Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Pushimet brenda vendit, shqiptarët preferojnë gjysmën e vitit Korçën më pas Durrësin dhe Vlorën

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Preferencat për destinacione pushimesh brenda vendit ndryshojnë me tremujorë, por për të paktën gjysmë viti Korça mbetet e përzgjedhura kryesore. Të dhënat e INSTAT në anketën e turizmit “Pushime dhe Udhëtime” për vitin e kaluar tregojnë se qyteti juglindor i vendit është destinacioni kryesor në tremujorin e parë dhe të fundit të vitit. Durrësi nga ana tjetër është më i preferuari në tremujorin e dytë kurse Vlora në të tretin.

“Nëse do të analizojmë udhëtimet e kryera në Shqipëri përgjatë tremujorëve të shpërndara sipas qëllimit ‘Pushime dhe kohë e lirë’, vihet re se në tremujorin e parë destinacion kryesor i udhëtimeve ka qenë qarku i Korçës me 31,4%, ndërsa udhëtimet që kanë si destinacion kryesor qarkun e Durrësit kanë regjistruar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në tremujorin e dytë 24,0%, dhe për tremujorin e tretë është regjistruar si destinacion i preferuar qarku i Vlorës me 51,3%.

Edhe në tremujorin e të katërt, udhëtimet me destinacion kryesor qarkun e Korçës kanë shënuar përqindjen më të lartë të udhëtimeve në përkatësisht 52,1%. Në vitin 2021, destinacionet më të preferuara të udhëtimeve të kryera jashtë Shqipërisë për ‘Pushime dhe kohë të lirë’ për tremujorin e parë janë: Mali i Zi, Kosova, Turqia dhe Dubai, për tremujorin e dytë: Maqedonia e Veriut dhe Turqia, në tremujorin e tretë: Greqia, Turqia dhe Mali i Zi dhe për tremujorin e katërt: Turqia dhe Kosova”, thuhet në anketën e INSTAT.

Udhëtimet sipas qellimit

INSTAT vlerëson se në vitin 2021, numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi (brenda apo jashtë Shqipërisë) të kryera nga individët banues në Shqipëri të moshës mbi 15 vjeç ishte 3.459.499. “Numri mesatar i netëve të qëndrimit për udhëtime të kryera është 4,3 netë. Udhëtimet për qëllime personale përbëjnë 97,1% të udhëtimeve gjithsej, ndërsa udhëtimet për qëllime biznesi 2,9% të tyre. Përqendrimet më të larta të udhëtimeve të kryera janë regjistruar në muajt: Gusht (18,6%), Korrik (12,4%), Qershor (11,5%) dhe Dhjetor (9,9%)”, thuhet në publikim.

Udhëtimet sipas qëllimit

Anketa tregon se në vitin 2021, janë regjistruar rreth 7,7% më shumë udhëtime në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj, krahasuar me vitin 2020. Përgjithësisht është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve, ku rritja më e lartë është shënuar për udhëtimet për qëllime personale dhe biznesi jashtë Shqipërisë.

“Në 2021, udhëtimet e kryera për qëllime “Vizita te të afërm dhe miq” në Shqipëri dhe jashtë saj janë rritur përkatësisht me 2,9 dhe 8,6 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Nëse do të analizojmë shpërndarjen e udhëtimeve sipas kohëzgjatjes së netëve të qëndrimit, udhëtimet e shkurtra (1-3 netë) në Shqipëri zënë një peshë më të madhe (70,0%) se udhëtimet e gjata (4+ netë). Ndryshe paraqitet situata për udhëtimet e kryera jashtë Shqipërisë ku peshën më të madhe të tyre e zënë udhëtimet e gjata (69,8%).

Nëse do të analizojmë më në detaj kohëzgjatjen e udhëtimeve sipas qëllimit në Shqipëri dhe jashtë saj, vërejmë se udhëtimet për “Pushime dhe kohë të lirë” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (59,4%) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (51,7%). Udhëtimet për “Vizita te të afërm dhe miq” kanë kohëzgjatje të shkurtër brenda vendit (79,9%) dhe kohëzgjatje të gjatë jashtë vendit (83,2%). Udhëtimet e kryera për qëllime biznesi kanë kohëzgjatje të shkurtër në Shqipëri (98,7%) dhe të gjatë jashtë saj (77,0%)”, thuhet në anketë.

Profili i udhëtarëve

“Analizimi i udhëtimeve sipas grup-moshës në vitin 2021, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç. Analizimi i udhëtimeve sipas gjinisë së udhëtarit, në vitin 2021, na tregon se përqindjet më të larta të udhëtimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga udhëtarët meshkuj (52,0% dhe 57,7%).

Lidhur me kohëzgjatjen e udhëtimeve të analizuar sipas grup-moshave të udhëtarëve, në vitin 2021, vihet re që udhëtimet me kohëzgjatje të shkurtër (1-3 netë) kanë shënuar përqindjen më të lartë për grup-moshën 45- 54 vjeç. Ndërsa udhëtimet me kohëzgjatje të gjatë (4+ netë) janë kryer nga grup-mosha 75+ vjeç”, vlerëson INSTAT. /Monitor

 

Tags: instatpushimeudhetime

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026
Aktualitet

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026
Aktualitet

Tragjedia në bregdetin e Shëngjinit/ Nufi: Jemi pranë familjeve të prekura dhe qytetarëve të Kosovës

21:50 | 03/06/2026
Next Post

Masakra në Stamboll/ Autorja, agjente speciale e inteligjencës. Ja si komunikonte me bashkëpunëtorët

Shqiptarët nuk tërhiqen, ja kur do të mbahet protesta e radhës në Londër

Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në veri të Kosovës







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com