Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nexhmije Hoxha u hetua për kafe, sot nuk i kërkohet llogari politikanëve që kanë miliarda?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nexhmije Hoxha u hetua për kafe, sot nuk i kërkohet llogari politikanëve që kanë miliarda?

Nga: Ylli Pata

Kush në vitin 1991 ka qenë i rritur, e mban mend se pikërisht në atë kohë, para se të vinte në pushtet Partia Demokratike e të rrëmbente të gjitha pushtetet, përfshirë dhe Prokurorinë, nisi hetimi ndaj nomenklaturës së lartë komuniste në Shqipëri.

President i Republikës ishte i ndjeri Ramiz Alia, kur prokuroria shqiptare bëri të gjithë inventarin e shpenzimeve që drejtusit e lartë të PPSH-së, përfshirë të venë e Enver Hoxhës.

Kur Sali Berisha u bë President pas 22 marsit 1992, Nexhmije Hoxha u arrestua dhe u mbajt në burg deri në gjykimin e saj e siç dihet u dënua.

Por në thelb, akuza që mbrojti prokuroria tashmë e komanduar nga partia në pushtet, mbështetej nga hetimi që kishte nisur në vitin 1991. Gjyqi në atë kohë u bë publik, ku përveçse gruaja e Enver Hoxhës, i pandehur ishte dhee drejtusi i ndërmarrjes që furnizonte udhëheqjen e lartë komununiste.

Ai gjyq mori emrin si procesi i kafeve dhe shamive të letrës, pasi shumica e zërit që kishte kaluar shpenzimet ishte ai për kafe për njerëz që vinin në shtëpinë e Enver Hoxhës, e që natyrisht ishin shumë, por edhe sasia e letrave për fshirje buzësh, që në atë kohë mund të quheshin luks. Ai proces megjithatë, pati një histori interesante, që në fakt askush nga kronistët nuk e regjistroi në mënyrë besnike. Edhe sot e gjen të vështirë të mbledhësh materiale nga ai proces.

Por, keq apo mirë, prokuroria e asaj kohe, që vinte nga nomenklatura komuniste arriti të bëjë një radiografi të shpenzimeve buxhetore që nomenklatura kishte përfituar. Edhe pse sot ai shpenzim konsiderohet çikërrimë.

Keq apo mirë, e veja e Enver Hoxhës nuk kishte pronë të vilës ku jetoi bashkë me familjen e saj në bllokun e udhëheqejes. Madje, deri sa vdiq para pak vitesh jetoi në një pulari në periferi te Tiranës.

Ndërsa politikanët e zyrtarët e lartë të 30 vjeçarit postkomunist, hynë në politikë shumë më të varfër se Nexhmije Hoxha, e sot, jetojnë në banesa luksoze, kanë shtëpi në bregdet të një standardi milionerësh, që njihen si vilat e Lalzit, fëmijët, nipërit jetojnë në luks, në SHqipëri dhe në vendet më të shtrenjta të botës.

Kanë pasuri të tundshme të frikshme, automobile që kushtojnë jo dy po tre shifra. Po si ka mundësi që SPAK, mirë që nuk i heton, por thjesht të bëjë një inventar të pasurisë; një inventar të thjeshtë, ku jetojnë ata dhe familjet e tyre, çfarë automjetesh vozisin, ku i bëjnë pushimet e ku janë shkolluar. Kaq të thjeshtë, dhe ta botojnë. Pastaj t’ja lënë popullit, që ndoshta, kur ta shikojë në letër sa janë pasuritë e tyre mund të marrë një vendim ndryshe….

Tags: Nexhmije Hoxharamiz aliaylli pata

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Policja e Elbasanit që trazoi rrjetin: Jam e virgjër, sepse nuk jam martuar akoma

Policja e Elbasanit që trazoi rrjetin: Jam e virgjër, sepse nuk jam martuar akoma

Ish-deputeti shpërthen ndaj opozitës: Të isha unë do i shaja më keq

Ish-deputeti shpërthen ndaj opozitës: Të isha unë do i shaja më keq

Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave

Tepsia, timoni, kazani dhe partia e rublave







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë
Sport

Ndeshja ndaj Anglisë, Sylvinho në konferencë

by mirseda
17:11 | 15/11/2025
0

Shqipëria ia arriti qëllimit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të një Botërori....

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

Policia njofton plan masash për ndeshjen Shqipëri–Angli; kufizime qarkullimi në disa akse rrugore

16:51 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025
Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

Serbia në krizë nafte: Sanksionet e SHBA ndaj NIS rrisin çmimet, rezervat për 10 ditë

16:22 | 15/11/2025
Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

Greqi, gjendet drogë e fshehur në një kafaz për mbarështimin e qenve në Veria

16:18 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com