Këngëtarja Ronela Hajati i është rikthyer edhe një herë komenteve negative, ku e shajnë për peshën e saj. Ajo është ndalur edhe në disa etiketime, për të cilat ka dhënë edhe një koment thumbues.
View this post on Instagram
Këngëtarja ka arritur të dëshmojë se pavarësisht faktit që nuk ka përmasat “ideale skenike”, për të nuk ka qenë pengesë për të dhënë “show” dhe të prodhojnë hite.
View this post on Instagram
Ronela ka bërë një njoftim duke thënë se shpesh ndjekësit e quajnë “lopë”, teksa me ironi shkruan se ajo nuk ka as bark as “sisë”. Artistja iu kërkon ndjekësve ta krahasojnë me një kafshë tjetër, duke propozuar dragoin.
“Komenti më i keq që lexoj për veten është krahasimi me lopën… 98% e këtyre komenteve vijnë nga gjinia mashkullore… Lopa shkretë ka bark dhe “sisë”. Unë s’kam asnjërën nga këto më vjen keq… Më gjeni kafshë tjetër urgjent, Draguan për shembull, që dhe t’ju djeg në të njëjtën kohë, të bëj të paktën një gjë për ju”, shkruan Ronela në Instagram.