Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ajo që nuk kupton Edi Rama

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ajo që nuk kupton Edi Rama

Nga: Berat Buzhala

Nëse do të më kërkohej që grafikisht ta ilustroja raportin e shqiptarit të Kosovës me Serbinë, në 100 vitet e fundit, atëherë asgjë nuk mund të krahasohet me fotografinë ku shihet portieri serb Vanja (Milinkoviq-Saviq) duke e ngulfatur Grant Xhakën përtej vijës së autit (out).

Sigurisht që në internet ka fotografi dhe pamje më të tmerrshme, masakra dhe krime të kryera nga policia dhe ushtria serbe, mirëpo Graniti i mbështetur për panelin e reklamave, i rrethuar nga shtatë-tetë lojtarë serbë, i mbërthyer për fyti nga portieri shtatgjatë serb, vë në spikamë tragjikisht bukur ndjenjën e superioritetit që serbët kanë ndaj shqiptarëve.

Portieri Vanja nuk dukej i hidhëruar e as i tensionuar. Nuk ishte sulm nën afekt e as përleshje. Vanja, me aq çfarë ka dëgjuar nga prindërit dhe nga rrethi afër tij, ashtu i sheh shqiptarët. Fytyra e tij e ka të veshur një buzëqeshje përçmuese, që shumë prej nesh, e kemi parë nga afër. Jo veç që e kemi parë, por edhe e kemi ndier.

Ngërdheshja, britma, përçmimi dhe tallja me ne kanë qenë forma klasike e komunikimit të pakicës serbe ndaj shumicës shqiptare përgjatë gjithë shekullit të kaluar, posaçërisht gjatë viteve të 90-a.

Aq afër e kemi pasur turirin e tyre sa mund ta nuhasje duhmën e rakisë. Pastaj, sikur kjo të mos u mjaftonte, ata dy a tre a katër policë që ishin në postbllok, duke e parë frikën në fytyrën tonë, vazhdonin të talleshin me njëri tjetrin. ‘Vidi vidi majmuna (nuk e di a është gramitikisht në rregull)’, thoshin, që në shqip i binte ‘këqyre, këqyre majmunin’.

Sipas kulturës serbe, të prindërve të Vanjes, të të afërmeve të tij, ne edhe në kuptimin evolutiv të fjalës kemi qenë majmunë, sepse, sipas botëkuptimeve të tyre, procesi i evolucionit është kryer me vonesë te shqiptarët-nëse është kryer.

Me fjalë të tjera kemi qenë qenie inferiore. Të pasofistikuara. Ashtu edhe na kanë quajtur, njerëz me bisht.

Prandaj, në foton e Vanjes me Xhakën e sheh një pjesë të madhe të historisë së shqiptarit të Kosovës me serbin.

Aty e sheh Vulinin, Vuçiqin dhe Daçiqin. E sheh Sllobodan Millosheviqin.

Edi Rama nuk e kupton këtë pjesë.

Edi Rama kur flet për Ballkanin, për raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve, është sikur një elefant kur futet në një dhomë të qelqtë.

Tags: berat buzhalarama

TË LIDHURA

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Next Post
Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë, tromaksën edhe kryetaren e Kuvendit

Protesta/Meta: Nesër të gjithë në Bulevard

Humbi në Primaret e Rithemelimit për Tiranën, Julian Deda: Dola me pak vota, por rëndësi ka cilësia!

Humbi në Primaret e Rithemelimit për Tiranën, Julian Deda: Dola me pak vota, por rëndësi ka cilësia!

FIFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

FIFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com