Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Opozita si strehë për dimrin ekonomik

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Rudina Hajdari

Shqiptarët nuk po kalojnë aspak ditë të mira. Si pasojë e rritjes së çmimit të naftës, të gjitha produktet, duke nisur nga ato të shportës dhe më gjerë kanë pësuar rritje domethënëse. Bashkë me to është rritur edhe çmimi i pothuajse të gjitha shërbimeve. Kosto e jetesës në vend është rritur me rreth 50% sipas ekspertëve, teksa të ardhurat janë po ato.

Fatkeqësisht, të dhënat tregojnë se ky nuk është fundi. Në tetor do të rritet edhe çmimi i energjisë elektrike, i cili përveçse do të rëndojë akoma më shumë buxhetin familjar, do të nxisë një valë të re të rritjes së çmimeve. Në të gjithë botën, krizat shoqërohen me paketa sociale, të cilat synojnë të zbusin efektin e krizës, duke e nisur nga më të dobëtit e shoqërisë dhe të gjitha shtresat e tjera. Kështu, shumë vende, duke nisur nga SHBA, kanë subvencionuar qytetarët e bizneset për rritjen e çmimit të gazit dhe naftës apo kanë miratuar, siç është rasti i Kosovës, paketa sociale për të ndihmuar në lehtësimin e barrës.

Në Shqipëri, ende nuk kemi asnjë politikë sociale të ngjashme dhe arsyet tashmë i dinë të gjithë. Buxheti i shtetit përdoret në masë të gjerë për të mbuluar kostot e koncesioneve, të cilat në shumicën e rasteve nuk ofrojnë asnjë shërbim. Inceneratorët e Fierit dhe Tiranës nuk ekzistojnë fare, ama paguhen rregullisht sikur të punonin. Paguhen edhe pse e gjithë skema e ndërtimit të tyre është gjykuar si aferë korruptive nga gjykata dhe në burg ndodhen një ish-ministër, një drejtor dhe drejtuesit e tyre janë në kërkim.

Përballë këtij realiteti, ku nga një anë kemi shqiptarët ata që janë dhe ata që shumë shpejt do të jenë në pamundësi për të përballuar ekonomikisht jetesën, dhe nga ana tjetër kemi një qeveri e cila buxhetin e përdor si plaçkë lufte dhe nuk ka asnjë ndjesi për situatën e vështirë të qytetarëve të saj, rruga e vetme mbeten protestat si një mjet për të detyruar qeverinë që ose të marrë masat e duhura ose të largohet. Unë besoj se qytetarët shqiptarë mezi po presin të bashkohen në sheshe sepse shumëkush e ka kuptuar që nëse nuk ka reagim, nuk ka përmirësim të jetesës. Është detyra e opozitës që të shndërrohet në strehë të të gjithë shqiptarëve, duke organizuar protesta të forta, efektive dhe me karakter ekonomik kështu që ato t’i apelojnë çdo shqiptari që sot po jeton në vështirësi e jo vetëm popullit opozitar. Sepse shqiptarët do të reagojnë në masë përballë kësaj shurdhërie dhe babëzie të pashoqë që qeveria po tregon.

Shqiptarët do të reagojnë në masë edhe ndaj deklaratave tip Maria Antonete të ministres së Energjisë, e cila problemin e shtrenjtimit të energjisë e lidh me gradimin e lavatriçes. Shqiptarët do të reagojnë në masë ndaj faktit që lekët e buxhetit vidhen nëpërmjet skemave tip incenerator, teksa ata detyrohen të paguajnë taksa deri më një duke u vënë në kushte mbijetese. Shqiptarët do të reagojnë në masë ndaj faktit që edhe pse në bursa nafta bie dhe sot është në nivele më të ulëta se para se të niste lufta në Ukrainë, bordi vetëm vendos për shtrenjtimin e saj duke pasuruar 3-4 veta në kurriz të 3 milionëve. Korrupsioni dhe situata e keqe ekonomike si pasojë e tij janë kauza që i bëjnë bashkë të gjithë shqiptarët, të majtë, të djathtë, të qendrës apo pa bindje politike. Sepse të gjithë ndajmë të njëjtën ëndërr të përbashkët, jetesën me dinjitet. Opozita duhet t’i ftojë dhe bindë të gjithë të bashkohen në shesh!

Tags: opozitaRudina Hajdarisituata ekonomike

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Presidenti italian: Vendi i Shqipërisë është në BE, rol kyç në këtë proces integrimi

Legjenda e Rozafës me ndërtimet pa leje

Shkencëtarët: Vaksina e re e malaries po ndryshon botën







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Dita e pestë e protestës/Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, gratë dhe fëmijët në krye

by mirseda
18:47 | 04/06/2026
0

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” për protestën kundër projektit në Zvërnec. Me flamuj dhe...

Rama në Vlorë miting me PS, por PD-ja organizon protestë në të njëjtën orë!

18:42 | 04/06/2026

Mesfushori i Interit bën bilancin: Fituam dy trofe. E ardhmja? Respektoj kontratën

18:39 | 04/06/2026

Tubimi në Tiranë, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

18:31 | 04/06/2026

Kupa e Botës 2026 thyen çdo rekord, risitë që vijnë nga kompeticioni më i rëndësishëm

18:26 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com