Analisti Milaim Zeka ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Hagës, ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Zeka tha se ishte takuar me Thaçin ditën kur ky i fundit është nisur për në Vjenë, teksa theksoi se presidenti nuk dinte gjë lidhur me aktakuzën e ngritur.
“Kam pirë kafe me presidentin Thaçi dhe gjeneralin Sami Lushtaku, ku kemi biseduar se çfarë do të diskutohet në Shtëpinë e Bardhë. Unë kisha dëgjuar disa spekulime por Thaçi kishte disponim të mirë dhe ishte i bindur se do të arrihet një marrëveshje në favor të Kosovës me Serbinë. I kam hyrë bisedës rreth Gjykatës Speciale por i ka ikë asaj bisede edhe më la përshtypjen se nuk ka ndonjë informacion”, tha ai në Klan.