pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişwbahistaraftarium24barbibetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvgrandpashabet güncel giriştaraftarium24betgartaraftarium24taraftarium24betparkbettiltcasibomcasinoroyalroyalbetmatbet girişgrandpashabet güncel girişenbetmarsbahisenbetenbetcasibombetistpusulabetromabetbetbeyteosbet girişteosbetholiganbet girişholiganbet1win giriş1winbetgit girişteosbetsonbahis girişbetgitromabet girişsonbahiscratosroyalbet girişromabetgrandpashabetcratosroyalbetmarsbahis girişmatbet girişcasinoroyalbettiltbettiltsekabet girişpusulabet giriştambetbetbeysonbahismercurecasinobetplaypalacebetteosbetbetgitcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkinggrandpashabetJojobetholiganbetbetistonwinjojobetcasibomgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuMarsbahiscasibombetbeytambetesbetibizabetteosbet1winibizabetbetgitromabetcratosroyalbetgrandpashabetjojobetjojobetmarsbahis
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Presidenti i Republikës është memec!

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Denis Dyrnjaja

Shqipëria mbarë u trondit nga ngjarja e kobshme ku humbi jetën tragjikisht vajza 7 vjeçare e familjes Avdia, që kishte ardhur për pushime në vendlindje. Në një mënyrë a një tjetër shumë kush gjeti një formë për të reaguar, shprehur indinjatën, revoltën apo dhimbjen, të gjitha këto të natyrshme për këdo që ka shpirt e ndjesi njerëzore.

Ngjarja prodhoi duf e frustrim. Shumica e njerëzve, e atyre që jetën e çmojnë më shumë se pushtetin a kuletën reaguan në forma e mënyra të ndryshme. Por kishte dhe heshtje. Dhe heshtja që bërtiti më shumë, ishte ajo e kreut të shtetit. Duke ndjekur minutë pas minute e orë pas ore reagimet e ndryshme zyrtare e jozyrtare, mendja më shkoi te presidenti. Kurioziteti më shtyu të hap faqen e presidencës, por aty gjeta hare fotosh të gëzueshme ceremoniale. Në fakt nuk u zhgënjeva.

Që kur e kam parë sjelljen e z Begaj ende pa u zgjedhur, në krye të herës dhe gjithë gjestet e tij më shtynë drejt pritshmërisë së ulët për staturën që lidh personin me kryetarin e shtetit. Dhe për rrjedhojë nuk prisja ndonjë shirit të zi në faqen e presidencës me foton e Jonadës së shndërruar pa dashjen e saj në mitin e marrëzisë njerëzore, që merr jetë të pafajshme pandalshëm në këtë vend, në tokë e në det, në rrugë e bregdet.

Bajram Begaj akoma vazhdon t’i gëzohet emërimit. Është në muajin e mjaltit presidencial dhe është kapluar nga fakti se ende se beson që është zgjedhur kryetar shteti. A e dini ose më saktë a e shihni që deri më sot kemi një kryetar shteti memec?!

Nëse ka një ngjarje që nevojitej mesazhi i tij, kjo ishte. Ky ishte një rast domethënës ku qytetari i parë i republikës reagon si njëri ndër ne, si gjithkush prej nesh me gjak, shpirt e zemër. I pafalshëm ky qëndrim apatik i presidentit, që natyrshëm përkthehet edhe në cinik. Të mendosh se përtej dhe përveç presidentit të republikës, Bajram Begaj është për së pari në profesion mjek e më pas ushtarak e së fundi edhe president.

Në fakt po ta shohësh medaljen në dy anë dhe në mënyrë figurative, presidenti ka folur dhe ka folur qartë me heshtjen e tij. Sido qoftë ajo e qëllimshme ose jo, është një heshtje që kërcet, për të mos thënë që vret. Vret besimin e çdo optimisti se tani do të kishim një president normal sikurse proklamohej.

Po a është normal një president memec?! A është normal një president që nuk gjen kohë dhe një mënyrë për të shprehur ngushëllime për një familje shqiptare që humbi dritën e syve, humbi fëmijën për të cilin çdo prind, çdo kush që i thotë vetes njeri ndjen dhimbshuri. Sot çdo familje shqiptare që ka fëmijë ka mbiemrin Avdia. Por presidenti ynë jo. Atij duket se i janë fikur këto ndjesi, që kur ngjiti shkallët e fronit dhe mesa duket do na shfaqet vetëm kur të ketë ceremoni. Ky nuk është presidenti që duam.

Presidenti që duam ose do të duhej reagon. Jep një mesazh publik, kërkon përgjegjësi dhe duhet të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Por presidenti nuk e bëri sepse pret që dikush t’i thotë si të sillet në të tilla raste se mesa duket vetë nuk ja thotë as intuita, as logjika. Një president i tillë si duhet as kujt, si duhet as vendit as popullit. Bajram Begaj i duhet vetëm vetes së vet. Taksirat ta kemi në krye të shtetit si një mumje mbret dhe jo pak por plot 5 vjet!

 

Tags: Denis DyrnjajaHimarepresidentitragjedia

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Next Post

Tragjike! “Benz”-i përfundon nën rrotat e kamionit

Strack-Zimmermann: Konfliktet në Ballkan duhen zgjidhur me diplomaci

Konferenca para "Sunny Hill", Dua Lipa: Krenare që jam në shtëpinë time







JU REKOMANDOJMË

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

E rëndë në SHBA/ 28-vjeçarja vritet nga ish-bashkëshorti, ai më pas kryen vetëvrasje

08:52 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Goditet rrjeti kriminal, 5 të arrestuar dhe 80 mln euro të sekuestruara

by mirseda
17:32 | 10/06/2026
0

Një rrjet i fuqishëm i krimit të organizuar, i dyshuar se drejtohej nga Kosova dhe vepronte në...

Qeveria miraton modelin e ri, performanca e institucioneve do të publikohet për qytetarët

17:29 | 10/06/2026

Bllokohen kokainë dhe diamante në doganën e Durrësit, ishin fshehur në…

17:20 | 10/06/2026

Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital

17:18 | 10/06/2026

Prindërit kërkojnë revolucion, fëmijët i japin ngjyra protestës para Kryeministrisë

17:00 | 10/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com