Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

 “Pasaporta shqiptare për miliarderët”, Agim Nesho: E rrezikshme, do investojnë rusë, bjellorusë e kinezë

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
 “Pasaporta shqiptare për miliarderët”, Agim Nesho: E rrezikshme, do investojnë rusë, bjellorusë e kinezë

Agim Nesho, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, kundërshton vendimin e qeverisë për t’iu shitur miliarderëve të huaj pasaportën shqiptare.

Ai thotë për gazeta “Panorama” se është një vendim i rrezikshëm pasi eksperienca e pak vendeve që kanë realizuar këtë skemë është se individët që investojnë janë shumica rusë, bjellorusë, kinezë dhe të tjerët nga Lindja e Mesme dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Ish-diplomati përmend se në kushtet e kërcënimit rus ndaj rendit europian, rritet shqetësimi për problemet e sigurisë kombëtare.

Sipas Agim Neshos, qeveria shqiptare duhet të mos vlerësojë vetëm fitimet e momentit, por duhet të kishte bërë një studim të plotë të kost-analizës dhe çfarë fiton vendi. Ndaj, z.Nesho i kërkon qeverisë që të tërhiqet nga dhënia e pasaportës me koncesion teksa i kujton se kjo skemë është bërë e papranueshme nga Brukseli. Kjo, shprehet ish-ambasadori, tregon qartë që perspektiva europiane për qeverinë Rama është në plan të dytë.

Z. Nesho, si e konsideroni vendimin e qeverisë për dhënien me koncesion të shtetësisë shqiptare? Pse qeveria po e shet shtetësinë duke hequr dorë nga dhënia e saj dhe e gjithë procedura që i duhet dikujt për ta marrë atë kalon me koncesion. Çfarë fshihet pas këtij vendimi?

Ajo që fshihet pas këtij veprimi është paaftësia e plotë e kësaj qeverie për të pasur një plan veprimi për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri, futjen e teknologjisë moderne, përhapjen e vendeve të punës për të rinjtë shqiptarë që po largohen në masë nga vendi, në mungesë të perspektivës dhe shpresës.

A duhej bërë transparencë në këtë rast, pasi edhe vendimi ishte i cunguar…?

Transparenca duhet të ishte e nevojshme për çdo qëndrim apo veprim të qeverisë që ka të bëjë me interesat e popullit, por ajo ka munguar në çdo rast.

Besoni se vendimi ka të bëjë me dhënien e pasaportës për miliarderët që duan të investojnë në Shqipëri apo lidhet me ribërjen e tenderit për prodhimin e pasaportave shqiptare?

Në fakt, kjo skemë, e cila është bërë e papranueshme nga Brukseli, është një përpjekje për të mbledhur fonde nga individë të caktuar, të cilët në këmbim të pasaportës së vendit do të bëjnë një investim të caktuar. Eksperienca e pak vendeve që kanë realizuar këtë skemë është se individët që investojnë janë shumica rusë, bjellorusë, kinezë dhe të tjerët nga Lindja e Mesme dhe ish-republikat e Bashkimit Sovjetik. Ajo që shqetëson Bashkimin Europian është shpërdorimi i së drejtës europiane nga shtete që kanë marrë të drejtën e qarkullimit të lirë në hapësirën europiane. Për më tepër që nuk dihen qëllimet e këtyre individëve, që mund ta bëjnë për t’u shpëtuar taksave dhe drejtësisë në vendet e tyre, të pastrimit të parave etj. Në kushtet e kërcënimit rus ndaj rendit europian, rritet shqetësimi për problemet e sigurisë kombëtare. Qeveria shqiptare duhet të mos vlerësojë vetëm fitimet e momentit, por duhet të kishte bërë një studim të plotë të kost-analizës dhe çfarë fiton vendi. Në këtë sistem të korruptuar që ka në Shqipëri, edhe fitimet e mundshme do të jenë të limituara.

Çfarë rrezikon Shqipëria nga ky vendim? Cila është lidhja me propozimin e Kryeministrit Edi Rama për programin “Shtetësi nëpërmjet investimit”?

Shqipëria rrezikon shumë për arsye se Brukseli e ka parashtruar si kërkesë për të gjitha vendet që kanë hyrë në këtë skemë. Shumë vende po tërhiqen si Mali i Zi, Qipro, Bullgaria, ndërsa Malta është paralajmëruar nga Komisioni Europian që mund ta çojë në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian. Ndërsa Shqipëria insiston në një moment kur vendet e tjera po largohen nga skema. Kjo tregon qartë që perspektiva europiane për qeverinë Rama është në plan të dytë.

Planet e kanabizimit të vendit, amnistisë fiskale, ‘pasaportat e arta’, projekte strategjike me vende jo-europiane, projekte të papranueshme me kriteret dhe vlerat europiane tregojnë që qeverisë Rama i janë errur sytë me projektin e Ballkanit të Hapur dhe çfarë i mundëson ai një regjimi autokratik si i tipit Rama-Vuçiç. Europa e Bashkuar për regjimet oligarkiko-kleptokratike të Ballkanit është një vetëvrasje. Prandaj punohet për projekte alternative. Ai që mbetet humbësi i madh është populli shqiptar, të cilit i largohet gjithmonë e më shumë perspektiva europiane. /Panorama

 

Tags: agim neshoMiliarderëtpasaporta shqiptare

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

Begaj: Përshëndes maturinë e Kosovës në përballimin e krizës së 31 korrikut

“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

“Superskandal, tejkalon çdo lloj imagjinate”, Berisha: Si iu dhanë kompanisë offshore 1.5 mln metër katrorë për portin e Durrësit

Meta paralajmëron protesta: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

Meta paralajmëron protesta: Populli që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com