Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Samiti i Tiranës, do të ndahen 2.6 mld euro mbështetje për energjinë në rajon, emigrimi në fokus

4 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, forcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja në rajon, sfidat e emigrimit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar do të jenë disa nga temat kryesore që do të diskutohen në 6 dhjetor në samitin e 27 vendeve anëtarë të BE me partnerët e Ballkanit Perëndimor, sipas burimeve zyrtare nga Unioni Europian.

Ky është samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Diskutimet në takimin e sotshëm në Tiranë, pritet të fokusohen edhe në efektet negative për furnizimin e rregullt me energji dhe ushqime pas luftës në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi më herët se tashmë ka një mbështetje financiare për të ndihmuar vendet në Ballkanin Perëndimor të përballen me mungesat dhe çmimet më të larta.

“Ne kemi krijuar një paketë mbështetjeje për energjinë që të gjithë së bashku duhet të mobilizojnë të paktën 2.5 miliardë euro për Rajonin”, – tha Várhelyi.

Liderët e BE-së pritet që sot të propozojnë një plan veprimi për emigracionin, i cili parashikon 20 masa operacionale të strukturuara në 5 shtylla:

1-         Forcimi i menaxhimit të kufirit;

2-         Përshpejtimi i procedurave të azilit;

3-         Lufta ndaj kontrabandës së emigrantëve;

4-         Rritja e bashkëpunimit për ripranimin dhe kthimet;

5-         Arritja e harmonizimit të politikave të vizave

Plani i ri i veprimit për emigracionin synon të forcojë bashkëpunimin për menaxhimin e kufijve me partnerët në Ballkanin Perëndimor në dritën e perspektivës së anëtarësimit në BE.

Një çështje delikate, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është kthyer në krye të agjendës pas luftës në Ukrainë. Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit do të diskutojnë sot mënyrat e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe politik, me fokus të veçantë të rinjtë.

Ata gjithashtu do të vlerësojnë progresin e bërë drejt integrimit të Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së, modernizimin e sistemeve të pagesave në përputhje me standardet e BE-së dhe zbatimin e “korsive të gjelbra” një nismë për të lehtësuar logjistikën ndërkufitare dhe tregtinë ndër-rajonale.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar veprimet e koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes , të cilat janë bërë edhe më të rëndësishme në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës.

Kjo përfshin luftën ndaj manipulimit të informacionit dhe përmirësimin e sigurisë kolektive kibernetike. /Monitor

Tags: agresioni rustiraneUkrainëUnioni Europian

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Liderët evropianë në Tiranë, Berisha thërret protestë

Samiti në Tiranë/Aeroporti i Tiranës njofton udhëtarët

Tërhiqet nga gara Alimehmeti/Këlliçi, kandidat i PD-së për Tiranën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com