Këshilli i Ministrave ka emëruar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Lajmin në fjalë e ka përcjellë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Zoti Rrumbullaku është oficer karriere i lartë në Policinë e Shtetit, që ka mbajtur e kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit. I vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar gjithashtu dhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javen e kaluar të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Është drejtori që reformoi agjencinë që është kthyer në agjenci civile, dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndihen ndërkohë.
Zoti Rrumbullaku mban gradën e “Drejtuesit të Parë” në piramidën e Policisë së Shtetit, dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në orën 16:00 do bëjmë një prezantim të gjerë të z. Rrumbullaku dhe dy drejtorëve të tjerë të agjencive të Ministrisë së Brendshme, drejtoreshës së re të IKMT dhe drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore”, tha ministri Çuçi.
Profili i drejtorit të ri të policisë
EDUKIMI:
-Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
-Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
-Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.
KUALIFIKIME DHE TRAJNIME:
-Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, certifikuar më dt. 04/05/2001.
-Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, certifikuar më dt. 19/05/2001.
-Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikëqyrjes nga Programi ICITAP, certifikuar më dt. 05/04/2002.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, certifikuar më dt. 23/05/2003.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, certifikuar më dt. 20/06/2003.
-Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, certifikuar më dt. 21/10/2005
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, certifikuar më dt. 09/02/2006.
-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, certifikuar më dt. 12/12/2006.
-Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, certifikuar më dt. 22/01/2008.
-Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, certifikuar më dt. 13/06/2008.
-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.
KARRIERA PROFESIONALE:
-Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
-Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
-Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
-Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
-Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
-Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
-Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
-Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
-Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
-Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
-Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
-Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
-Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
-Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
-Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
-Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
-Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
-Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
-Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës Kundër Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
-Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
-Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
-Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
-Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
-Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
-Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
-Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.