Belinda Balluku ka thënë publikisht se nuk ka ndërmend të kandidoj për Bashkinë e Tiranës, pasi sipas saj, Erion Veliaj ka shkëlqyer. Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balluku u shpreh se Bashkia e Tiranës po drejtohet në mënyrë të suksesshme nga Erion Veliaj. Teksa vlerësoi punën e tij, Belinda Balluku tregoi ndër të tjera edhe për raportin familjar që kanë me njëri-tjetrin.
“Erioni ka shkëlqyer në Bashkinë e Tiranës, popullariteti që ka tregon se ka ditur t’i bëjë gjërat mirë dhe mund ta bëjë edhe më mirë në 4 vitet e ardhshme.
Gjej rastin të them se jemi dy njerëz që na bashkojnë familjet. Erioni është nun i vajzës sime. Dhe kur ulemi ndonjë fundjavë të hamë mëngjes bashkë dhe të bisedojmë, njerëzit na shohin me çudi pikërisht prej këtyre fjalëve që dalin, por nuk janë të vërteta”, u shpreh Balluku.