Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Sari Salltiku, faltorja e bekuar dhe e plotfuqishme e Kombit Shqiptar

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Sari Salltiku, faltorja e bekuar dhe e plotfuqishme e Kombit Shqiptar

Nga: Azgan Haklaj

Si observator i Nasas që vëzhgon qiellin e galaktikat e pafundme të universit. Nuk di të ketë komb tjetër që të ketë fatin qiellorë për të patur në trojet e veta amtare tempuj me fuqi çudibërëse siç kanë shqiptarët.

Qysh në prehistori e në kohën pellazgjike, në agimin e qytetërimit e të lindjes së besimit Dodona Pellazgjike me orakullin e saj që fliste me gjuhën e Zotit ishte vendi më i adhuruar i botës së lashtë.

Janë të famshëm ndërkaq tempujt ku adhuroheshin perënditë ilire, gjurmët e të cilave kanë arritur deri në ditët tona. Shqiptarët janë një nga tre kombet themelues të Krishtërimit dhe janë ungjillizuar nga vetë gjeniu i besimit të ri Shen Pali.

Apostuj të tillë ishin edhe misionarët bektashian, dishepuj të Haxhi Bektash Veliut, të cilët zgjodhën tokën e bekuar arbërore për misionin e tyre mistik dhe hyjnorë.

Sari Salltiku është një deshmi e gjallë dhe autentike që na deshmon se Providenca Hyjnore ka dashur që pikërisht në trojet tona të shpalosë forcën e besimit dhe plotëfuqinë e krijuesit të gjithësisë.

Në rast se portugezët krenohen me Zonjën Fatime, Kishën Katolike më të madhe të botës e misteret e saj, francezët me Zojën Lurde, apo së fundmi boshnjakët me Zojën Mexhdugare shqiptarët kanë një duzinë tempujsh e vendesh të shenjta me fuqi çudibërëse, të cilat janë garancia e ekzistencës dhe e pavdekshmërisë së Kombit Shqiptar nëpër dallgët e historisë.

Sari Salltiku, ashtu si Zoja e Shkodrës, kishat e Laçit dhe Deçanit, Baba Tomori, ka shekuj që adhurohet nga të parët tanë në Shkelzen, në Pashtrik dhe në Krujë.

Bektashizmi në trojet tona është promovuar si besim i paqes e dashurisë, sepse misionarët e tij të mëdhenj që u vendosën në viset tona i rrezatuan dhe i lartësuan me shembullin e jetës së tyre këto vlera hyjnore.

Beteja historike e Qerbelasë, e para dhe e fundit në historinë e njerëzimit për të mbrojtur parimet autentike të besimit dhe renia heroike e Imam Hasanit dhe Imam Hysenit, renia tragjike e Abaz Aliut u dhanë kurajo dhe shpresë miliona njerëzve, për të mos u nështruar përballë tiranisë së pushtetit dhe për të ruajtur të pastër e të padhunueshëm librin e fundit Hyjnor Kuranin madhështor.

Duke folur për vitet e vështira të mesjetës e rolin madhor të shenjtorëve bektashinjë të cilët u identifikuan me këtë tokë, me fatin e njerëzit e saj.

Poeti i madh Naim Frashëri shkruante:

“Abaz Aliu zu Tomor

Erdhi pranë nesh

Shqipëria s’mbeti e gjorë

Se Zoti e desh”.

I vendosur në majë të Malit të Krujës, sipër Kalasë legjendare të Gjergj Kastriotit Sari Salltiku duket si një observator i Nasas që vëzhgon qiellin dhe galaktikat e pafundme të universit.

E ndërsa po të futesh në shpallën mistike të duket sikur nga shkallët e gurta do të udhëtosh drejt qendrës së tokës.

Dy mrekullitë e para që takon besimtari janë fenomene natyrore, të cilat logjika shkencore e ka të vështirë t’i spjegojë

E para është ndryshimi i jashtëzakonshëm i temperaturës.

Jashtë mund të jetë 40- 42 gradë, ndërkohë që në brendësi të shpellës ndihesh si në frigorifer, e po ta prekësh shkëmbin të duket se po prek një mur akulli.

Brenda shpellës është një burim i kristaltë e i ftohtë që buron nga shkëmbi e nuk shterron, as në vapën përvëluese të verës.

Si ka mundësi që uji të sfidojë ligjet e gravitetit, e të burojë në kotën më të lartë të malit shkembor të Krujës.

Kjo është mrekullia e këtij vendi të shenjtë, fuqia kolosale e Krijuesit.

E në këtë çast të kujtohen fjalët e profetit Abraham:

Si mund të lind unë fëmijë i tha e shoqja Sara?!

Zoti mund të bëjë fëmijë edhe nga gurët ia ktheu Profeti i madh.

E në fakt ashtu ndodhi Sara në moshën 90-të vjeçare lindi Isakun që Abrahami deshi ta flijonte për Zotin por në vend të djalit ishte një dash që e bëri kurban.

Kjo është mrekullia e Zotit.

Bektashizmi ka qenë besimi të cilin e mori Heroi Ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti në kohën kur udhëhiqte fushatat ngadhënjimtare ushtarake të Perandorisë Turke në Europë, Azi dhe Afrikë.

Bektashizmi u përhap ndër jeniçerët, të cilët ishin korpusi ushtarak elitë i sulltanit, ashtu si Legjoni i Nderit i Napoleon Bonapartit.

Ishin pikërisht jeniçerët trima që i vunë emrin Iskander (Aleksandër) Gjergjit të Madh, i cili në krye të tyre vërsulej si shqiponja mbi armiqtë.

Strategjisë së tij gjeniale për të sulmuar armikun me pak forca elitë, e për ta çarë ushtrinë armike në dy pjesë i bën jehonë Naimi Ynë kur shprehet me vargjet lapidare të mëposhtme:

“Dhe nuk merrte të t’jerë

Të shumtit në vend i linte

Vetëm 40- jeniçerë

Dhe si rrufeja binte”.

Sulltan Murati i dytë kur rrethoj Krujën nuk e mendonte se përveç Gjergj Kastriotit, Vrana Kontit e mbrojtësve heroikë të Krujës në majë të malit të saj kishte një kala, të cilën nuk mund ta pushtonte kurrë asnjë ushtri e botës e ky ishte Sari Salltiku.

Nuk është rastësi që Heroi Ynë Kombëtar betejën e fundit të jetës së tij e bëri për çlirimin e Malit të Krujës të pushtuar nga Ballabani.

Ai u ngjit si Ante në Malin e Shenjtë dhe e shfarosi ushtrinë turke.

Shqiponja e Arbërit u shlodh pak e vështroj panoramën mahnitëse që ju shfaq në horizont, pa e ditur se ky ishte fluturimi i tij i fundit drejt qiellit, të lavdisë së përjetëshme.

Sari Salltiku faltorja legjendare deshmon fuqinë e një besimi, i cili është identifikuar përjetësisht me tokën e shqiponjave e më Flamurin Kuqezi, atë flamur të bekuar nga dora e Gjergj Kastriotit, Naim Frashërit, Ismail Qemalit, Aqif Pashë Elbasanit, Sheh Karbunarës, Baba Faja Martaneshit, Dede Ahmetit, Dede Reshat Bardhi, Baba Selim Kaliçanit e personalitete të shquara që dolën brez pas brezi, nga gjiri i komunitetit bektashian, këtij komuniteti të lavdishëm, i cili i dha aq shumë Atdheut, lirisë së tij, kulturës e gjuhës amtare.

Çdo njeri që viziton Krujën e ndalon pak çaste në kreshtën e malit të saj në Shenjtoren Kombëtare të Sari Salltikut e kupton e bëhet i ndërgjegjshëm se shqiptarët e kanë bekim nga Zoti prezencën e komunitetit bektashian dhe misionarët e tij..

 

Tags: Azgan HaklajSari Salltikushqiperi

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Shkëputja e energjisë në koncertin e Noizyt/ OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

Shkëputja e energjisë në koncertin e Noizyt/ OSHEE: Ra automati nga pajisjet brenda regjisë

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?

Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
Politikë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

by mirseda
22:37 | 22/01/2026
0

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të...

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

EMRAT/ Zyrtarë të institucioneve në grupin e WhatsApp për materialet e hakeruara në SPAK

22:06 | 22/01/2026
Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

Buzhala: Familja Kastrati po i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve një nder të jashtëzakonshëm

21:31 | 22/01/2026
Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

Royal Haskoning DHV pjesë e tenderit të Portit të Ri të Durrësit, NATO dhe BE kundër

20:50 | 22/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com