Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk janë të trembur se do dënohen, por pse po guxohet të preken

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Këtë javë ai mbyll detyrimet në Presidencë”, Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës në opozitarizmin kundër Ramës

Nga: Mero Bezo

Sali Berisha dje vonoi disa orë ti dilte në krah Ilir Metës. Ishte e pazakontë që Ilir Meta kishte vënë kujën kundër SPAK qysh në orën 11 paradite dhe ai reagoi vetëm rreth orës 20 në mbrëmje. E gjithë ajo periudhë heshtjeje, hezitimi apo përsiatje e tij e mbart brenda gjithë të vërtetën e reagimit kriminal ndaj drejtësisë të dyshes Berisha Meta.

Fillimisht Sali Berisha ka heshtur jo se nuk ka kontakt me Ilir Metën, por se ka menduar se është një nga ato “lojërat e luftës” që Ilir Meta bën shpesh me drejtësinë në vend. Reagimi i egër i Ilir Metës dhe njerëzve të tij në këtë rast është pjesë e regjisë.

Më pas reagoi ashpër ambasadorja e SHBA dhe Ilir Meta u desh të zbythej bashkë me njerëzit e tij. Situata u bë më serioze në orët e mbasdites kur nisën të rrjedhin detaje nga dosja që SPAK ka nisur hetimin.

Ishte e qartë se Ilir Meta ishte në telashe dhe Sali Berisha në një telash edhe më të madh, me heshtjen e tij. Ai duhet doemos të reagonte, ti ngjante dhe ta tejkalonte në egërsinë e reagimit të tij, Ilir Metën. Për shumë arsye. Për të vetat dhe të Ilir Metës.

Arsyeja ishte se ai kuptoi që drejtësia po vepronte pa leje të tyre. Nuk është e sigurt sa fuqi ka drejtësia për të shkuar deri në fund, apo për thellësinë e fakteve që do të hetoj. Por kjo atyre nuk ju hyn në punë. Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk janë mbrojtur ndonjëherë me fakte, por me shantazhe ndaj drejtësisë. Nëse ju bie ky sistem, ata nuk ndjehen më të qetë edhe sikur prokuror të çështjes të vësh Argitën dhe gjykatës Shkëlzenin. Ata kanë mbijetuar.

Për të bllokuar hetimet ndaj Argita Berishës dhe Damir Fazlicit më 2008, për pastrim të provuar paresh, Sali Berisha përdori dhe policinë e shtetit të mos lejonte prokurorinë të ndalte Fazlicin në Rinas dhe më pas përdori një gjykatës të tij për të mos e filluar çështjen.

Për të ndalur thirrjen e djalit të tij në prokurori pas tragjedisë së Gërdecit, ai shantazhoj zëvendësprokurorin e Përgjithshëm duke e akuzuar si prokuror të diktuarës, duke e detyruar atë të jepte dorëheqje, ndërsa shokët e tij të klasës anëtarë të Gjykatës së lart që i dhanë garanci për të mbrojtur ortakët e djalit të tij në Gërdec, i mbajti në detyrë. Prokuroria as guxoi ta thërriste për kafe Shkëlzen Berishën edhe pse faktet i kishte dhe i ka mal mbi tavolinë për implikimin e tij direkt si pronari “de facto” i biznesit vdekjeprurës në Gërdec.

Për të ndaluar hetimin dhe ndëshkimin e tij për vrasjen e 4 qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur dhe të parrezikshëm më 21 Janar 2011, ai ngriti një Komision parlamentar që vuri nën akuzë për grusht shteti gjithë piramidën e shtetit shqiptar që nga presidenti i Republikës, kryeprokurorja e përgjithshme dhe katër gazetarë. Arsyeja ishte që hetimi të konsiderohej në konflikt politik me qeverinë dhe të zhvlerësohej. Dhe e vazhdoi luftën duke bërë sulme poshtëruese ndaj kryeprokurores derisa çështja u varros pa u thirrur ai në prokurori.

Një natë para se Ilir Meta të gjykohej për videon e famshme ai i shkoi demonstrativisht në shtëpi të tij, për ti treguar atij se do përdorte autoritetin e vet për të mbajtur larg drejtësinë prej tij. Dhe shkoi në një shtëpi aspak miqësore, mosbesuese ndaj tij. Shkoi gati si peng për të provuar devotshmërinë. Ashtu ishte dhe mbrëmë.
Ky është mekanizmi mbrojtës i tij. Ai kërkon të mos i preket miti që ai mund të hetohet dhe gjykohet. Nuk i intereson thellësia apo pesha e hetimit. I intereson të mos guxoj njeri ta hetojë.

Ky është dhe shpjegimi pse ai dje vonë, reagoi me aq egërsi dhe ulërima për Ilir Metën. Reagoi se kuptoi që miti i tyre po bie dhe i pari në radhë shkoi aleati i tij. Ai e di që i dyti e ka radhën ai. Dhe nuk i trembet dënimit, më shumë se sa çmitizimit të tij si njeri që nuk guxon kush ta hetoj.

Klithmat e tij dje në errësirë, janë kuisjet e një bishe që ndjen se po i afrohet rreziku. Dhe rrezik për të është “çburrërimi” për ta çuar para drejtësisë.

Të tjerat për të nuk kanë rëndësi se ai e di vet çka bërë. Ajo çfarë e ka mbajtur në këmbë, është se nuk ka guxuar njeri ta përballë me krimet e veta. Ndaj i duket fundi i botës që dikush mund ti trokas tek porta.

Tags: BerishaMero BezoMeta

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Energjia/Berisha: Në Portin e Vlorës po sillen impiante nga Bangladeshi, 760 milionë euro për 2 vite

Energjia/Berisha: Në Portin e Vlorës po sillen impiante nga Bangladeshi, 760 milionë euro për 2 vite

Berisha: Rama në përgjime, është regjistruar duke folur me grupe kriminale

Berisha: Rama në përgjime, është regjistruar duke folur me grupe kriminale

Rusët “kanë spiunuar ushtarët ukrainas” që po trajnohen në Gjermani

Rusët "kanë spiunuar ushtarët ukrainas" që po trajnohen në Gjermani

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9 vite nga Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës

by mirseda
08:13 | 05/09/2025
0

Sot festohet dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares shqiptare që iu përkushtua ndihmës ndaj të varfërve....

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

Shkodër, ekzekutohet me armë zjarri një person në qendër të qytetit. Nuk dihet identiteti i viktimës

22:46 | 04/09/2025
“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

“Parku Eden” kushtoi 3.7 milionë euro/ Rama: U pëlqen atyre që vijnë të më takojnë

22:15 | 04/09/2025
Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

Dy turistë francezë humbin rrugën në Parkun “Shebenik”, gjenden pas 2 orësh kërkime

21:57 | 04/09/2025
A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

A është shitur ishulli i Sazanit? Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

21:36 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com