Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kronikë e një vr*sje të paralajmëruar

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kronikë e një vr*sje të paralajmëruar

Nga: Lutfi Dervishi

Mirupafshim në gjëmën e radhës.

Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë nga një oficer policie i pa përgjegjshëm është kronikë e një vrasje të paralajmëruar. Nuk është krimi i parë që ndodh në det për këtë vit. Druaj se nuk është as i fundit. Vetëm 24 orë më parë Drejtori i Përgjithshëm i policisë, nisur nga rastet e mëparshme me anë të një qarkoje kërkonte më shumë kontroll për “gangsterët e detit”.

Gjëmat ndodhin sepse jemi përballë mendësisë – Hëmo sa të kalojë kjo situatë.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të lejohet vetëm në një perimetër të caktuar dhe të qartë, si për pushuesit ashtu edhe vozitësit.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të kesh licensë.

Nëse publiku beson te policia nuk ka nevojë për policë shtesë për të kontrolluar dhe verifikuar zbatimin e ligjshmërisë. Mjafton një telefonatë në polici dhe ajo duhet automatikisht të ndërhyjë.

Nuk ka nevojë në një vend normal ku sundon ligji për “masa shtesë”, aq më pak për “masa drastike”, për “urdhëra të rreptë”, për urdhëra për të parë zbatimin e urdhërit, për “angazhim maksimal”, për “aksion” për “dron edukues” apo për më shumë “ndërgjegjësim”. Thjesht gjithsecili të bëj detyrën e tij. Dhe detyra nis nga secili prej nesh.

Agresori sot është punonjës i policisë, me histori jo fort të këndshme në polici dhe për më tepër tenton edhe të largohet nga skena e krimit.

Krimi në Himarë u krye me skaf! Për të drejtuar skafin duhet kurs 6 mujor dhe patentë nga kapiteneria e Durresit! (Është intersant të mësohet se kush është pronari dhe me shumë gjasë – ndonjë person me precedent penal)

Tre figura krimi nga një oficer policie:

1-Drejtim mjeti pa dëshminë përkatëse.

2-Vrasje nga pakujdesia.

3-Tentative për tu larguar nga vendngjarja.

Kjo është policia që nuk duam. Kjo është edhe sfida që nuk po e fiton dot policia. Një polici e shtetit dhe jo e partisë, një polici që njeh ligjin dhe jo urdhërin, një polici ku respektohet karriera dhe jo “lidhjet e shkurtra” me bandat dhe politikën. Nëse vendoset “rendi brenda rendit” është më e thjeshtë që të sigurohet rendi dhe qetësia e pushuesve dhe e të gjithëve.

Përtej problemeve të policisë duhet të shohim problemet me veten. Krimet më të mëdha dhe më të rënda ndodhin në sezonin e pushimeve. Dikush humb jetën për një parkim, dikush për një pse më pe, një tjetër pse muzika është e lartë…

Pa respektuar veten dhe jetën në komunitet nuk mund të ketë rend dhe qetësi. Nuk mund të ketë një polic pranë çdo problemi që del. Nuk mund të ketë një zjarrëfikëse për çdo zjarr që ndezim. Nëse muzika kthehet në makth për banorët – zgjidhjet teknologjike dhe ligjore sot ekzistojnë. Nëse të krisur me jet ski vozitin në afërsi të pushuesve – duhet të mjaftojë një telefonatë dhe një shembull i mirë për pronarin e “jet ski” dhe për vozitësin pa leje. Kaq duhet të mjaftojë. NJE SHEMBULL!

Urdhërat dhe masat e marra si konfini pas të vjelit kanë po aq efekt sa ka urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para lirimit.

Siguria në plazhe nuk arrihet me urdhëra të datës 1 gusht. Siguria dhe qetësia në plazhe arrihen nëse nuk punohet me aksion nuk punohet me urdhëra të rreptë dhe me masa drastike.

Si ndodh që është mbushur bregdeti me adoleshentë që pa asnjë minutë përgatitje marrin dhe ngasin motorrë uji?!

Sa mjete motorrike janë sekuestruar gjatë këtyre viteve?

Ku janë sot ata që kanë kryer krime me mjete motorrike në ujë?

Sa patenta janë lëshuar dhe nga cili institucion?

Mbi çfarë bazash dhe përgatitjesh profesionale?

Sa mjete janë kolauduar dhe sa kanë mbetur për shkak të amortizimit?

Sa pronarë të tyre janë ndëshkuar/gjobitur? Sa “dronë edukues” janë ngritur për të parë kontrollin e territorit?

Sa gjoba janë vënë për prishësit e qetësisë në plazhe dhe kudo?

Cilat janë pikat e nxehta në vite që prodhojnë ngjarje të rënda?

Çfarë masash janë marrë që të mos përsëriten?

Rendi dhe qetësia nuk mund të vihen vetëm as nga qytetarët dhe as nga policia. Rendin dhe qetësinë e garanton një bashkëpunim dhe besim që qytetari duhet të ketë te policia. Besim që është tronditur prej rasteve që nuk është koha dhe vendi për t’i përsëritur.

Nëse nuk ndryshon qasja ndaj problemeve, sërish deri në gjëmën e radhës do të flasim për shkarkime, inspektime, urdhëra të rrepta dhe masa shtesë. Sërish do të kemi dy realitete, një në terren dhe tjetrin në shkresat dhe lajmet televizive.

Lajmi i fundit është se drejtori i përgjithshëm ka dhënë urdhër për ngritjen e një grupi të posaçëm për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna nga ai vetë!

Dmth policia nuk zbaton porositë e DPPSH. (Drejtorit të Përgjithshëm të Policise Shtetit!!!) Në këtë rast ose ikën policia, ose ikën drejtori. Te dy nuk mund të bashkëjetojnë!

Ky stil menaxhimi dhe qasje ndaj problematikës nuk garanton aspak mos përsëritjen e ngjarjeve dhe krimeve të tilla. Thjesht i shërbejnë daljes momentale nga situata dhe i ngjajnë njeriut që fsheh mbeturinat nën tapet për të krijuar iluzionin e pastërtisë…

Tags: Lutfi Dervishi

TË LIDHURA

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Eleminimi i liderit të Al-Kaedës/SHBA paralajmëron për hakmarrje të mundshme

Eleminimi i liderit të Al-Kaedës/SHBA paralajmëron për hakmarrje të mundshme

Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

Lavrov: Vizita e Pelosit në Tajvan pasqyron dëshirën e SHBA-së për të shfaqur ‘mosndëshkueshmërinë’ e tyre

Lavrov: Vizita e Pelosit në Tajvan pasqyron dëshirën e SHBA-së për të shfaqur ‘mosndëshkueshmërinë’ e tyre

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

by mirseda
11:27 | 19/05/2025
0

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, është paraqitur edhe këtë të hënë në Prokurorinë...

Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

Berisha pyetet nëse ka folur me LaCivita-n pas humbjes, çfarë thotë kreu i PD-së

10:54 | 19/05/2025
Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në Angli/ Ndërron jetë një person, shpëtohen 60 të tjerë

10:52 | 19/05/2025
Ali Ahmeti uron Ramën: Të ra barra të anëtarësosh Shqipërinë në Europë, do të mbështesim

Ali Ahmeti uron Ramën: Të ra barra të anëtarësosh Shqipërinë në Europë, do të mbështesim

10:34 | 19/05/2025
Pl*gosi babanë, arrestohet 23-vjeçari në Fier

Pl*gosi babanë, arrestohet 23-vjeçari në Fier

10:32 | 19/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com