Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Përroi psiqik i Ilir Metës dhe poshtërimi që i bëri Berishës në shtëpinë e tij

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Ylli Pata

Sa herë Ilir Meta i futet historisë, është më shumë se parodi, e padyshim jep aq material për satirën politike reale sikur në Shqipëri të ekzistonte.

Meta sot foli për Musolinin, duke nënkuptuar Edi Ramën, e Klareta Petaçin, duke nënkuptuar Lulzim Bashën, por këto sipas të gjitha gjasave nuk i ka marrë vesh njeri. Pasi zhytja e Ilir Metës në histori, është më shumë se kabare, është një histori zbativëse e një nate dimri.

Por përtej kësaj, Ilir Meta është ngjitur në selinë blu për të takuar Sali Berishën, pikërisht pasi nga Amerika ka mbërritur një “raketë” politike interkontinentale.

E pas lëshimit të kësaj “rakete” nga Gabriel Escobar, Ilir Meta dha të kuptojë se ai do të vizitojëe gërmadhat e objektit të bombarduar, i cili duhet thënë se ishte frikësuar disi.

E siç dy javë më parë, Meta e vizitoi sërish Sali Berishën në një ditë të zezë për të, duke bërë të ditur se Doktori mund të jetë një “super politikan” po pa kreun e Partisë së Lirisë nuk bën dot.

E këtë Meta e tha hapur kur doli, i cili tha se referendum i tij ishte njëjtë me primaret e doktorit. Referendumi i Ilir Metës është pikërisht operacioni që ai ndoqi për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë, e cila quhej 5 minuta më parë Lëvizja Socialiste për Integrim. Referendumi për Ilir Metën është kur ai u bë kryetar i Partisë së re që u lind pa vdekur LSI, që ja mori as më pak e as më shumë por gruas së tij Monika Kryemadhi.

Edhe Primaret e doktorit, nuk se ndryshojnë shumë nga referendumi i Metës. Ndryshe nga kreu i PL, Berisha nuk ka bërë rrokadë me të shoqen, por afërsisht si Meta, familja e tij ka shumë fuqi në njerëzit që bëjnë opozitë. Madje njerëzit që e konsiderojnë veten opozitarë, kur duan të kritikojnë lidershipin thonë “nuk jemi ftuar te syri”.

Primaret e Berishës, janë tekstualisht siç e ka thënë “kandidati” për Tiranën Ilir Alimehmeti. “U takova me Berishën kokë më kokë dhe u poq vendimi”, tha ai në një intervistë në televizionin e familjes. E gallata këtu është që disa media “të pavarura” flasin për primare, kur në këtë rast flitet thjesht për një përzgjedhje nga shijet e doktorit dhe tarafit rreth tij.

Primare apo referendumi politik brenda partisë është një procees që Shqipëria nuk e ka bërë ende, nëse duhet ta bëjë, do të duhet të miratojë një varg rregullash për mbarëvatjen e primareve dhe mkbrojtjen e votës. Por ndërsa tek ne dhe vota kombëtare ruhet nga militantët, e bën këtë proces që është rutinë në Perëndim si “Mollë e Ndaluar”. As më pak kur flet Ilir Meta, i cili partinë  tij e ka bërë rokadë mes tij dhe gruas, e Berisha që shkatërroi partinë të cilën e drejtoi vetëm se e përjashtoi.

Megjithatë përtej këtij konteksti, vajtja e Metës te Berisha ishte një ultimatum politik, të cilin doktori e miratoi pa një pa dy. E shpalli një protestë më 12 nëntori, të cilën e përkrahu edhe Meta. Po përveç protestës, Foltorja dhe PL u shkrinë si parti me kandidatura të përbashkëta, që përveç kandidatit për kryetar bashkie, kanë folur edhe për kandidatin për kryetar të këshillit bashkiak. Kjo e fundit ishte një ekzagjerim, por që Meta e tha pikërisht për të poshtëruar Sali Berishën…

Tags: BerishaMetaylli pata

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Sociologu: 70 për qind e njerëzve stresohen në vendin e punës

Në portin e Durrësit mbërrin jahti i njeriut më të pasur në Indi

Spahiu tregon pse zgjodhën Alimehmetin kandidat për Tiranën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Politikë

“Keqinformoni fermerët”/ Salla përplaset me Braçen: Je i vetmi ministër Bujqësie që…

by mirseda
20:53 | 04/06/2026
0

Një përplasje ka ndodhur në seancën e sotme plenare mes ministrit të Bujqësisë, Andis Salla dhe deputetit...

Lamallari dhe Hita ngushëllojnë familjen e efektivit Enea Mekolli

20:41 | 04/06/2026

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt nëse të dyja palët bëjnë kompromis

20:39 | 04/06/2026

Familja e efektivit të vrarë në Maliq: Do të prehet në vendlindje, jo te Dëshmorët

20:21 | 04/06/2026

Protestuesit vendosin foton e efektivit të vrarë në shkallët e Kryeministrisë

20:19 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com