Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kush është pronari i hotelit me vlerë 1 milionë euro të konfiskuar në Durrës

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kush është pronari i hotelit me vlerë 1 milionë euro të konfiskuar në Durrës

Gjykata ka vendosur konfiskimin e hotelit “Colombo” në Durrës, në pronësi të Pëllumb Tudës alias Pali Tudës. Ka dyshime se kjo pasuri është vënë nga aktiviteti kriminal, pastrimi i parave të vënë nga lëndët narkotike, si edhe shfrytëzimi i prostitucionit.

“Colombo” është hoteli me vlerë 1 milion euro i konfiskuar sot në Durrës. Hoteli është në emër të Pëlumb Tudës, alias Pali Tuda, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare.

Pali Tuda, e kishte kthyer në vatër prostitucioni hotelin e tij “Colombo” në Durrës, duke arritur të gjenerojë të ardhura të shumta, çka ka sjellë ndërtimin e dy pallateve në Durrës, shkruan “Shqiptarja”. Një biznes që ka nisur fillimisht nga një “Bar-Kafe dhe Disko”, i regjistruar në 5 korrik 2011, por i pezulluar në 2015 dhe më pas në 2018, duket se ka ecur më së miri për të gjeneruar të ardhura, duke arritur të ngrenë një kapital financiar të konsiderueshëm në Durrës.

Kjo pasuri dyshohet se vjen nga të ardhura kriminale, kryesisht në trafikun e drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Për Pëllumb alias Pali Tuda, në datën 22 tetor 2015, prokuroria e Durrës ka nisur një hetim për akuzën e Shfrytëzimit të prostitucionit dhe Plagosje e lehtë me dashje ndaj një vajze me inicialet M.P.

Pikërisht kjo shtetase e akuzonte Pëllumb Tudën për Shfrytëzim prostitucioni, ku së bashku me të ushtronin prostitucion dhe disa vajza të tjera në ambientet e biznesit të tij “Colombo”. Siç thuhet në dosjen e Prokurorisë, ky procedim më pas është pushuar nga Prokuroria e Durrësit, pasi vajza që shfrytëzohej si prostitutë ka vendosur të tërheq dëshminë e saj, çka ka dashur të shfajësojë Pëllumb Tudën të cilin e kishte shumë frikë.

Rezulton se gjatë vitit 2003 deri në vitin 2008, Pëllumb Tuda, ka investuar në dy pallate në Durrës, me vlerë gati 800 mijë euro, prona këto që dyshohet se janë gjeneruar nga fitime financiare të veprimtarisë kriminale. Momentalisht të dyja këto prona janë vënë në sekuestro nga policia, ndërkohë pritet që vendimi i gjykatës së Durrësit të ankimohet në gjykatën e Apelit. Nëse dhe kjo gjykatë do vendosë lënien në fuqi të sekuestros atëherë, më pas është Drejtoria e Menaxhimit të Pasurive Kriminale që merr në administrim këto prona.

Tags: ColomboGjykataPëllumb Tuda

TË LIDHURA

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua
Politikë

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Next Post
Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

Irani kërcënon Shqipërinë: Sulme me dronë dhe raketa, kush është objektivi

“Zhdukje masive siç nuk është parë në Tokë prej miliona vitesh”, shkencëtarët zbulojnë tre asteroidët gjigant

“Zhdukje masive siç nuk është parë në Tokë prej miliona vitesh”, shkencëtarët zbulojnë tre asteroidët gjigant

Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel (Kamera e fshehtë)

Prostitucion te lulishtja e pallatit: 30 mijë Lekë në makinë, 50 mijë në hotel (Kamera e fshehtë)







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com