pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel girişnorabahisbetgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetjojobetenbetenbetcasibomlimanbetpusulabetromabetbetbeycasinomilyon girişcasinomilyoncasinoroyal girişcasinoroyalbetpuan güncel girişbetpuanholiganbet girişcasinomilyonesbet girişholiganbetbetgaranti girişesbettambet girişbetgaranti1win güncel giriştambetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet girişgameofbetbahiscasinocasinomilyon güncel girişcasinoroyal güncel girişbetpuan girişholiganbet güncel girişesbet güncel girişbetgaranti güncel giriştambet güncel giriş1win girişimajbet girişimajbet1winJojobetholiganbetlimanbetbetkanyononwincasibom güncel girişcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibombetbeytambetesbetcasinomilyoncasinoroyalbetpuanhititbetholiganbetesbetbetgarantitambet1winjojobetjojobetCasibomcratosroyalbet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A duhet të rishikohen rregullat për maskat e fytyrës?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha

Në Shtetet e Bashkuara, autoritetet shëndetësore federale kanë përditësuar kohët e fundit udhëzimet për përdorimin e maskave, duke i këshilluar shtetet individuale që të mos i bëjnë ato të detyrueshme në rrethana të caktuara.

Udhëzimet e reja, janë në përputhje me vlerësimet e ekspertëve të ndryshëm, të cilët javët e fundit kishin filluar një debat mjaft të nxehtë, nëse do të vazhdohej apo jo me imponimin e mbajtjes së maskave në ambientet e hapura. Në përgjithësi, ekspertët bien dakord se rreziqet e infektimit jashtë janë shumë të ulëta, sidomos nëse jeni vetëm apo me pak disa persona, dhe nëse ruani distancën.

Individët e vaksinuar kanë masa shtesë mbrojtëse. Ata janë të mbrojtur nga format e rënda të Covid-19, dhe nëse infektohen duhet të jenë më pak ngjitës. Prandaj ata mund të marrin disa më pak masa paraprake, nëse rregullat e lejojnë këtë gjë.

Për rreth 1 vit, maskat janë përdorur çdo ditë nga qindra miliona njerëz në të gjithë botën, dhe sipas ekspertëve, ato kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në ngadalësimin e përhapjes së pandemisë.

Në pranverën e vitit 2020 u bë gradualisht e qartë se koronavirusi përhapej kryesisht nga ajri, përmes spërklave të vogla të pështymës që çlirojmë të gjithë kur kollitemi, teshtijmë, flasim me zë të lartë, dhe në disa raste thjesht edhe kur marrim frymë (aerosolet).

Përqendrimi i grimcave virale mund të jetë shumë i lartë në ambiente të brendshme, ku ka pak shkëmbime të ajrit, ndërsa është rrallë i rrezikshëm jashtë, ku distancat mund të mbahen më lehtë dhe grimcat virale hollohen shumë në ajër.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që maskat të përdoren gjithmonë në ambiente të mbyllura, duke ruajtur gjithashtu një distancë sigurie midis 1 dhe 2 metra. Ecja e një personi pa maskë për disa sekonda në një trotuar jo shumë të populluar me njerëz ose përgjatë një shtegu malor, përbën një rrezik jashtëzakonisht të ulët.

Nëse ai person do të ishte ngjitës, nuk do të kishte kohë të lëshonte grimca të mjaftueshme virale për të transmetuar koronavirusin tek të tjerët. Edhe nëse kollitet apo teshtin, rreziku i marrjes së një doze të mjaftueshme të grimcave virale do të mbetet i ulët.

Gjërat ndryshojnë në rast se keni takime të gjata. Një bisedë në rrugë midis dy miqve pa maska, mund të bëhet në disa raste burim i infektimit:koha e ekspozimit ndaj grimcave virale rritet. Në këto raste këshillohet ta mbani maskën, duke mos harruar të mbuloni hundën dhe gojën.

Rreziku i infektimit ndjeshëm kur hahet një vakt jashtë. Rreziku është shumë i lartë në ambiente të mbyllura, ndërsa relativisht më i ulët jashtë. Sidoqoftë, qëndrimi në një tavolinë për një kohë të gjatë me njerëz të tjerë përfshin një farë rreziku, dhe për këtë arsye këshillohet të mbani një distancë të mirë dhe të përdorni maskën në kohën e ndërmjetme, për shembull gjatë pritjes së porosive.

Të martën më 27 prill, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), rekomanduan mos-mbajtjen e maskës gjatë kohës që bëni një shëtitje në natyrë, gjatë kohës që dilni për vrap ose me biçikletë me partnerin tuaj. I njëjti rregull zbatohet në rastin e takimeve në ambiente të hapur midis një numri të vogël njerëzish jashtë që janë vaksinuar. Nëse në grup ka edhe të vaksinuar edhe të pa vaksinuar, rekomandohet përdorimi i një maske nga këta të fundit. Por për aktivitetet e brendshme, CDC vazhdon të rekomandojë përdorimin e maskës, si për të vaksinuarit, ashtu edhe për ata që nuk kanë marrë ende vaksinën.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/04/28/macherine-obbligo-aperto-revisione/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: fytyremaskaRregulla

TË LIDHURA

Bota

BE propozon ndalimin e hyrjes për ushtarët rusë, sanksione të reja kundër Moskës

09:47 | 10/06/2026
Bota

Rriten sulmet ndaj politikanëve në Gjermani, policia regjistron mbi 5 mijë raste në një vit

09:37 | 10/06/2026
Bota

Evropa përballë të nxehtit afrikan, thyhen rekordet historike! Shkencëtarët paralajmërim

09:20 | 10/06/2026
Next Post

Topi: Hipokrizi e mungesë sinqeriteti nga ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës

Tiranë / Arrestimet e 24 orëve të fundit, nga kanabisi tek vjedhja e portofolit

Zëri i Amerikës / Kontradikta rreth provave për konfliktin me armë në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rekord pjesëmarrjeje në protestë, “lumë” qytetarësh marshojnë 5 orë në rrugët e Tiranës

by mirseda
22:59 | 10/06/2026
0

Qëndresë, energji, të vendosur në kauzën e tyre, qytetarët vijojnë marshimin në kryeqytet. Me thirrjet “Edi Rama...

Vetëdorëzohet ish-oficeri i krimeve në Ksamil, ishte në kërkim prej javësh

22:56 | 10/06/2026

Protestuesit paralizojnë Tiranën, marshim nga Bulevardi te Kryeministria

22:54 | 10/06/2026

Aksident me vdekje në Tiranë, shoferi 20-vjeçar përplas 48-vjeçarin me motor

22:53 | 10/06/2026

Gazetari: Protesta ka zgjuar nervin qytetar dhe ka promovuar Shqipërinë pozitivisht

22:01 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com