Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ibrahimaj: BE, 80 mln euro grant si mbështetje buxhetore për energjinë

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ibrahimaj: BE, 80 mln euro grant si mbështetje buxhetore për energjinë

Deputetët e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave miratuan parimisht me votat e mazhorancës projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2023. Paketa e re fiskale rrit penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkoolike.

Një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore synon dhjetëfishim të gjobave për moslëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin koorporativ. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin koorporativ ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.”

Ndryshimet parashikojnë rritjen e penaliteteve për tatimpaguesit entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës. Sipas Ministrisë së Financave ky ndryshim vjen si rezultat i domosdoshmërisë për ashpërsimin e penaliteteve në luftën kundër evazionit për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpaguesish.

Ndryshimet në projektligjin për akcizën të propozuara nga Ministria e Financave dhe ekonomisë unifikojnë akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl. Me paketën e re unifikohet edhe akciza e pijeve të forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekë për HL alkool.

Për projektbuxhetin e ri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kërkoi që në rishikimet nen për nen të tij të pasqyrohet edhe granti prej 80 mln euro që BE do të alokojë në mbështetje të energjisë.

“Pasi sollën në Kuvend projektbuxhetin 2023 kemi marrë lajmin se Bashkimi Europian do të alokojë grantin prej 80 mln euro në mbështetje të sektorit të energjisë elektrike. Mbështetja nuk është pasqyruar në buxhet dhe kur të bëhet rishikimi nen për nen do të duhet të pasqyrojmë edhe këtë element”. Ministrja Ibrahimaj tha se fondi nuk ishte parashikuar në projektbuxhet, pasi fondet e IPA-s disbursohen në bazë të programeve.

“Është projekti IPA 3 që do të niste zbatimin. Ndërkohë u mendua që fondet në total për IPA 3 që disbursohen ndër vite, dhe jo në një 1 vit të kalojnë në mbështetje në formë granti për energjinë elektrike dhe në formë aplikimesh për sektorin energjetik.

Këto fonde futen në buxhet në momentin që janë mbështetje buxhetore, jo nëse janë aplikime për projekte që mund të zbatohen nga ministritë e linjës apo organet e qeverisë ose mund të zbatohen edhe nga OJF. Nëse janë për ministritë e linjës në buxhet futen si mbështetje me TVSh si kosto lokale.

Për IPA 3 mosparashikimi i kostos lokale është incetivë e parashikuar edhe në projektligjin e TVSh-së për paketën fiskale. Kjo është arsyeja pse këto fonde nuk ishin parashikuar në projektbuxhet dhe duhet të futen, pasi në momentin që kemi hartuar buxhetin nuk i kishim”. /Monitor

Tags: Delina IbrahimajenergjiaPaketa e re fiskale

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
“Gjergji është njish fare, i marrshin të keqen kush e shan”, e motra mohon akuzat

"Gjergji është njish fare, i marrshin të keqen kush e shan", e motra mohon akuzat

Primaret në PD/ Emrat e kandidatëve zyrtarë për Tiranën, mes tyre edhe aktori i njohur i humorit

Primaret në PD/ Emrat e kandidatëve zyrtarë për Tiranën, mes tyre edhe aktori i njohur i humorit

Diell dhe vranësira kalimtare, por çfarë ka rezervuar moti në pjesën e dytë të ditës

Diell dhe vranësira kalimtare, por çfarë ka rezervuar moti në pjesën e dytë të ditës







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com