Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Dhuna në azilin e Pejës! Ndaj qendrës ishte dërguar më parë një ankesë në Ministrinë e Punës! Qytetari: Pronari më bëri presion

4 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi kanë dhunuar të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në prangat e policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër, identiteti i të cilës nuk dihet. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Vajza e të moshuarës e ka nxjerrë nga azili. Ajo paguante rreth 600 euro në muaj, që infermierët të kujdeseshin për nënën e saj, pasi vuante nga Alzheimer. Por duket se nuk ishte rasti i vetëm, pasi ka patur edhe një tjetër denoncim për rast dhune në këtë azil privat, por që nuk ishte marrë parasysh nga institucionet përkatëse të Kosovës.

Babai i infemieres, Naim Pelaj i ka kërkuar falje familjes së dëshmorit, teksa iu ka bërë thirrje organeve të drejtësisë, që të merren me rastin që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë.

Për keqtrajtim ndaj të moshuarve në qendrën “Orenda”, para një viti një qytetar kishte çuar ankesë në Ministrinë e Punës.

Qytetari Tomor Hasani ka bërë të ditur për “Telegrafin” se me datën 20.09.2021 përmes një e-maili, ka çuar ankesë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për keqtrajtimet që iu janë bërë vazhdimisht të moshuarve në “Orenda”.

Sipas tij, pikërisht pronari i qendrës “Orenda”, Aton Rasaj, i ka bërë presion që ta tërheq ankesën nga ministria në fjalë.

“Fatkeqësisht pas ankesës time nuk është marrë asnjë masë nga institucioni në fjalë. Përkundrazi fëmijëve të familjares time që është e vendosur aty, u është bërë presion nga pronari i kësaj qendre Anton Rasaj, që të më bind ta tërheq këtë ankesë”, ka thënë Hasani.

Tags: Altina RexhepiAurona PelajdhuneE MOSHUARA

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Avokati tregon me sa vite burg mund të dënohet infermierja që dhunoi të moshuarën

Targat, Ballkani i Hapur mbi dy teneqe!

Akti çnjerëzor u filmua dhe u shpërnda në rrjetet sociale, policia jep detaje për rastin në Pejë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com