Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pas sulmit në Stamboll: Arrestime në Bullgari, b*mbardime në Siri

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pas sulmit në Stamboll: Arrestime në Bullgari, b*mbardime në Siri

Pas sulmit në Stamboll arrestohen pesë të dyshuar për ndihmë në Bullgari, kurse Turqia bombardon disa territore të banuara nga kurdët në Siri. Ankaraja fajëson për atentatin PKK-në dhe milicinë kurdo-siriane YPG.

Një javë pas sulmit me bombë në qendër të Stambollit hetuesit bullgarë ngritën akuzë ndaj pesë personave të arrestuar në Bullgari nën dyshimin për bashkëpunim në atentatin e Stambollit. Sipas një zëdhënëseje të Prokurorisë bullgare, ata dyshohet se i kanë ofruar ndihmë “logjistike” për t’u arratisur njërit prej të dyshuarve. Zëdhënësja e Prokurorisë shpjegoi se të arrestuarit në Bullgari mendohet se kanë ofruar “pas sulmit mbështetje logjistike dhe kanë ndihmuar për komunikimin”.

Sipas njoftimeve të mediave bullgare tre të dyshuar janë nga Moldavia dhe një nga një vend arab. Origjina e të dyshuarit të pestë fillimisht nuk u përmend. Po ashtu është e paqartë se si të arrestuarit arritën të hyjnë në territirin e Bullgarisë. Turqia kërkoi ekstradimin e tyre. Një gjykatë turke urdhëroi së fundi që 17 persona të arrestuarnë lidhje me sulmin, ndër ta edhe të dyshuarën kryesore, të mbahen në paraburgim. Sipas policisë turke, e dyshuara kryesor është shtetase siriane.

Më 13 nëntor prej një sulmi në një rrugë të ngarkuar tregtare në Stambollu vranë gjashtë vetë dhe u plagosën më shumë se 80 të tjerë. Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, shkroi në Twitter se 10 nga 81 personat e plagosur prej sulmit po trajtohen ende në spitale, dy prej tyre në reparte reanimacioni.

Turqia bombardon disa pika në veri të Sirisë

Forcat Ajrore Turke bombarduan në fundjavë disa pika në nëntë zona të Sirisë. Ky veprimi ushtarak është me sa duket reagim ndaj sulmit të fundit në Stamboll, për të cilin Ankaraja fajëson Partinë e ndaluar të Punëtorëve Kurdë PKK dhe milicinë kurdo-siriane YPG. Të dyja grupet e mohojnë çdo përgjegjësi për atentatin.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, shkroi në Twitter se ka nisur “ora e shpagimit”. Kurse në një mesazh në Twitter të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet: “Foletë e terrorit po bëhen rrafsh me tokën me goditje precize”.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër nga sulmet ajrore u vranë të paktën 31 vetë, përfshirë edhe anëtarë të YPG-së dhe ushtarë të Ushtrisë Siriane. /DW

Tags: BullgarisiriStamboll

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
Anita Haradinaj zbulon kushtin që i kishte vendosur Vera Grabockës, për të qenë pjesë e “Dance Albania”

Anita Haradinaj zbulon kushtin që i kishte vendosur Vera Grabockës, për të qenë pjesë e “Dance Albania”

Ministrja Krifca me Shtabin e Emergjencës në Shkodër: Hidrovorët në funksion të plotë, vijojmë gatishmërinë

Ministrja Krifca me Shtabin e Emergjencës në Shkodër: Hidrovorët në funksion të plotë, vijojmë gatishmërinë

Pas 6 muajsh, Kina raporton viktimat e para nga C*vid

Pas 6 muajsh, Kina raporton viktimat e para nga C*vid







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com