Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli prej disa kohësh është tërhequr nga politika, por duket se nuk është një vendim përfundimtar. Ajo është shfaqur sot në publik dhe në një intervistë në emisionin “Rudina”, u shpreh se nuk i ndjek zhvillimet n Kuvend dhe se ndjehej shumë e zhgënjyer nga politika.
Teksa u pyet lidhur me faktin nëse do t’i rikthehet politikës, Topalli tha se; ‘kurrë mos thuaj kurrë’, duke treguar kështu edhe disa nga arsyet që e bëjnë të mendojnë kthimin.
“Nuk mund të them se e ndjek parlamentin e Shqipërisë, pasi më jep një ndjenjë zhgënjimi të thellë. Më duket sikur ka një rënie në tërësinë e vet. Më krijon një ndjenjë trishtimi dhe bëj pyetjen; po pse?. Thonë se ‘kurrë mos thuaj kurrë’ (rikthimit ne politike).
Nuk them se nuk më tërheq, më tërheq për disa arsyeje njerëzore mbi të gjitha. Çdo personi në vendin tonë, kur sheh se ai po braktiset nga ata që janë jo vetëm brezi i ri, shifrat janë alarmante. Kjo është një arsye e fortë dhe e dhimbjesh për të dhënë; po mirë a duhet të bëjmë diçka?”, tha Topalli.