Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

(16) Pas ngjarjes Gramshit me rusët, Kiko shpall veten non grata ….

3 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Çmimi i marrëzisë!

Nga: Lutfi Dervishi

I trembur sa asnjë herë tjetër pas ngjarjes në Gramsh me 3 spiunë rusë që kërkonin të fotografonin uzinën e prodhimit të fishekëve, Kiko vendosi të shpall veten non grata në disa zona të Shqipërisë.

Kurrë nuk do të shkel në Gramsh, në Poliçan dhe as te Bunkart1. (Në bunk’Art 1 është ekspozuar plani i bunkerizimit të Shqipërisë). Këtë vendim Kiko e mori pas një reflektimi të thellë për ngjarjen e Gramshit. çfarë sekreti ka në uzinën që nuk punon prej 20 vjetësh në Gramsh? çfarë misteri përmban “Objekti 85” i ushtrisë?.

OSHE i ka prerë dritat këtij objekti se nuk ka paguar energji. Bashkia e Gramshit ka dhënë 30 kontrata përdorimi për objeket aty- 27 banimi dhe 3 biznese. çfarë të ketë Objekti 85 që rrezikon të kthehet në përplasje të madhe mes Rusisë dhe Shqipërisë. “Përplasja për 4 nëndeteset në bazën e Pashalimanit në vitin 1961 është si teatër kukullash para kësaj të Objektit 85”.

çfarë sekretesh ka këtu, kur hapësirën ajrore nga Shkumbini e poshtë e ruan aviacioni grek dhe nga Shkumbini e lart e ruan aviacioni italian?! Hapësirën detare e ruan Guardia di Finanza. çfarë sekretesh ka kur me Open Ballkan, ku serbët dhe rusët me pasaporta serbe do të vijën pa kontroll dhe pa u regjistruar fare?

E megjithatë- konkludoi majmuni Kiko, politika nuk është për mua. Sa të marrin përgjigje këto pyetje, ne pr*panicë zbuluarit e hamë të parët.

Për siguri Kiko ç’instaloi aplikacionin google earth se me anë të tij sheh edhe oborret e shtëpive të njerëzve dhe jo më objektet e mëdha si “objekti 85”.

Kur mësoi se si provë policia ka sekuestruar fotot e objekteve të vjetra të rusëve, Kiko mbylli llogarinë e hapur në instagram dhe nisi fshirjen e fotove që kishte koleksionuar nga Shqipëria.

Lista e fotove të fshira:

  1. Superfosfati i Laçit.
  2. Azotiku i Fierit.
  3. Kombinati Metalurgjik çeliku i Partisë.
  4. Fabrika e Gozhde – Bullonave Kavajë.
  5. Fabrika e Sapunit – Rrogozhinë.
  6. Fabrika e Plastmasit – Lushnjë.
  7. Fabrika e Sodës- Vlorë.
  8. Trikotazhi – Berat.
  9. Fabrika e Komposto- Reçelit- Peshkopi.
  10. Kantina e Rakisë – Klos
  11. Fabrika Qilimave- Krujë.
  12. Fabrika Sixhadeve- Kukës
  13. Fabrika e çadrave- Gjirokastër

14. Fabrika e telave – Shkodër

  1. Uzina Radio- TV- Durrës.

16. Rafineria e naftës- Ballsh.

  1. Shkolla e Qenve të policisë- Tiranë.
  2. Shkola e Partisë- Tiranë.
  3. Shkolla e vagabondave- Tiranë.

20. Uzina e mjeteve të precizionit të lartë- Korçë.

  1. Nëndetëses 105- Pashaliman.
  2. Shtëpia me gjethe- Tiranë.

23. Benzi i shokut Enver- Kinostudio

  1. Parrullën Enver mbi Shpirag.

25. Muzeu ateist- Shkodër

  1. Presidencën – ndërtuar nga rusët për ambasadë sovjetike.
  2. Ministria Punëve të Jashtme- ndërtuar nga kinezët për specialistët kinezë.
  3. Institutin e misrit dhe orizit, – Shkodër.

29. Tunelet e Gjergj Lucës- Labinot

30. Sarajet e Zogut- Burgajet, Mat.

  1. Kasollja e Galigatit.

Pasi fshiu fotot e vjetra, majmuni Kiko u ndje i kënaqur dhe fërkoi barkun, ritual që e bënte sa herë kafshonte bana – king. Por befas nisi të kruante kokën. Po sikur të më akuzojnë se kam fotografuar edhe investimet strategjike në Shqipëri?

Psh foto të projektit Yacht and Marina- Durrës?

I frymëzuar nga filmat e Kinostudios ku militantët hanin traktet për të mos u kompromentuar tek armiku, Kiko mori vendimin heroik dhe vetëmohues që të gëlltiste kartën e memories së aparatit për të zhdukur çdo gjurmë dhe mundësi rikuperimi laboratorik.

 

 

 

Tags: GramshLutfi DervishiRuset

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ori Nebijaj largohet pas disa vitesh nga “Wake up”, zbulohet këngëtarja e njohur që i zë vendin

Ori Nebijaj largohet pas disa vitesh nga "Wake up", zbulohet këngëtarja e njohur që i zë vendin

Promovoni modelin “Luiza”!

Promovoni modelin “Luiza”!

Drejtor i ri në burgun e Fierit, më herët ka mbajtur detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK

Drejtor i ri në burgun e Fierit, më herët ka mbajtur detyrën e kreut të ALUIZNIT dhe ASHK

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë
Aktualitet

Vrasje për pensionin e nënës: Dy vëllezër mbysin babain dhe fshehin trupin në arkë

by mirseda
22:34 | 06/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë regjistruar në Itali nga ku mësohet se 2 vëllezër të moshave 34 dhe...

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

Xhaka për natën e Beogradit: Flamuri duhej mbrojtur, De Biazi na përloti

22:30 | 06/06/2025
Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

Kur është koha e duhur për t’i ujitur bimët tuaja gjatë verës?

22:22 | 06/06/2025
Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

Mjeku i njohur dënohet me 21 vite për abuzim seksual me pacientët

22:14 | 06/06/2025
Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë

22:09 | 06/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com