Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe a do të shkaktojë trazira në Kosovë

5 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
A duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe a do të shkaktojë trazira në Kosovë

Autoritetet kosovare kanë paralajmëruar heqjen e taksës e cila do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe Bonjë e Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të ardhur në pushtet është deklaruar se taksën prej 100 për qind të cilën e ka vendosur qeveria e kaluar ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës do ta zëvendësoj me masën e reciprocitetit.

Kjo deklaratë e kreut të ekzekutivit ka ngjallur reagime të shumta nga opozita parlamentare, e cila e ka kundërshtuar ashpër dhe ka paralajmëruar trazira e protesta në Kosovë.

Mirëpo, njohësit e çështjeve politike dhe ekonomike thonë se vendosja e masës së reciprocitetit është shumë më e arsyeshme dhe më e mirë se sa që ishte vendosur taksa prej 100 për qind.

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës si dhe njohës i çështjeve ekonomike, ka thënë për lajmi.net, se vendosja e taksës prej 100 për qind ishte e gabueshme qysh në fillim, pasi që një barrierë e tillë nuk i sjell asnjë të mirë as vendit e as rajonit.

Sipas Gërlaxhiu, taksa prej 100 për qind Kosovës i ka sjellë  vetëm efekte negative.

“Është e vërtetë që kam qenë njëri ndër kritikët e një vendimi të tillë sa i përket taksë 100 për qind që është aprovuar para sa viteve nga qeveria e larguar. Dua të besoj që Kosovës edhe Ballkanit Perëndimor nuk i  bëjnë nder vendosja e barrierave, por duhet të avancohet dialogu konstruktiv i argumentuar dhe këto barriera i takojnë të kaluarës. Është e vërtetë që ekzistojnë argumente dhe indikator të mëdhenj që një taskë e tillë ka gjeneruar efekte shumë më tepër negative se sa pozitive, prandaj besoj që është koha kur duhet që ky vendim ti takoj të kaluarës”, u shpreh Gërxhaliu për lajmi.net.

Ai ka thënë se masa e reciprocitetit duhet të analizohet në tri aspekte dhe se sipas tij, Kosova dhe Serbia deri më tani kanë nënshkruar më shumë se 30 marrëveshje në Bruksel dhe këto marrëveshje duhet të zbatohen.

“Sa i përket reciprocitetit duhet të analizohet në tri dimensione, me dimensionin implementues, dimensionin ligjor dhe dimensionin regjional dhe në këtë drejtim besoj se duhet të ketë shumë më tepër sqarime se si do të implementohet kur dihet fare mire që Kosova kanë më tepër se 30 marrëveshje të nënshkruara në Bruksel dhe besoj që zbatimi i atyre marrëveshjeve do të jetë zgjidhja më e mirë që do të gjeneroj një reciprocitet i dy anshëm ku do të ketë benefite edhe për ekonominë e Kosovës edhe për të Serbisë, por në përgjithësi edhe benefite për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi sa i përket aspektit ekonomik”, ka thënë Gërxhaliu.

Në anën tjetër, Imer Mushkolaj, njohësi i çështjeve politike në vend, ka thënë për lajmi.net se, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë votuar nga populli pikërisht edhe për shkak të zotimit të tyre se taksën do ta zëvendëosojnë me masën e reciprocitetit.

Siç tha Mushkolaj, zotimi i Ramush Haradinajt për mbajtjen në fuqi të taksës e pësoi me rezultatin zgjedhor.

Ai thotë se heqja e taksës nuk do të sjellë asnjë trazirë në vend, përveç reagimeve të opozitës.

“Shumica e shoqërisë sonë e ka votuar Vjosën dhe Albinin pikërisht edhe për premtimin që kanë me e heq taksën me e zëvendësu me reciprocitet. Ramush Haradinaj i cili ka dalë në fushatë duke e mbrojtur taksën, e ka marrë përqindjen e votave që e ka marrë, do me thënë e ka marrë mesazhin prej qytetarëve. Kështu që unë besoj që shumica e njerëzve nuk e kanë problem heqjen e taksës dhe zëvendësimin me reciprocitet edhe unë nuk pres kurrfarë trazirash të ndodhin, mund të ketë reagime për arsye politike, natyrisht. Tash po e shohim që edhe zotëri Veseli e ka ndërru qëndrimin sepse ai vet ka qenë idhëtar i pezullimit të taksës për 120 ditë edhe sot në deklarimin e tij po thotë se taksa asnjë herë nuk duhet të hiqet. Por po them se edhe se edhe zotëri Kurti edhe zonja Osmani, i kanë fituar shumicën e votave me premtimin e qartë se kur të vijnë në pushtet do ta zëvendësojnë taksën me reciprocitet”, u shpreh Mushkolaj.

Mushkolaj po ashtu ka thënë se edhe për vendosjen e masës së reciprocitetit nevojitet një sqarim, por edhe analizë e qartë për të mirat dhe të këqiat që mund t’i sjellë.

“Natyrisht se nevojitet sqarim për njerëzit e rëndomt, për qytetarët se çka nënkupton ky reciprocitet. Nevojitet analizë e qartë se cilat do të jenë të mirat të them edhe cilat mund të jenë të këqiat e reciprocitetit, por unë besoj se nuk do të ketë reagime të ashpra, me përjashtim që natyrisht opozita si e tillë e ka për qëllim të reagoj respektivisht të korrektoj aty ku ka nevojë, ndryshe po flas për opozitë normale. Natyrisht opozita e tashme dhe ajo e djeshme në Kosovë kanë qenë më shumë opozita të inatit edhe të kundërshtimeve “ad hock”, por po e përsëris se nuk besoj që do të ketë reagime që do të mund të shkaktonin ndonjë trazirë ose ndonjë situatë tjetër”, theksoi Mushkolaj për lajmi.net.

I pyetur se si mund të shihet në rrafshin ndërkombëtar vendosja e masës së reciprocitetit, Mushkolaj ka thënë se është e natyrshme që çdo shtet të reagojë me masë të reciprocitetit me shtetet që vendosin ndonjë masë ndaluese, kjo si kundërpërgjigje.

Mushkolaj po ashtu ka thënë se është koha e fundit që Kosova duhet të vendos masë të reciprocitetit ndaj Serbisë, pasi që siç u shpreh ai, qysh nga koha e bisedimeve, Kosova ka lëshuar shumë pe ndaj Serbisë sa i përket marrëveshjeve që janë arritur dhe zbatimit të tyre.

“Shtetet normale në botë edhe pa vendosjen të masave të tilla funksionojnë duke u kuptuar si të tilla për shkak se po flasim për situata ku të dy shtetet funksionojnë bazuar në rrethana të njëjta. Pra ashtu siç e ka qasjen një shtet kundrejt tjetrit ashtu është qasja edhe anasjelltas. Kështu që me këtë logjikë çështja e reciprocitetit as që do të duhej të diskutohej në kuptimin se po flasim për marrëdhënie reciproke mes dy shteteve. Nëse ti nuk më njeh si shtet atëherë nuk të njoh as unë, nëse ti më vendos pengesa për lëvizje të lirë, vendosi edhe unë e kështu me radhë. Për shembull ne kemi reciprocitet me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, pra shtetet që e kanë njohur vendin edhe pse nuk kemi vendim të tillë, nënkuptohet që është njëfarë lloj reciprociteti. Kështu që unë nuk besoj që do të ketë kundërshtime edhe pse raporti me Serbinë është më specifik, por kjo besoj do të duhej të ishte baza prej ku do të duhej të nis edhe dialogu qysh në vitin 2011 për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, atëherë është lëshuar ky rast për fat të keq për shkak se pala kosovare ka lëshuar shumë pe edhe nuk ka përfituar asgjë dhe tash është koha e fundit që një masë e tillë të zbatohet”, ka thënë Mushkolaj. /Express

Tags: kosoveserbitakse

TË LIDHURA

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura
Politikë

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025
Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës
Aktualitet

Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

18:24 | 04/06/2025
Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet
Politikë

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

17:57 | 04/06/2025
Next Post
“Do të digjet shumë shpejt”, Artan Hoxha: Kam një video për një kryetar Bashkie

“Ata kapen me përgjime”/ Artan Hoxha rendit ‘kokat’ e krimit që gëzojnë lirinë

Ditët e ftohta s’kanë mbaruar ende, temperatura deri në -8 gradë

Ditët e ftohta s’kanë mbaruar ende, temperatura deri në -8 gradë

Koronavirusi po përhapet me ritme të frikshme, rritet sërish numri i viktimave

Koronavirusi po përhapet me ritme të frikshme, rritet sërish numri i viktimave

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor
Sport

Zyrtare tek Vllaznia, largohet një tjetër mesfushor

by mirseda
18:58 | 04/06/2025
0

Mesfushori Amir Kahrimanovic ka bërë të ditur largimin e tij nga Vllaznia, duke i dhënë fund aventurës...

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

“Fletët ishin aty”, KAS i jep fund polemikës për Vlorën: Asnjë shkelje në 4 kutitë e hapura

18:26 | 04/06/2025
Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

Vendoset kontroll i rreptë për motorët e ujit në bregdetin e Lezhës

18:24 | 04/06/2025
Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

Gahler për zgjedhjet: Shqipëria, prioritet me objektivitet

17:57 | 04/06/2025
Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

Qeveria miraton Programin Kombëtar të Punës, ja çfarë ofron

17:12 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com