Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Sigurimi i Shtetit ka dashur të më bëjë bashkëpunëtor, por unë s’pranova!

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Rama urdhëroi falsifikimin e dosjes kur isha President. Ai ka rënë, është shumë rëndë!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se Sigurimi i Shtetit ka dashur ta bëjë bashkëpunëtor, por ka dështuar. Meta deklaroi se Sigurimi i Shtetit ka futur provokatorë, dhe ka dështuar (në atë kohë). Ndër të tjera shtoi se nuk ka pranuar të bëhet anëtar i Partisë të Punës.

“Unë kisha një Ilir Metaj tjetër në klasë, e kishte shtëpinë tek “Hoxha Tahsim”, unë e kisha te “Pazari i Ri”. Babai i tij ishte drejtor i Sigurimit të Shtetit të Tiranës. Ai vinte te shtëpia ime, sepse bënim edhe ushtrime bashkë, edhe unë shkoja te shtëpia e tij.

Sigurimi ka dashur të më bëjë dhe bashkëpunëtor, kjo gjë nuk ka ndodhur. Sigurimi i Shtetit ka futur provokatorë dhe ka dështuar (në atë kohë). Unë nuk kam pranuar të bëhem as anëtar i Partisë të Punës. E gjithë kjo përpjekje për të hapur një diskurs të tillë, duke patur në konsideratë një histori që unë ia kam treguar ndonjë ish-deputeti që unë ia kam treguar kur ka pasur halle në kohën e vet, në fillim të viteve 90-të. E gjitha kjo është trilluar si një histori ku shtohet një emër nga mbrapa personi”.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kreu i Partisë së Lirisë është pyetur edhe për akuzat në SPAK për lobim. Meta tha se këto janë shpikje. Ai theksoi se nuk ka frikë nga asnjë vendim i SPAK.

Ilir Meta: Zoti Fevziu këto janë të gjitha shpikje, janë mashtrime, janë trillime.

Blendi Fevziu: Keni frikë nga një vendim i SPAK?

Ilir Meta: Nuk kam frikë nga vendim as i Zotit, sepse edhe ai po mori vendim është çështje e tij, jo më nga këto instrumente që po i përdorin dhe po i keqpërdor Edi Rama në mënyrë ordinere…

Blendi Fevziu: Cilat instrumente? Ju keni shkuar vetë në SPAK. Pse kur bëjnë hetime ndaj jush keqpërdoren dhe kur bëjnë hetime ndaj Ramës dhe njerëzve të tij, kryejnë detyrën.

Ilir Meta: Unë çoj kallëzimin për Autoritetin në SPAK dhe Prokurori. Prokuroria nuk bën asnjë veprim hetimor dhe as nuk e regjistron çështjen, ndërkohë që ne japim ngjarjet, faktet, dokumentet dhe si duhet proceduar për një çështje që është skandaloze sepse ka të bëjë me Kuvendin, ka të bëjë me kryetarin e një partie në opozitë, ish-president, pra ka një interes. Por as kallëzuesin nuk e thërret për të sjellë të dhëna të tjera shtesë. Kjo është drejtësia e Edi Ramës.

Meta mohoi që të ketë paguar para për një foto të parealizuar me ish-Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Blendi Fevziu: A keni paguar për një foto të parealizuar me presidentin Trump?

Ilir Meta: Kurrë!

Tags: ilir metaKryetari i Partisë së LirisëSigurimi i Shtetit

TË LIDHURA

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

09:56 | 12/02/2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT
Aktualitet

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

09:46 | 12/02/2026
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

09:19 | 12/02/2026
Next Post
Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij

Spahiu: SPAK nuk e heton Berishën sepse nuk e lejon Edi Rama, ka frikë nga hakmarrja e tij

Përse u kris marrëdhënia mes Metës dhe Berishës për zgjedhjen e presidentit Begaj

Sali Berisha zgjodhi Metën dhe çau përfundimisht PD

Bleu Twitter-in, Musk pushon nga puna figurat e larta të kompanisë

Bleu Twitter-in, Musk pushon nga puna figurat e larta të kompanisë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit
Aktualitet

Banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID protestë sot para Kuvendit

by mirseda
09:56 | 12/02/2026
0

Ka nisur protesta e banorëve të Rrjolit të Velipojës, dhe ata që preken nga projekti TID në...

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë

Konstituimi i Kuvendit dhe krijimi i qeverisë së re/ Qeveria “Kurti 3” mban sot mbledhjen e parë

09:48 | 12/02/2026
Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

Nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë IMT

09:46 | 12/02/2026
“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

“Kam menduar boll edhe për ty”/ ‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët

09:32 | 12/02/2026
Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Presidenti Begaj uron Kurtin për mandatin e ri qeverisës: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

09:19 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com