Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Hakerat iranianë thyen sigurinë në faqen e Ministrisë së Brendshme, ja dokumentet që kanë marrë

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Hakerat iranianë thyen sigurinë në faqen e Ministrisë së Brendshme, ja dokumentet që kanë marrë

Sulmi kibernetik i hakerave iranianë ka nisur 12 ditë më parë, krahas bllokimit të shërbimit të e-Albania, ka pasur si qëllim edhe vjedhjen e dokumenteve të shtetit shqiptar. Në faqen e tyre, hakerat kanë lajmëruar se për dy ditë do bëjnë një surprizë që mund të jetë publikim i dokumenteve.

Pre e vjedhjes të dokumenteve sensitive ka rënë edhe Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë. Hakerat me emrin HomeLandJustice  (Drejtësi për Atdheun), publikuan dokumentet, identitetet dhe të dhënat që kanë marrë nga serverat e Ministrisë së Brendshme dhe të Shëndetësisë.

Ato janë dokumentet e identifikimit dhe lejet e qëndrimit të pjesëtarëve të opozitës iraniane që jetojnë në Shqipëri. Grupi i hakerave i lidhur me interesat e shtetit iranian ka vendosur në shënjestër Shqipërinë, për shkak se këtu strehohen anëtarët e MEK, lëvizjes iraniane që synon përmbysjen e regjimit në Teheran.

Në kushtet e anonimatit, një burim nga Ministria e Brendshme i tha “Top Channel” se prej 12 ditësh shumë kompjutera në këtë ministri nuk hapen nga frika e infektimit dhe pritet testimi i tyre.

HomeLandJustice  (Drejtësi për Atdheun) gjithashtu ka publikuar edhe Kartat e Shëndetit që i përkasin antarëve të MEK strehuar në Shqipëri, por edhe disa dokumente që i përkasin shtetasve ukrainas që jetojnë në Shqipëri.

Kjo sugjeron se ata kanë mundur të depërtojnë edhe në regjistrat elektronikë të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për herë të parë HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun) përmes një postimi sqaron përse e ndërmori këtë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

“Ne grupi HomeLandJustice (Drejtësi për Atdheun) nuk donim apo dëshirojmë të dëmtojmë interesat e popullit shqiptarë. Por kur vjen puna tek qeveritë dhe politikanët e korruptuar të Shqipërisë, kjo është një histori tjetër. Shqipëria nuk mund të jetë shtëpia e terroristëve dhe mashtruesve”.

Në këtë mënyrë, hakerat që sulmuan dhe gjetën dobësitë e sistemit të e-Albania duke e dëmtuar rëndë atë, po kërkojnë të ndikojnë edhe politikisht në Shqipëri. /Top Channel

Tags: ministria e brendshmeshqiperiasulmi kibernetik

TË LIDHURA

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon
Aktualitet

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Politikë

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës
Politikë

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Next Post
Tjetër ditë përvëluese, diell dhe temperatura të larta

Tjetër ditë përvëluese, diell dhe temperatura të larta

Abuzimi me tenderat/SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjes

“Fitore mbi spiunët”/Artan Hoxha i publikon videon Ilir Metës

“Fitore mbi spiunët”/Artan Hoxha i publikon videon Ilir Metës







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje merr mbi 72 për qind të votave me postë

by mirseda
21:14 | 05/01/2026
0

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i më shumë se 27 mijë votave të...

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

Rriten aksidentet nga shkelja e rregullave, telefoni dhe alkooli në timon

20:51 | 05/01/2026
Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Përfundon Foltorja e PD, Berisha largohet në këmbë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

20:07 | 05/01/2026
Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

Erdogan bisedë telefonike me Trump: Venezuela nuk duhet të çohet drejt paqëndrueshmërisë

19:38 | 05/01/2026
Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

Kreu i ri i SPAK miraton strukturën e re, me rolet e Altin Dumanit, Dorina Bejkos dhe Vladimir Marës

19:22 | 05/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com