Reperi Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik Don Xhoni, është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë në autostradë.
Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.
Arma i është gjetur në mjetin e tij të tipit BMW. Duket se incidentet nuk kanë fund për reperin, pasi kjo nuk është hera e parë që artisti ka probleme me policinë.
Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për “armëmbajtje pa leje”.