Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ekzekutimi i 57-vjeçarit, akuzoi shtetin dhe krimin se po i shqetësojnë familjen. Kamerat fiksojnë autorin

Pasditen e djeshme u ekzekutua me 7 plumba 57-vjeçari Ismet Çekorja në lagjen “Guerile” të qytetit të Shkodrës. I ndjeri u qëllua pranë shtëpisë së tij. Nga ana e policisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin e ekzekutorëve të Ismet Çekorjes. Viktima u thirr nga një person, i cili i tregoi se e kërkonte dikush. Pasi ka dalë nga banesa, ndaj tij është qëlluar me breshëri plumbash. Vrasja e tij ndodhi pas 5 ditësh kur ai akuzoi publikisht strukturat shtetërore dhe grupet kriminale se po i shqetësojnë familjen, kur u shpall në kërkim djali i tij Bajram Çekorja, 24 vjeç së bashku me Tonato Fushajn, 20 vjeç për atentatin e dështuar në 25 gusht në Shkodër ndaj Alban Bruçit.

Hetimet

Disa persona të cilët kanë qenë prezent në momentin e vrasjes së 57-vjeçarit në Shkodër, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Shtetit. Mes tyre edhe Alban Bruçin dhe babain e tij.

Kamerat e sigurisë, të cilat janë sekuestruar nga policia në bizneset e zonës kanë mundur që të fiksojnë autorin. Ai ishte me motor dhe me skafandër, duke e fshehur identitetin e tij.

Deri në këto momente nuk ka asnjë autor të dyshuar të këtij krimi, dhe pista kryesore që po hetohet është konflikti i djalit të tij që është akuzuar si autor i atentatit Alban Bruçi.

Çfarë thoshte Ismet Çekorja 

Kërkimin për arrestimin e të birit nga policia për atentatin ndaj Alban Bruçit, Ismet Çekorja e quajti sulm të organizuar nga banditë të veshur me pushtet dhe hajdut biçikletash. Ai bëri thirrje që të bëhet drejtësi me familjen e tij, dhe të gjitha ngjarjet për të cilat akuzohet i biri 24-vjeçar. “Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa banditë, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet.

Se cila është arsyeja, ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime, dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugësh dhe nuk mundet as të punojë, as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet”, tha për mediat Ismet Çekorja.

Tags: Ismet ÇekorjaShkoder

TË LIDHURA

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

21:53 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Next Post
Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Kush është shkaktari i kolapsit të euros?

Një ditë pas largimit si President, Meta del me mesazhin e koduar

Partia e Lirisë i "ndryshon" emrin kryetarit, nga Ilir Meta e prezanton si Metaj

Thellohet skandali me rastin e abuzimit ndaj 11-vjeçares, arrestohen edhe 6 persona të tjerë

Thellohet skandali me rastin e abuzimit ndaj 11-vjeçares, arrestohen edhe 6 persona të tjerë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com