Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjykata e Strasburgut rrëzon kërkesën e ish-guvernatorit Ardian Fullani

Gjykata e Strasburgut ka rrëzuar ankimimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ky i fundit kundërshtonte shkarkimin e tij nga detyra, duke paditur kështu Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendin. Gjykata ka vendosur unanimisht të rrëzojë Fullanin, i cili ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar pasi u shkarkua nga detyra në vitin 2014. Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohet se Fullani nuk kishte përdorur të gjitha mjetet juridike të brendshme në dispozicion të tij.

Fullani u shkarkua në 2014, pasi u akuzua për “shpërdorim detyre”, pas zhdukjes së 713 milionë lekëve. Më pas ai u arrestua dhe gjykata e la në “arrest shtëpie”. Në dhjetor të 2015, u shpall i pafajshëm nga Apeli.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut

Në vendimin për çështjen Fullani kundër Shqipërisë (kërkesa nr. 4586/18) Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka shpallur unanimisht kërkesën të papranueshme. Vendimi është përfundimtar. Çështja kishte të bënte me vendimin e Kuvendit në vitin 2014 për të shkarkuar z. Fullani nga detyra si Guvernator i Bankës Qendrore të Shqipërisë, pas arrestimit të tij me dyshimin për “shpërdorim detyre”.

Më pas ai u shpall i pafajshëm. Ai ngriti veprime ligjore për të kundërshtuar shkarkimin e tij dhe gjykatat i dolën në favor, por hodhën poshtë kërkesën e tij për kompensim shtesë dhe rikthim në detyrë.

Gjykata konstatoi se z. Fullani nuk kishte përdorur të gjitha mjetet juridike të brendshme në dispozicion të tij. Në veçanti, ai nuk kishte paraqitur një ankesë kushtetuese e cila, që nga ndryshimet në Kushtetutë në vitin 2016, kishte qenë në parim, një mjet efektiv në lidhje me pretendimet për çdo shkelje të të drejtave të mbrojtura nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj që janë ratifikuar nga Shqipëria.

Tags: ardian fullaniBanka e Shqipërisëgjykata e strasburgutish-guvernatori

TË LIDHURA

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

19:35 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin
Aktualitet

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët
Politikë

Ish-deputeti demokrat: 11 maji ishte farsë, Berisha të hapë krahun – e mbështesin vetëm fanatikët

18:18 | 02/06/2025
Next Post
Dështon atentati/Kush është i “forti” i Durrësit që s’e kapi pl*mbi

E kërcënuan në rrjetet sociale për t’i marrë 3 mijë euro, pranga 3 personave

GJKKO dënon për shpifje dhe fyerje ish-deputetin, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

GJKKO dënon për shpifje dhe fyerje ish-deputetin, ja gjoba e majme që duhet të paguajë

Bashkimi i vetëm e i vërtetë i opozitës që shpëton vendin

Bashkimi i vetëm e i vërtetë i opozitës që shpëton vendin

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

by mirseda
19:35 | 02/06/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

19:31 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

18:21 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com