Pas më shumë se 1 muaji pezullim nga detyra, nënkomisarja Anisa Kostani është rikthyer në punë. Mësohet se oficerja e policisë e cila mban detyrën e nenkomisares pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit është rikthyer në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit.
Në media raportohet se oficerja e policisë e cila u pezullua për fyerjen e gazetarëve në rrjetet sociale, është rikthyer në detyrën që ajo ka mbajtur para pezullimit. Kostani do të vazhdojë të jetë nënkomisare pranë sektorit të krimit ekonomik në drejtorinë e Elbasanit.
Kostani më herët kërcënoi gazetarët në rrjetet sociale, dhe tha se ata do përfundojnë në rrotat e makinave. Ajo nuk ngurroi t’i quante gazetarët të degjeneruar, dhe që i kanë marrë “provimet nga profesora Don Zhuanë”.