Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

“S’pretendoj të marr Nobelin”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij

3 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
“S’pretendoj të marr Nobelin”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative për librin e tij

Prej momentit kur Ermal Mamaqi promovoi librin e tij të ri “Në garë me veten”, të shumtat ishin kritikat dhe paragjykimet nga personazhe të botës së medias por jo vetëm. Një pjesë e mirë e tyre janë treguar skeptikë dhe pretendojnë se të tilla libra hidhen në shitje vetëm për biznes. Për t’i dhënë fund njëherë e mirë komenteve negative, Ermali ka vendosur që t’i sqarojë përmes një postimi në Instagram, ku qartazi lexohen komente jo dhe aq dashamirëse për librin e tij të ri. Në përshkrimin e fotos, Ermali shkruan:

“Lexoj disa prej komenteve në rrjet dhe më vjen keq që konstatoj se mentaliteti i shoqërisë sonë ka ndryshuar pak ndër vite. E njëjta gjë ndodh me çdo projekt timin. I njëjti proces, tashmë i parashikueshëm. Ulem, punoj, bëj plot pasion dhe dëshirë projektin që dua të realizoj.

Më tej, vjen një valë e madhe kundërshtish, paragjykimesh, sulmesh nga njerëz që dinë fare pak për mua. Vetëm atë që kanë parë në ekran. Por edhe atë në shumë raste mund ta keni keqkuptuar. Më pas, e gjithë kjo energji negative e akumuluar, kthehet në konsum dhe në fund, në duartrokitje. Sipas një hulumtimi që kam bërë, në botë shkruhen përafërsisht 1 milionë libra në vit. Jetojmë në një shoqëri të lirë, ku çdo njeri ka mundësinë të shfrytëzojë të drejtat themelore, në këtë rast, lirinë e shprehjes. Është tregu që i bën më pas ndarjet, sipas meritave dhe aftësisë.

Në librin “Në garë me veten”, nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam treguar copëza nga historitë e jetës sime, mësimet që kam marrë në trajnimet e shumta dhe reflektimet e mia personale nga gjithçka kam kaluar. Aty do të gjeni të rrëfyera me shumë sinqeritet, ngjarje që nuk i kam treguar asnjëherë më parë dhe kjo është bërë me qëllimin për të ndihmuar ata që gjenden në të njëjtat rrethana dhe vënë në dyshim veten nëse mund t`ja dalin.

Nuk e di pse kjo iniciativë shihet si një sfidë ndaj shkrimtarëve apo kandidaturave për “Nobel” në vitin e ardhshëm, kur unë nuk kam shfaqur ndonjë pretendim të tillë. Shihini gjërat kthjellët, ashtu si ato janë. Në librin tim madje mund të mësoni se si t`i menaxhoni më mirë emocionet dhe kjo do t’ju vlejë shumë.

Kudo në botë, artistët, futbollistët, trajnerët e motivimit, ndajnë historitë dhe përvojat e tyre jetësore me të tjerë. Edhe ju, jeni po aq të lirë të shkruani, të realizoni gjithçka ju vjen në mend, pasi asnjë dëm nuk mund të vijë nga krijimtaria dhe aq më pak, nga një libër vetëzhvillimi. Uroj shumë që kohën tuaj ta përdorni në mënyrë më produktive (ashtu si unë kur realizoj projektet e mia) dhe nëse doni të dini diçka më shumë edhe për këtë, mund të gjeni disa këshilla të shkruara në libër.
Bëhuni versioni juaj më i mirë,
Përqafime për të gjithë nga Ermali

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Tags: ermal mamaqiliberNë garë me veten

TË LIDHURA

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Next Post
“Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”, shqiptarët protestojnë në Angli (VIDEO)

“Braverman ti mund të jesh kriminele, ne jo”, shqiptarët protestojnë në Angli (VIDEO)

Nga futbollist në polic, ndryshimi që ka pësuar ish-sulmuesi i Premier Ligës

Nga futbollist në polic, ndryshimi që ka pësuar ish-sulmuesi i Premier Ligës

Lista/ Miqësoret me Italinë dhe Armeninë, Reja thërret 27 futbollistë

Lista/ Miqësoret me Italinë dhe Armeninë, Reja thërret 27 futbollistë

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Marrëveshja e paqes e Trump/ Netanyahu zhvillon mbledhje urgjente pas reagimit të Hamasit, nuk fton ministrat Ben Gvir dhe Smotrich
Bota

Marrëveshja e paqes e Trump/ Netanyahu zhvillon mbledhje urgjente pas reagimit të Hamasit, nuk fton ministrat Ben Gvir dhe Smotrich

by mirseda
17:09 | 04/10/2025
0

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim konsultimi emergjente pasi Hamas ka paraqitur përgjigjen e tij lidhur...

Spanjë / 23-vjeçari shpëtohet nga autoritetet pas tre ditësh lufte për mbijetesë në det

Spanjë / 23-vjeçari shpëtohet nga autoritetet pas tre ditësh lufte për mbijetesë në det

17:07 | 04/10/2025
Aksioni i dytë i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

Aksioni i dytë i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

17:00 | 04/10/2025
Pse Donald Trump e ka të vështirë ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe?

Pse Donald Trump e ka të vështirë ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe?

16:57 | 04/10/2025
U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet pranë varrezave të qytetit

U raportua i zhdukur prej dy ditësh, 93-vjeçari nga Delvina gjendet pranë varrezave të qytetit

16:55 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com