Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kurti u bën thirrje serbëve të riregjistrojnë makinat në RKS

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kurti: Serbia mohon me paturpësi gjenocidin në Srebrenicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të riregjistrojnë makinat e tyre në targat RKS – Republika e Kosovës – teksa më 1 shtator ka nisur afati dymujor për riregjistrim. Qytetarët serbë në veri të Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia – sikurse PR, KM, PZ, GL e të ngjashme – do të mund t’i regjistrojnë ato në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve.

“Targat e lëshuara nga Serbia PR, KM, PZ, GL, UR, PE dhe GJA janë trashëgimi e Millosheviqit. Kjo trashëgimi është barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar. Konvertimi në targa RKS eliminon këtë barrë dhe ju siguron lëvizje të lirë, të pa penguar dhe pa paragjykime në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Kurti përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe të postuar në rrjetet sociale.

Ai tha se riregjistrimi do t’u mundësojë qytetarëve serbë që me makinat e tyre të qarkullojnë në tërë territorin e Kosovës. Sipas Kurtit, 401.945 vetura janë të regjistruara me targat RKS.

“Prej tyre, dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen në targa RKS përbëjnë rreth 2 për qind të tyre”, tha ai.

Riregjistrimi, sipas Kurtit, do të ketë edhe përfitime financiare deri në 5.000 euro, pasi qytetarët që regjistrojnë veturat në RKS do të lirohen nga disa tatime.

Në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe (Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut) vlerësohen se qarkullojnë 10.000 vetura me targa serbe.

Teksa Serbia ka kërkuar që serbët në veri të përdorin targa KS – që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës – Kosova ka kundërshtuar një ide të tillë.

Por, që një qytetar të regjistrojë një veturë në Kosovë, atij i duhet që të ketë dokumente të Kosovës, përkatësisht letërnjoftim.

Serbët që jetojnë në veri të Kosovës përballen me një sërë problemesh për pajisjen me dokumente të Kosovës. Për pajisjen me letërnjoftim ata duhet të kenë vërtetim se kanë shtetësi. Shumica e serbëve në Kosovë kanë shtetësi të dyfishtë dhe ata përdorin shtetësinë e Serbisë. Por, Kosova dhe Serbia nuk njohin sistemet e njëra-tjetrës dhe Prishtina zyrtare shpesh nuk njeh dokumentet e lëshuar nga autoritetet serbe. Si rrjedhojë, mungesa e dokumenteve të Kosovës mund të paraqesë problem për procesin e riregjistrimit të makinave. /evropaelire

Tags: kosoveletërnjoftimserbi

TË LIDHURA

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një  personi brenda banesës së tij
Rajoni

Përsëritet tragjedia në Itali, monoksidi i karbonit i merr jetën një personi brenda banesës së tij

10:20 | 26/02/2026
Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme
Rajoni

Kontrollet në burgun e Domokos, zbardhen emrat e shqiptarëve që i’u gjetën sende të paligjshme

15:24 | 25/02/2026
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë
Kosovo

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

09:13 | 25/02/2026
Next Post
Tronditi opinionin publik, autori lihet në burg

Tronditi opinionin publik, autori lihet në burg

Vr*u vëllain dhe kunatën/Avokati: A*mën e ka me leje, Arsen Muskurti vuan nga shëndeti mendor

Vr*u vëllain dhe kunatën/Avokati: A*mën e ka me leje, Arsen Muskurti vuan nga shëndeti mendor

OKB: Kina mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit në Xinjiang

OKB: Kina mund të ketë kryer krime kundër njerëzimit në Xinjiang







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos
Showbizz

“A ndjen diçka për mua?”/ Darkë romantike në BBV, përgjigjja e Selin ndaj Gimbos

by mirseda
22:48 | 27/02/2026
0

Selin dhe Gimbo kanë darkuar bashkë, tashmë larg banorëve të tjerë. Me një kërkesë të Gimbos, Vëllai...

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

Donald Trump: Diskutime me Kubën, s’përjashtohet një pushtim “miqësor”

22:18 | 27/02/2026
Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

Aksion “blic” në hyrje të Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj mjeteve

21:53 | 27/02/2026
Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

Nesër protesta e opozitës, Ambasada e Amerikane udhëzon qytetarët të shmangin qendrën e Tiranës

21:24 | 27/02/2026
Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, dalin DETAJE nga ceremonia

21:04 | 27/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com