Kuvend, përkatësisht sabotimi i votimit të ligjeve, përveqse papërgjegjësi, e paraqet lojën më të turpshme e të zgjedhurve të popullit, të cilët janë shndërruar në bllokues të procesit ligjvënës në vend.

Nëse nuk lëvizin shpejtë gjërat për të mirë, atëherë Kosova do të rrëshqas në një kolaps të thellë politik, ekonomik dhe shëndetësorë nga pandemia, nga i cili vështirë do të dilet më!

Këto lojëra të ulëta të deputetëve në Kuvend, duhet t’u shërbejnë si mësim qytetarëve, për të mos ua dhënë më votën këtyre partive të dështuara politike, por t’i dënojnë në procesin e ardhshëm zgjedhor, duke abstenuar nga dalja në zgjedhje deri në lindjen e një alternative të re politike.

Tags: florim zeqakuptimliriaopinion

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
“De Biazi dhe Panuçi duhet të jenë xhelozë”, Reja ka një mesazh për tifozët

Edi Reja: Më kërkojnë të qëndroj këtu deri në moshën 80-vjeçare

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

BE-ja ndihmon Kosovën me 26.5 milionë euro

Shifrat me Covid-19/ Mjeku-Ramës: I manipulon qeveria, jo spitali

Shifrat me Covid-19/ Mjeku-Ramës: I manipulon qeveria, jo spitali







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet tërësisht qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas
Aktualitet

Përkeqësohet situata te “Arrat e Gurrës”, bllokohet tërësisht qarkullimi në aksin Librazhd–Prrenjas

by mirseda
13:39 | 21/02/2026
0

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga rrëshqitja dhe fundosja e rrugës në vendin e quajtur “Arrat e...

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,

Sherri për ekspresin e kafes/ Akuzohet se ndihmoi të arratisej autori i vrasjes në Manzë,

12:43 | 21/02/2026
Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

Sherr për pronën në Gjirokastër, 93-vjeçari plagos me kallashnikov 61-vjeçarin

11:41 | 21/02/2026
Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi tarifat e Trump, presidenti nënshkruan urdhër ekzekutiv …

10:28 | 21/02/2026
Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

Lirohet nga burgu ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja

10:09 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com