Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania arreston 25 të akuzuar për komplot për grusht shteti

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania arreston 25 të akuzuar për komplot për grusht shteti

25 persona janë arrestuar në bastisje në të gjithë Gjermaninë, të dyshuar për komplot për të rrëzuar qeverinë. Raportet gjermane thonë se grupi i figurave të ekstremit të djathtë dhe ish-ushtarak, planifikonte të sulmonte ndërtesën e parlamentit, Reichstag, dhe të merrte pushtetin.

Një aristokrat i përshkruar si Princi Heinrich XIII, 71 vjeç, dyshohet se ka qenë qendror në planet e tyre. Sipas prokurorëve federalë, ai është një nga dy drejtuesit e dyshuar në mesin e të arrestuarve në 11 shtete gjermane.

Komplotuesit thuhet se përfshijnë anëtarë të lëvizjes ekstremiste Reichsbürger [Qytetarët e Rajhut], e cila ka qenë prej kohësh në vështrimin e policisë gjermane për sulme të dhunshme dhe teori konspirative raciste. Ata gjithashtu refuzojnë të njohin shtetin modern gjerman.

Rreth 50 burra dhe gra dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit, që thuhet se kanë komplotuar për të përmbysur republikën dhe për ta zëvendësuar atë me një shtet të ri të modeluar sipas Gjermanisë së 1871 – një perandori e quajtur Rajhu i Dytë.

“Ne nuk kemi ende një emër për këtë grup”, tha një zëdhënëse e zyrës së prokurorit federal. Tre mijë oficerë morën pjesë në 130 bastisje në pjesën më të madhe të vendit, me dy persona të arrestuar në Austri dhe Itali. Të arrestuarit do të merreshin në pyetje më vonë gjatë ditës.

Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann, shkroi në Twitter se një operacion i madh anti-terror po ndodhte dhe se ishte planifikuar një sulm i dyshuar i armatosur ndaj organeve kushtetuese.

Zyra e prokurorit federal tha se grupi kishte komplotuar një grusht shteti të dhunshëm që nga nëntori i vitit 2021 dhe anëtarët e tij qendror “Rat” (këshilli) që atëherë kishin mbajtur takime të rregullta. Ata kishin krijuar tashmë plane për të sunduar Gjermaninë me departamente që mbulojnë shëndetësinë, drejtësinë dhe çështjet e jashtme, tha prokurori. Anëtarët e kuptuan se mund t’i realizonin qëllimet e tyre vetëm me “mjete ushtarake dhe dhunë kundër përfaqësuesve të shtetit” që përfshinte kryerjen e vrasjeve.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today 

Tags: Gjermaniagrusht shteti

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri

Shefi i EULEX-it dhe ambasadori gjerman të shqetësuar për situatën në veri

Rusia përdor dronët iranianë në sulmet kundër Ukrainës

Rusia përdor dronët iranianë në sulmet kundër Ukrainës

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të RTSH-së për pafajësi

Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e ish-drejtorit të RTSH-së për pafajësi







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com