Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Druri ka dalë nga xheneti. Të rreh ai që të do”

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Çapajev Gjokutaj

Agresiviteti rrënqethës kundër një të moshuare në azilin e Pejës ka nxjerrë si temë të ditës edhe raportet e shoqërisë tonë me dhunën.

Druri ka dalë nga xheneti. Të rreh ai që të do. Këto i dëgjonim rëndom në fëmijëri, kur hanim ndonjë dackë.

Sot e kësaj dite nuk di ta shpjegoj: pse të rriturit e ndjenin të nevojshme të përligjnin dhunën?

Mbase për të zbutur ndjenjën e fajit. Ngrinin dorë mbi ne, fëmijët, qënie të dashura e të dobëta, aq të etura për dhembshuri e pekule.

Mbase se shtrëngimi dhe dhuna janë pjesë legjitime e moralit patriarkal. Burojnë nga bindja se ata që janë poshtë, fëmijë, gra, të skamur etj. mund të bëhen zap vetëm me detyrim e forcë.

Kjo trashëgimi e lashtë u harlis dukshëm kur ra në truallin e ideologjisë totalitare që, përmes konceptesh të çuara në ekstrem si lufta e klasave etj., legjitimoi dhunën dhe represionin.

Mbase se hallet dhe varfëria i bënin njerëzit më të ashpër, marrdhëniet më të vështira dhe jetën më të zymtë.

Mbase se gjërat ndryshonin ngadalë, ndaj jeta e familjes, fisit apo bashkësisë idealizonin ruajtjen e traditës, autoritetin, status quo-në.

Ndryshe nga sot, kur gjërat ndryshojnë tak-fak dhe kur bën hajër njeriu i rritur me ndjenjën e guximit, me shpirtin e sipërmarrjes, me besim në vete e shpërfillje për autokratët.

S’ka gjëra të përjetshme. Madje edhe vetë koha është e përkohshme. Gjithsesi filozofime të kësaj natyre mund të na ndihmojnë ta kuptojmë dhunën si dukuri socialhistorike, por për ta shmangur atë duhet të bëjmë më pak bla bla bla e të kujdesemi më shumë për ca ‘vogëlima’ si zbatim normash e ligjesh, standarte shërbimi, trainim punonjësish, kontroll, transparencë  e vetrregullim strukturash dhe të tjera detaje të këtij lloji.

Po qe se do mbetemi vetëm në sferën e filozofimeve do ngrihet ai i lashti e do na përqeshë: Unë zot, ti zot, gomarin kush e kullot?

Tags: capajev gjokutajdhuneE MOSHUARAPeje

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

ZYRTARE/ Gerard Pique njofton tërheqjen nga futbolli

Rama: Veliaj do ta shkrijë çfarëdolloj pjelle që të nxjerrin Primaret e PD-së

Samiti i Procesit të Berlinit, arritjet dhe sfidat







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

by mirseda
18:54 | 08/06/2026
0

Me rastin e Javës Vjetore të Kulturës së Izraelit në Tiranë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në...

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët grumbullohen në Sheshin Skënderbej

18:30 | 08/06/2026

Rama pritet me protesta në Shkodër, qytetarët kundër projekteve në Rrjoll dhe Zvërnec

18:25 | 08/06/2026

Skema e pensioneve në krizë, 106 mln euro nga buxheti për të mbuluar deficitin në 2025

18:06 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com